LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta përshëndet vendimin për hapjen e negociatave/ "Nuk duhet humbur asnjë minutë"

24 Mars 2020, 14:52, Politikë CNA
Meta përshëndet vendimin për hapjen e negociatave/ "Nuk

Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se me këtë vendim u konfirmuar qartë perspektiva europiane e Shqipërisë.

“Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga