Politikë
Pipero flet për gjendjen te Infektivi/ “8-9 pacientë janë në terapi intensive”

Mjeku Pëllumb Pipero tregoi mbrëmjen e sotme se në Spitalin Infektiv në Tiranë 8 apo 9 persona janë në gjendje kritike për jetën.
Pipero deklaroi se kati i dytë i Infektivit është i pajisur me 35-40 shtretër dhe me respiratorë, ndërsa theksoi se 4 pacientë ndodhen në terapi intensice në katin e parë dhe 4 në katin e dytë.
“Në dijeninë time duhet të jenë më shumë se sa 8-9 pacientë nga të cilët 4 janë në terapi intensive, dhe 4 të tjerë gjithashtu në terapi intensive, por në katin e dytë, sepse tashmë, e dini që i gjithë kati i dytë me 35-40 shtretër është një kat i terapisë intensive, pasi të gjitha dhomat janë pajisur me respiratorë. Pra, ju duhet të na kuptoni se te Infektivi, punojmë çdo minutë për të rritur kapacitetet jo vetëm me numra, por edhe me trajnim e kualifikim. Të gjithë së bashku duhet tu shërbejmë më mirë pacientëve”, nënvizoi ai në emisionin “Tempora”/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...