Connect with Us

“U mbyll dhe kjo menxytë anadollake/ Ngjela përshëndet përmes vargjeve çeljen e negociatave

Politikë

“U mbyll dhe kjo menxytë anadollake/ Ngjela përshëndet përmes vargjeve çeljen e negociatave

Publikuar

-

/

Pas vendimit të ministrave të BE për ti dhënë ‘ok’ Shqipërisë për hapjen e negociatave, ka ardhur dhe reagimi i avokatit Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shprehet entuziast, ndërsa risjell në kujtesë vargjet e rilindasit të madh Naim Frashëri.

“Shqipëria e fitoi më në fund pas 500 vjetësh të drejtën e mohuar nga historia: u kthye juridikisht si pjesë e Evropës dhe qytetërimit perëndimor.
Pse mos t’i kujtojmë vargjet rrëqethëse të Naim Frashërit:
U ngrit fat’i Shqipërisë
si i vdekuri nga varri
Mori udhën e Azisë
Duke ikur si i marri

Ja, tani duket se u mbyll kjo menxytë e gjatë aziatike e anadollake, që krijoi tmerret antishqiptare.
Në këtë ditë të trishtë, të ankthit dhe merakut të madh nga sëmundja e egër që po e kanos përditshëm, shqiptarit i erdhi ky lajm që e pret në shekuj si fatin e tij drejt Evropës.
Sot po gëzohen të gjithë: e gjithë Rilindja Kombëtare; Derada dhe Samiu; Bardhi dhe Bogdani; të gjithë luftëtarët dhe martirët e mëdhenj të kombit shqiptar; të gjithë poetët e medhenj që qanë me dhimbje dhe i kënduan me dashuri heroike atdheut e tyre evropian – Naimi, Fisha dhe njëqind të tjerë.
Por, të gëzuar ndihemi të gjithë ne, se e mposhtëm më në fund ligësinë armiqësore që ka 120 vjet që kërkon të zhbëjë Shqipërinë dhe shqiptarët.”

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Italia bën lëvizjen e papritur

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  BE i mbylli “dyert” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Bregu: Vendimi nuk ishte i drejtë

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Italia bën lëvizjen e papritur

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Parlamenti si ‘drutë e krushkës’/ Ngjela ngre tonet: Qeveri mediokër! Edhe Enveri ishte më i mençur

LEXO EDHE:  Pika që ndan Ramën me Bashën

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE