Connect with Us

Masat për koronavirusin/ Shtyhen edhe me dy javë seancat gjyqësorë

Kronika

Masat për koronavirusin/ Shtyhen edhe me dy javë seancat gjyqësorë

Publikuar

-

KLGj ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera seancat gjyqësore, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu KLGJ thotë se në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.

Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Nikolla Gruevski me pranga/ Del para togave të zeza

Kohëzgjatja e këtyre masave do të vazhdojë deri në datën 7 prill.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

As koronavirusi nuk i ndal shqiptarët/ 40-vjeçari kapet me 5 kg kokainë në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 5 kg kokainë të pastër në Perugia.

Droga u gjet e fshehur në bagazhin e makinës së 40-vjeçarit e ndarë në disa pako, si dhe 19 mijë euro brenda dy çorapeve.

Nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të arrinte deri në 1.5 mln euro.

LEXO EDHE:  Zbulohen porositë e grupit të PS/ Ja çfarë do të ndodhë në parlament gjatë fushatës

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Nikolla Gruevski me pranga/ Del para togave të zeza

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një vile 3-katëshe në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një vilë 3-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’ pranë shinave të trenit, raporton shqiptarja.com.

Nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e çatisë.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 zjarrfikëse ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i asfiksuar një person në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një person është gjetur i asfiksuar ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që pas një telefonate një ambulancë e ka dërguar menjëherë në spital.

Gjithashtu kanë mbërritur në vendngjarje edhe policia dhe forcat ushtarake që po vijojnë kontrollet në rrugë për shkelësit e masave ndaj koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE