Connect with Us

“Miku i mirë duket në ditët e vështira”/ Kryemadhi “hap zemrën” pas ndihmave të BE-së

Politikë

“Miku i mirë duket në ditët e vështira”/ Kryemadhi “hap zemrën” pas ndihmave të BE-së

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohjen e saj, pasi BE i akordoi Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar COVID-19.

Në reagimin e  saj në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se miku i mirë duket në ditë të vështira.

“Miku i mirë duket në ditët e vështira.
SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Holanda i “pret krahët” Shqipërisë/ Blok: Keni 4 parakushte, duhet t’na bindni për seriozitetin e reformave

Publikuar

-

Nga

Këshilli Europian vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoininë e Veriut, por pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Hollandës, e cila ka qenë kundër integrimit të vendit tonë në BE.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok deklaron se Shqipëria duhet të bindë vendet e BE-së për seriozitetin në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.

Blok thotë se Shqipëria është vendi i vetëm që ka 4 parakushte dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa thekson se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.

“Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opiion Komisioni vëren politizimin e reformës.

Shqipëria duhet të bëjë një Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm të partive dhe përmes parave kriminale. Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera.

LEXO EDHE:  Pas dështimit në BE/ Macron paralajmëron për “krizë politike”

LEXO EDHE:  Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Shtatë vende të BE letër Presidentit Juncker

Pyetur nga the Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t’i plotësojë; përgjigja ishte “Parakushtet janë përmisimi I mëtejshëm I sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin

Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon ministri i Hollandës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U mbyll dhe kjo menxytë anadollake/ Ngjela përshëndet përmes vargjeve çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Pas vendimit të ministrave të BE për ti dhënë ‘ok’ Shqipërisë për hapjen e negociatave, ka ardhur dhe reagimi i avokatit Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shprehet entuziast, ndërsa risjell në kujtesë vargjet e rilindasit të madh Naim Frashëri.

“Shqipëria e fitoi më në fund pas 500 vjetësh të drejtën e mohuar nga historia: u kthye juridikisht si pjesë e Evropës dhe qytetërimit perëndimor.
Pse mos t’i kujtojmë vargjet rrëqethëse të Naim Frashërit:
U ngrit fat’i Shqipërisë
si i vdekuri nga varri
Mori udhën e Azisë
Duke ikur si i marri

Ja, tani duket se u mbyll kjo menxytë e gjatë aziatike e anadollake, që krijoi tmerret antishqiptare.
Në këtë ditë të trishtë, të ankthit dhe merakut të madh nga sëmundja e egër që po e kanos përditshëm, shqiptarit i erdhi ky lajm që e pret në shekuj si fatin e tij drejt Evropës.
Sot po gëzohen të gjithë: e gjithë Rilindja Kombëtare; Derada dhe Samiu; Bardhi dhe Bogdani; të gjithë luftëtarët dhe martirët e mëdhenj të kombit shqiptar; të gjithë poetët e medhenj që qanë me dhimbje dhe i kënduan me dashuri heroike atdheut e tyre evropian – Naimi, Fisha dhe njëqind të tjerë.
Por, të gëzuar ndihemi të gjithë ne, se e mposhtëm më në fund ligësinë armiqësore që ka 120 vjet që kërkon të zhbëjë Shqipërinë dhe shqiptarët.”

LEXO EDHE:  BE thirrje opozitës/ Jo akte dhune në protestë  

LEXO EDHE:  157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE nga viti 2013/ Renditen pas shteteve të luftës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

AKU kontrolle në Korçë/ Gjobitet minimarketi që tregtonte produkte të skaduara

Publikuar

-

Nga

AKU ka gjobitur në Korçë një biznes për produkte me afat skadence të kaluar dhe një furrë buke me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare

Drejtoria Rajonale e Autoritetit bnë me dije se sot ka kryer 23 inspektime, kryesisht në Korçë qytet, Maliq e rrethinat e tyre, prej të cilave, në 6 furra buke, 7 minimarkete, 7 njësi tregëtimi dhe 3 subjekte përpunimi qumështi.

Gjatë kontrolleve të kryera në një minimarket u konstatuan produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të cilat u sekuestruan me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.

Gjithashtu referuar shkeljeve të konstatuara në një furrë buke e cila ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare që cënonin sigurinë ushqimore, trupa inspektuese mori masën administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë si dhe u bë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kushteve.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Gruevskit/ Paralajmëron Ngjela: Pritet që …

LEXO EDHE:  Arrestimi i Gruevskit/ Paralajmëron Ngjela: Pritet që …

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE