Connect with Us

Rama për negociatat/ “Më në fund u hapën se u bënë bajat”

Politikë

Rama për negociatat/ “Më në fund u hapën se u bënë bajat”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish një komunikim live ku ka folur mbi vendimin e BE-së për hapjen e negociatave.

Rama deklaroi se dera e BE u hap por se rruga vazhdon dhe puna për t’u bërë është ende e madhe.

“Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë.

Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.

Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe.

LEXO EDHE:  Një manual politik si kujtesë për Edi Ramën

Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut” tha Rama.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po-ja e shumëpritur”/ Andi Përmeti: Moment historik për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti e ka konsideruar si një moment historik vendimin e ministrave të Bashkimit Europian për ti dhënë ‘Ok’ çeljes së bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Përmeti shkruan se e ardhmja e shqiptarëve do të jetë padiskutim më e mirë se këto ditë të vështira që po kalon vendi.

“Me ne fund nje lajm i mire ne keto dite te veshtira.

Po-ja e shumepritur prej vitesh me ne fund erdhi. Sot, Keshilli i Ministrave te BE vendosi pro celjes se negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
Nje falenderim per te gjitha vendet europiane qe ne kete moment te veshtire na zgjaten doren duke na treguar te ardhmen tone europiane.
Nje moment historik i cili duhet te na gezoje sado pak ne keto dite te zymta. Rruga do jete e gjate dhe e mundimshme por e ardhmja e shqiptareve do jete padiskutim me e mire. Faleminderit BE!”

LEXO EDHE:  Një manual politik si kujtesë për Edi Ramën

LEXO EDHE:  Paloka: Rama i lidhur me krimin, kërkova në gjykatë të bëjë testin e drogës

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për gjyqin me Bechettin/Shkëlzen Berisha: 140 milionë euro për mjekrën e Ramës

Publikuar

-

Nga

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur mer vendimin përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila detyron shtetin shqiptar t’i paguajë 140 milion euro biznesmenit italian Francesko Bechettit, për mbylljen e Agon Channel.

Berisha thotë se tani kur të gjitha paratë duhet të investohen për të fituar luftën me koronavirusin, shqiptarët duhet të paguajnë 140 milionë euro për mjekrën e Ramës.

“Në kulmin e krizës kur çdo qindarkë duhet të shkojë për të luftuar epideminë dhe mbështetur ekonominë, “Lagjia mëe e varfëer” e Europëes, duhet t’i paguajë 140 milionë euro pronarit të Agon Channel për tekat e Ramës dhe “dildos” së tij në krye të bashkisë.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka plas “bombën”/ Rama i rrahu shpatullat Berishës  

LEXO EDHE:  Taulant Muka zbulon skandalin/ Kriminelë në krye të universiteteve?

Ky është një rast manuali për shpërdorim detyre dhe abuzim me pushtetin me pasoja të rënda financiare. Për t’i mbyllur gojeën medias që fliste kundër Ramës, sot shqiptarët duhet t’i paguajnë pronarit të saj 140.000.000 euro. Jam i bindur që as Prokuroria as SPAK-u nuk do të ndihen, sepse janë shumë të zënë për të dërguar në qeli ata që varin veten për 1200 lekë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çelja e negociatave/ Ambasadori Zingraf: “Gur” i rëndësishëm për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka reaguar pas lajmit që deputete te Bashkimit Europian kane shprehur dakordesine mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Zingraf, ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi. Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh. Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE