Connect with Us

Pipero tregon kur do jetë piku i rasteve me koronavirus/ “Këto dy javë janë vendimtare”

Sociale

Pipero tregon kur do jetë piku i rasteve me koronavirus/ “Këto dy javë janë vendimtare”

Publikuar

-

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme se piku i rasteve të infektuara me koronavirus në vendin tonë do të jetë gjatë kësaj jave dhe javës që vjen.

“Unë mendoj që këto dy javë, kjo javë dhe java tjetër janë vendimtare”, deklaroi mjeku në emisionin “Tempora”. Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.

“Nuk ka ngelur asnjë apel tjetër përveçse të përsërisim edhe njëherë qytetarëve, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë shtëpisë së tyre nëse nuk kanë një gjë të rëndësishme. Kur të dalin jashtë ta mendojnë 100 herë. Kështu mbrojnë vetën e tyre, kështu mbrojnë të afërmit dhe kështu na ndihmojnë edhe ne”, nënvizoi mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

U infektua me koronavirus/ Skënder Brataj flet për gjendjen dhe i bën apelin e fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar për herë të parë pasi  u infektua me COVID-19.

Në një reagim  në rrjetet sociale, ai shprehet se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se po kurohet në banesë.

Ndërkaq, ai i bën apel të fortë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, vetëm kështu mund të bëhemi “të padukshëm” për koronavirusin.

“Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Ju pershendes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyfishohen telefonatat dhe videot në WhatsApp/ Porosia e Zuckerberg

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur gjithë bota është duke luftuar me koronavirusin që ka marrë mijëra jetë, telefonatat dhe videot në WhatsApp janë dyfishuar, përtej pikut tradicional vjetor të natës së Vitit të Ri.

Themeluesi Mark Zuckerberg ka dekalruar se për momentin situata nuk është jashtë kontrollit.

“Me të vërtetë duhet të sigurohemi që të kemi një infrastrukturë për këtë situate. Ne do të sigurojmë nivelin e shërbimit për njerëzit që kanë nevojë në një kohë si kjo”, theksoi Mark Zuckerberg në një video-konferencë në lidhje me shërbimet e mbingarkesës pas epidemisë së koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

COVID-19/ MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët e “ngecur” në Hungari

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Hungari , që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të tyre të qëndrimit, para përfundimit të tij.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, me një vizë të vlefshme apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, se mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.

LEXO EDHE:  U nis drejt Tiranës/ Mjekët rikthejnë në spitalin e Durrësit të moshuarën me koronavirus

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Britani, 125 të infektuar

Qytetarët shqiptarë të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE