Connect with Us

Rritet me shpejtësi numri i infektimeve me COVID-19 në Nju Jork

Bota

Rritet me shpejtësi numri i infektimeve me COVID-19 në Nju Jork

Publikuar

-

Në SHBA numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në rreth 46,500, me rreth 600 të vdekur dhe sëmundja ka prekur të gjitha shtetet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të martën se SHBA mund të shndërrohen në epiqendrën globale të pandemisë.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha sot se numri i infektimeve në këtë shtet po dyfishohet çdo tre ditë. “Virusi po lëviz si një tren i shpejtësisë së lartë,” tha ai.

Shteti ka mbi 25 mijë raste me COVID-19, ndërsa vetëm qyteti i Nju Jorkut ka 15 mijë.

Zoti Cuomo tha se Nju Jorkut tani i duhet të rrisë në mënyrë dramatike dhe shumë shpejt kapacitetin e spitaleve. “Nevoja kritike më e madhe tani janë ventilatorët, të cilët do të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes”, tha ai.

Rreth një e treta e popullsisë në Shtetet e Bashkuara është urdhëruar të qëndrojë në shtëpi nga guvernatorët e shteteve.

LEXO EDHE:  A do të sjellë COVID-19, shembjen e regjimit komunist në Kinë?

Ndërkohë që sfidat ekonomike kërcënojnë vendin, zyrtarët amerikanë thanë se shpresojnë të arrijnë marrëveshje për një paketë shpëtimi prej 2 trilion dollarësh.

Udhëheqësi i pakicës në senat Chuck Schumer dhe sekretari i Thesarit Steven Mnuchin zhvilluan bisedime deri vonë të hënën pasi senati dështoi për herë të dytë të binte dakord për projekt-ligjin i cili do t’u jepte para në dorë shumicës së amerikanëve dhe shumë bizneseve që janë ndikuar rëndë nga koronavirusi.

Sipas projekligjit që po debatohet, shumica e familjeve amerikane prej katër personash do të merrte nga 3 mijë dollarë ndihmë, ndërkohë që paketa do të krijonte një program kredie prej 500 miliardë dollarësh për bizneset, qytetet dhe shtetet.

Ajo parashikon 350 miliardë dollarë të tjera për të ndihmuar bizneset e vogla të përballojnë kostot e pagave në një kohë kur ka një kërkesë në rënie për produktet dhe shërbimet e tyre./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shifra të frikshme në Itali/ 743 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

743 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit.

Corriere della Serra raporton se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, janë infektuar 69.176 persona, kanë mbetur viktimë 6.820 dhe janë shëruar 8.326 qytetarë.

Nga dje deri më sot janë konfirmuar me koronavirus 5.224 persona dhe janë shëruar 894 të tjerë, shkruan media e shtetit fqinj.

LEXO EDHE:  Mësuesi me koronavirus në Korçë/ Reagon sërish shkolla

LEXO EDHE:  Meta flet pa dorashka/ Nuk ia kam numrin Ramës

Aktualisht në spital ndodhen 21.937 pacientë, nga të cilët 3.396 prej tyre janë nën kujdes intensiv, ndërsa 28.697 jantë tjerë janë izoluar në banesë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet frikshëm numri i të prekurve më koronavirus në Greqi/ 20 të vdekur, mbi 700 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rritur frikshëm numri i të prekurve me Covid-19 në Greqi.

Vëtëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 48 raste të reja duke e cuar në total numrin e të infektuarve në 743.

Ndërkaq, numri i viktimave ka shkuar në 20, pasi dhe tre persona humbën jetën këtë të martë.

Mosha mesatare e viktimave është 78 vjecc. Ndërkohë që 134 persona janë po trajtohen, 45 prej të cilëve janë vendosur në pajisjet e oksigjenit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ BE jep 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Europian ka miratuar një fond ndihme prej 30 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, si mbështetje për të “luftuar” koronavirusin.

Ky fond do të shkojë në mbështetje urgjente që nevojitet për pajisjet mjekësore në këto vende.

Lajmin e ka bërë me dije Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se BE është në mbështetje të plotë të Ballkanit Perëndimor.

“Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen  ndaj shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milionë euro për mbështetje të shpejtë të pajisjeve mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize”, shkruan Varhelyi.

LEXO EDHE:  A e vret alkooli koronavirusin?/ Gjashtë mite të gabuara rreth “Covid-19”

LEXO EDHE:  Sulmi në Nju Jork/ Trump urdhëron verifikim të rreptë të emigrantëve

 

LEXO TE PLOTE