LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkel bisedë telefonike për herë të parë me Albin Kurtin/ Çfarë u diskutua

24 Mars 2020, 08:28, Kosova & Bota CNA
Merkel bisedë telefonike për herë të parë me Albin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një bisedë telefonike.

Kjo ësht biseda e parë mes tyre qe kur Kurti mori postin e kryeministrit.
Kancelarja Merkel përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës i ofroi Kurtit mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend.

Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës.
Më tej thuhet se Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga