LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oficeri i policisë gjyqësore i infektuar me Covid-19/ Gjithë prokuroria e Shkodrës në karantinë

24 Mars 2020, 10:57, Aktualitet CNA
Oficeri i policisë gjyqësore i infektuar me Covid-19/ Gjithë

Një oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë Shkodër ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirus.

Pas konfirmimit të tij me koronavirus, të gjithë punonjësit e prokurorisë së Shkodrës janë njoftuar që të vetëkarantinohen.
Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh dhe aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij.

Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e urgjente duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

Lajmet e fundit nga