LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"50 mijë persona mund të kenë qenë në kontakt me COVID-19"/ Mjeku zbulon kur do mposhtet

25 Mars 2020, 22:23, Sociale CNA
"50 mijë persona mund të kenë qenë në kontakt me

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për rastet e konfirmuara me koronavirus në Shqipëri.

Mjeku tha se 50 mijë persona të tjerë në vendin tonë, përveç rasteve të konfirmuara mund të kenë pasur kontakt me virusin.

Sipas tij, personat e infektuar me koronavirus që janë kapur përmes analizave janë vetëm maja e ajsbergut dhe maja e atyre që janë poshtë rastit të kapur me analiza.

?Ne tani në Shqipëri kemi 146 persona që janë zyrtarisht, por mund të kemi të paktën 50 mijë persona të tjerë që kanë pasur kontakt me virusin. Ndaj nëse këto 50 mijë persona nuk izolohen ato mund ta përhapin më tepër virusin. Nuk mund të depistohen 2.8 milionë banorë se është e para e vështirë por dhe joefektive. E vetmja mënyrë them unë është izolimi i njerëzve në barthamën e shtëpisë. Pra ata që janë të prekur apo kanë shenja të mos infektojnë të tjerët që të kemi mundësi të imunizohet popullsia, dhe kjo duhet bërë gradualisht?, u shpreh ai në emisionin “Open”, ndërsa theksoi se kjo pandemi do mbarojë kur mbi 1 miliard persona të jenë të imunizuar nga ky virus./ CNA.al

Lajmet e fundit nga