Connect with Us

Shpallja e fatkeqësisë natyrore/ PD: Vendimi u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha

Politikë

Shpallja e fatkeqësisë natyrore/ PD: Vendimi u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha

Publikuar

-

Pasi qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi drejtuar mediave, PD, thekson se ky hap vjen 5 ditë pas kërkesës zyrtare të kryeopozitarit Lulzim Basha.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

LEXO EDHE:  Arsimi në Shqipëri, në vdekje klinike/ PD publikon shifrat alarmante

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pipero flet për gjendjen te Infektivi/ “8-9 pacientë janë në terapi intensive”

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero tregoi mbrëmjen e sotme se në Spitalin Infektiv në Tiranë 8 apo 9 persona janë në gjendje kritike për jetën.

Pipero deklaroi se kati i dytë i Infektivit është i pajisur me 35-40 shtretër dhe me respiratorë, ndërsa theksoi se 4 pacientë ndodhen në terapi intensice në katin e parë dhe 4 në katin e dytë.

“Në dijeninë time duhet të jenë më shumë se sa 8-9 pacientë nga të cilët 4 janë në terapi intensive, dhe 4 të tjerë gjithashtu në terapi intensive, por në katin e dytë, sepse tashmë, e dini që i gjithë kati i dytë me 35-40 shtretër është një kat i terapisë intensive, pasi të gjitha dhomat janë pajisur me respiratorë. Pra, ju duhet të na kuptoni se te Infektivi, punojmë çdo minutë për të rritur kapacitetet jo vetëm me numra, por edhe me trajnim e kualifikim. Të gjithë së bashku duhet tu shërbejmë më mirë pacientëve”, nënvizoi ai në emisionin “Tempora”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid-19/ Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak të situtës së koronavirusit.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare, vjen në një kohë kur vendi po përballet me një situatë tejet të vështirë.

Deri më tani sipasojë e pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 123 të tjerë rezultojnë të infektuar.

LEXO EDHE:  Foto-Lajm/ Rama e Ahmetaj gajasen me Bashën

LEXO EDHE:  Basha: Shqipëria e bashkuar kërkoi largimin e Metës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Cakaj: Fjalën e fundit e kanë vendet anëtare

Publikuar

-

Nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ftuar në “Real Story” u shpreh se në lidhje me hapjen ose jo të negociatave, fjalën e fundit e kanë vendet anëtare.

Cakaj thekson se ka besim e shpresë këtë herë, për shkak se procesi pritet që të jetë më rigoroz dhe gjetjet e Komisionit Europian prtet që të mos vihen në dyshim.

“Fjalën e fundit në vendimmarrje e kanë vendet anëtare dhe jo Komisioni Europian. Procesi është më rigoroz. Ne nuk kemi pasur problem mos-plotësimin e kushteve, sepse KE ka thënë se kemi plotësuar kushtet, por disa vende të BE kanë votuar kundër nesh. Do ketë më pak hapësirë që të vihen në pikëpyetje ato që gjen Komisioni.

Po ashtu, Cakaj vlerësoi se Shqipëria duhet që të plotësojë kushtet që i janë vendosur.

LEXO EDHE:  Foto-Lajm/ Rama e Ahmetaj gajasen me Bashën

LEXO EDHE:  Basha: Shqipëria e bashkuar kërkoi largimin e Metës

“Kjo do të thotë se duhet të shënohen rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe Shqipëria do të jetë në gjendje që të realizojë aspiratat e saj. Pastaj, do të ketë mbledhje të parë ndër-qeveritare. Nuk mund të flas dot me afate kohore se kur mbahet Konferenca e Parë Ndër-qeveritare. Ka disa kushte që Shqipëria ka për të plotësuar. Maqedonia e Veriut ka të tjera reforma, ne kemi reforma të tjera. Cdo vend ka tipare të ndryshme dhe duhet të bëjë reforma në atë fushë që iu kërkohet”, tha Cakaj.

 

LEXO TE PLOTE