LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"4 pacientë në terapi intensive"/ Pipero: Nëse rastet ecin me këto ritme, do duhet spitali COVID 2

25 Mars 2020, 21:57, Sociale CNA
"4 pacientë në terapi intensive"/ Pipero: Nëse rastet

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sërish për situatën aktuale dhe ka treguar se aktualisht në terapi intensive ndodhen 4 pacientë.

Në një lidhje në skype me studion e lajmeve të Ora Neës, Pipero tha se nëse rastet e të prekurve do të vijojnë me këto ritme, do të jetë i nevojshëm një spital COVID 2.

“Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin COVID 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid, por ka një protokoll simptomatike. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht 4 pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi. Janë porositur medikamente të tjera. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera”, deklaroi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga