LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk dha përgjigje për gjyqin me Bechettin/ Fevziu debaton ashpër me Ahmetajn: Mos më bëj trimin e të fortin

24 Mars 2020, 22:39, Politikë CNA
Nuk dha përgjigje për gjyqin me Bechettin/ Fevziu debaton ashpër

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe moderatorit Blendi Fevziu.

Fevziu e pyeti Ahmetajn lidhur me gjyqin që shteti shqiptar ka me Francesko Bechettin për mbylljen e Agon Channel dhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila detyron shtetin tonë t’i paguajë 140 milionë euro biznesmenit italian.

“Po çfarë është kjo histori. Asnjë kokërr leku nuk do të marrë, asnjë kokërr leku”, tha Ametaj me vendosshmëri dhe vijoi të flasë për dritën jeshile që Komisioni Europian i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Fevziu i kërkoi të ndërrojë temë dhe kjo gjë tensionoi situatën në studio.

Debati:

Ahmetaj: Qeveria shqiptare dhe kryeministri kanë lobuar fort për t’u hapur negociatat. Po ç’ma bën atë dorë ashtu?

Fevziu: Po ç’më duhet mua kush loboi?

Ahmetaj: Më duhet mua…

Fevziu: S’më intereson se kush loboi dhe me kë loboi

Ahmetaj: Kjo është më interesante për mua, më lër ta vendos unë…

Fevziu: Popo po në kohën kur të jap unë…

Ahmetaj: … se kur të bën Saliu… Po pra ma dhe kohën. Se kur të bën Saliu të njëjtën gjë nuk ja kthen.

Fevziu: Se çfarë i kthej unë Saliut s’të jap përgjigje ty fare, ti s’ke parë gjë hiç! Edhe mos më bëj as trimin as të fortin fare dhe s’ke punë të përmendësh as Saliin, asnjë tjetër

Ahmetaj: Po patjetër…

Fevziu: Tani ktheji përgjigje qytetarëve për lekët që ke për të dhënë dhe mos më qesh fare se është situatë katastrofike.

Ahmetaj: Mos më ndërpre, mnos më ndërpre të lutem.

Fevziu: Ka qytetarë që… ta ndërpres fjalën dhe s’ta ndërres fare

Ahmetaj: Një sekond.

Fevziu: Tani mos më bëj mua replika në studio…

Ahmetaj: Po tani replika do bëjmë ne…

Fevziu: Ti t’më bësh mua agresion në studio, as ti dhe as njeri në këtë botë, asnjëherë/ CNA.al

Lajmet e fundit nga