Connect with Us

Skenari italian kërcënon Shqipërinë?/ Të ndalim me çdo kusht kërdinë nga COVID-19

Sociale

Skenari italian kërcënon Shqipërinë?/ Të ndalim me çdo kusht kërdinë nga COVID-19

Publikuar

-

Pandemia e COVID-19 ka hyrë në javën e shpërthimit intensiv në Shqipëri. Dyfishohet numtri i viktimave dhe të infektuarve.

Stuhia e paralajmëruar për shpërthimin e COVID-19 nisi. Pandemia e shkaktuar nga COVID -19 hyri të hënën, (23.03.2020) në javën e tretë, në atë të shpërthimit të saj intensiv. Deri në orët e para të pasdites, të hënën u dyfishuan viktimat dhe rastet e reja të prekura nga virusi vdekjeprurës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Përkrahjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri pasdite bilancin e ditës së parë të javës së rrezikshme: “Numri i viktimave arriti të hënën në 4, njëri prej tyre në moshën 43 vjeҫare, që nuk vuante nga asnjë sëmundje; rastet e reja janë 15; personat e testuar arritën në  856. Hartës së të prekurve iu shtuan të hënën Vlora dhe  Shkodra”, tha ajo për mediat.

Tirana vazhdon të kryesojë me 68 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 8 raste,  Durrësi me 7, Vlora me 4, Kavaja dhe Korҫa me 3, Elbasani, Lushnja, Rrogozhina  me 2 dhe  Shkodra me 1 rast.

Në Spitalin infektiv në Tiranë numri i të prekurve arriti në 49 pacientë. Nga pacientët e shtruar në dy javët e para të pandemisë janë shëruar vetëm 5 vetë.

Qeveria po forcon masat për izolimin e vendit. Pas mbylljes së të gjitha lidhjeve ajrore dhe detare me Italinë, vendet fqinje dhe Britaninë e Madhe, ajo ndërpreu në mesnatën e djeshme, (22.03.2020) të gjitha fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë,  E vetmja linjë ajrore që funksionon për ndihma humanitare është ajo nga dhe drejt Stambollit, e kompanisë ajrore Air Albania, me 51% të aksioneve të zotëuara nga Shqipëria dhe 49 % nga Turqia, që udhëton me flamurin shqiptar.

Rama apel qytetarëve: Mos luani me zjarrin

Pas 40 orësh në karantinë totale, autoritetet lejuan të hënën daljen e kufizuar nga vetë -izolimi: vetëm 8 orë, nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13.00, të pashoqëruar me askënd dhe në distancë të paktën prej 1 metri nga ҫdo kalimtar dhe klient në supermarket dhe farmaci.

Albanien | Leere Hauptstrasse in Tirana (DW/A. Ruci)

Kryeministri Rama, që ndodhet në vetë-izolim bashkë me familjen në shtëpinë e tij që nga 12 marsi, u solli në vëmendje qytetarëve të hënën, vlerën e paҫmuar të jetës përmes respektimit strikt të kufizimeve apo sic i cilësoi ai ato “të ligjit të luftës.” “Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë. Mos luani me zjarrin. Duhet të ndalim me çdo kusht kërdinë. Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës” iu drejtua kryemnistri Rama, të hënën qytetarëve.

A kërcënon Shqipërinë skenari italian i epidemisë?

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Koha për të thirrur në ndihmë studentët

Por frika nga kërdia është e pranishme tanimë. Numri ҫdo ditë në rritje  i viktimave në veriun e Italisë është tmerrues: mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Virusin në Shqipëri e sollën lëvizjet e shqiptarëve në muajin shkurt në dy anët e Adriatikut. Autoriteteët bëjnë me dije se më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë udhëtuar gjatë shkurtit nga Italia në Shqipëri dhe në drejtim të kundërt.

A kërcënohet Shqipëria nga i njëjti skenar si ai në Itali? Kjo është pyetja tronditëse që ngrihet tani në Shqipëri.

Prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist i njohur në Shqipëri thotë për DW, në komunikim on line se ” këtë javë rastet do të shtohen shpejt. Ne shohim majën e ajsbergut të kesaj pandemie, pasi njohim rastet që kanë simptomat e sëmundjes dhe gjurmojmë për të identifikuar rastet e kontaktit,” thotë ai për DW. “Nuk besoj që  në Shqipëri do ndodhë skenari Iitalian. Kjo ngaqë autoritetet morën që herët masa kufizuese dhe  mospasja e të njëjtës strukture moshore të popullatës me sëmundje kronike” thekson ai. Ai vë në dukje, se nëse ky skenar do të ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ta përballuar.

Shqipëria – kapacitete të pamjaftueshme, jetik vetë-izolimi

Një mundësi hipotetike e skenarit italian do të ishte katastrofë për Shqipërinë. „”Është fakt që kemi nje numër te kufizuar respiratorësh dhe shtretërish në repartet e terapisë intensive. Kemi emergjencë për pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe medikamentet e reja qe kanë treguar më shumë efikasitet dhe siguri për qytetarët”, thotë Dr. Pipero.

Ai thekson se pandemia e COVID-19 i ka tejkaluar parashikimet dhe kapacitetet në shumë vende. “Tani është bërë pothujse e pamundur për të trokitur në porta të tjera për ndihma apo blerje. Prandaj më shumë se respiratorët dhe medikamentet, rezultatet efikase për të mos ndodhur skenari italian apo spanjoll është bindja e qytetarëve për të respektuar në mënyrë të rreptë vetë-izolimin dhe rregullat e mbrojtjes të vehtes dhe të të tjerëve,” thotë Dr. Pipero për DW.

Thirrjet për të respektuar kufizimet nga të gjithë pa asnjë përjashtin janë shtuar. Dr. Dritan Kalo, infeksionist u bëri apel atyre që thyejnë kufizimet: „Me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni veten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtojë mjekësia” bëri ai thirrje publike të hënën./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Pandemia po përhapet me shpejtësi”/ Tritan Kalo: Duhet vepruar me tre hapa të tjerë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo ka deklaruar se na presin ditë të vështira, pasi sipas tij pandemia po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se duhen vijuar masat edhe më tej, duke iu bërë analizat çdo rasti të dyshimtë, izolim të çdo rasti të konfirmuar dhe gjurminin e personave që kanë pasur kontakt të ngushtë me të.

Ai shprehet se shqiptarët me patjetër duhet të respektojnë rregullat.

Ndërkohë sipas kryeministrit Rama në një deklaratë për median përpara pak ditëve tha se nuk është e nevojshme të bëhen teste kur nuk ndjen asgjë.

KEMI ende ditë të vështira para nesh….“Pandemija po përshpejtohet”, ndaj duhet vijuar me:

1- Testimin e çdo rasti të dyshimtë,

2- Izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe,

3- Gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.” – rikëshilloj dje më 23 Mars 2020 Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shefi i OBSH/ËHO, si tre nga masat më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjenës, ushqyerjes, etj….

NE në Shqipëri NUKU po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq….SË BASHKU dhe në MIRËKUPTIM maksimal do të MUNDEMI tia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19…. POLITIKAT e mëdha, MILITANTIZMIN e verbër, GJITHDIJESINË, PROTAGONIZMIN e VANITETIN delirant, GOJËHIDHËSINË dhe GJYSËMDIJENITË analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….

LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani/ Shpërthim granate në lokal, plagoset rëndë pronari

LEXO EDHE:  "Nuk është vetëm Covid-19 në qarkullim"/ Kalo: Një në 6 persona ka të detyrueshëm spitalin

T’U BËHEMI KRAH me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”….

Të qëndrojmë në mjediste tona, KUR nuk kemi asnjë arësye ekzistancialiste për tju ekspozuar Sars-Cov-2……MBROJMË VETEN dhe NJËKOHËSISHT vemë edhe më pak NË RREZIK jetët e mjekëve, infermjerëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirmbajtjes, barrelistëve, koordinatoreve, policëve e ushtarakëve, etj. të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht… Prof. Përparim Kabo thelbësisht qartazi shprehet se:

“Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”….JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do tia DALIM MBANË!!!!”.”-shkruan Tritan Kalo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Acar në pranverë/ Reshje dëbore edhe në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Edhe pse jemi pothuajse në fund të marsit, janë rikthyer reshjet e dëborës dhe temperaturat negative.

Mëngjesi i sotëm ka nisur i acartë në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, duke sjellë për herë të parë për këtë vit edhe dëborë në Tiranë.

Ndërkohë, dëbora ka zbardhur edhe Dajtin, ndërsa temperaturat shënojnë te zero gradë.


LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Rikthehen reshjet e borës dhe temperaturat negative

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët. Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie.

Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 /9 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Koha për të thirrur në ndihmë studentët

LEXO EDHE:  A mund të jetë koronavirusi-Covid 19 një shenjë apokaliptike?

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

LEXO TE PLOTE