Connect with Us

Rama “lëshon dorën”/ Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe kompensimi për bizneset

Politikë

Rama “lëshon dorën”/ Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe kompensimi për bizneset

Publikuar

-

Kryeministri Rama në një komunikim live, ka shpjeguar sot se si do jetë paga për tre kategoritë kryesore në vend, që preken nga periudha e vështirë e betejës me koronavirusin.

Rama tha se do të paguajë dyfishin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, për punonjësit e tij, pasi sipas zakonit, ka të vetëpunësuar që nuk deklarojnë rrogë.

Po ashtu ai premtoi se do të japë dyfishin që shteti paguan në kohë paqeje edhe për familjet në nevojë si dhe për të papunët.

“Sot është dita të jemi pranë hallexhinjve më të mëdhenj. Ne kemi vetëm një rrugë, t’i zëmë vdekjes të gjitha rrugët kur ajo të mos ia dalë dot. Kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë.

Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

LEXO EDHE:  “Nuk ka të çmendur të besojë Ramën dhe jo RAI-in/ E vërteta i djeg, i dhemb dhe i përcëllon”

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi për hapjen e negociatave/ Bregu: Asnjëherë se kisha imagjinuar se do vinte kështu

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar pas vendimit të Këshillit Europian që të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bregu deklaron në rrjetet sociale se asnjëherë nuk kishte menduar se kjo ditë do të vinte kaq e brishtë, e tendosur dhe e munduar nga lodhja dhe përballja me koronavirusin.

Ajo uron shqiptarët dhe thotë se këta të fundit janë ndërgjegjësuar dhe do të vazhdojnë të punojnë.

“Gëzimi është i mrekullueshëm… Shumë herë e kam imagjinuar këtë ditë, por asnjëherë se do të vinte kështu. E brishtë, e tendosur, e munduar nga lodhja e çapitjes sonë të gjatë drejt saj. Asfarë se kisha menduar që të ngërthyer mes krizave e së fundmi kërcënimeve prej një virusi mizor, do të na dukej kjo ngjarje si dytësore. Ja pra si për ironi të fatit, shembja e murit e çelja e portës për të hyrë më në fund në Europë duhej të vinte në këtë realitet kur muret po na rezultojnë trishtueshëm e vetmja siguri!

LEXO EDHE:  Fotot/ Kur Blushi dhe Rama ishin bashkë

LEXO EDHE:  Bushati e thotë copë/ Dy studente i treguan shqiptarëve, si po i gënjen Rama prej 5 vitesh

Urime të gjithëve që në këtë orvatje të gjatë të shqiptarëve drejt Europës kanë zbuluar të vërteta, janë ndërgjegjësuar e do të vazhdojnë të punojnë të qartë se nga arritjet te zhgënjimet; nga përpjekjet te bllokimet, nga kokëfortësia te lëshimet; nga paragjykimet të vetëpërmbajtja, mes garameteve e ahteve, kjo është Rruga Jonë! Më mirë vonë se Kurrë!”, shkruan ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama për negociatat/ “Më në fund u hapën se u bënë bajat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish një komunikim live ku ka folur mbi vendimin e BE-së për hapjen e negociatave.

Rama deklaroi se dera e BE u hap por se rruga vazhdon dhe puna për t’u bërë është ende e madhe.

“Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë.

Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.

Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe.

LEXO EDHE:  Fotot/ Kur Blushi dhe Rama ishin bashkë

LEXO EDHE:  Rama i dhuron Sali Shehut të FRD, Bashkinë Kamëz?

Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga clirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe clirimi kur t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut” tha Rama.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po-ja e shumëpritur”/ Andi Përmeti: Moment historik për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti e ka konsideruar si një moment historik vendimin e ministrave të Bashkimit Europian për ti dhënë ‘Ok’ çeljes së bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Përmeti shkruan se e ardhmja e shqiptarëve do të jetë padiskutim më e mirë se këto ditë të vështira që po kalon vendi.

“Me ne fund nje lajm i mire ne keto dite te veshtira.

Po-ja e shumepritur prej vitesh me ne fund erdhi. Sot, Keshilli i Ministrave te BE vendosi pro celjes se negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
Nje falenderim per te gjitha vendet europiane qe ne kete moment te veshtire na zgjaten doren duke na treguar te ardhmen tone europiane.
Nje moment historik i cili duhet te na gezoje sado pak ne keto dite te zymta. Rruga do jete e gjate dhe e mundimshme por e ardhmja e shqiptareve do jete padiskutim me e mire. Faleminderit BE!”

LEXO EDHE:  Bushati e thotë copë/ Dy studente i treguan shqiptarëve, si po i gënjen Rama prej 5 vitesh

LEXO EDHE:  Mediat pranë Ramës/PD do të digjte Kavajën

 

 

LEXO TE PLOTE