LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë një tjetër person tek Infektivi/ Rritet numri i viktimave nga Covid-19

24 Mars 2020, 10:08, Aktualitet CNA
Ndërron jetë një tjetër person tek Infektivi/ Rritet numri i

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga Tirana, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Gjithashtu, është zgjeruar harta e personave të prekur me koronavirus, ku tashmë janë konfirmuar 19 raste edhe në disa qytete të vendit.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19”, njoftoi Ministria./CNA.al

Lajmet e fundit nga