Connect with Us

Lufta kundër koronavirusit/ BE i akordon Shqipërisë 50 milionë euro

Politikë

Lufta kundër koronavirusit/ BE i akordon Shqipërisë 50 milionë euro

Publikuar

-

“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19”.

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale të publikuar pak minuta më parë. “Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkruan kreu i qeverisë.

BE ka vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për disa shtete në kuadër të betejës me koronavirusin, mes të cilave tashmë renditet edhe Shqipëria.

LEXO EDHE:  Gazetarja: BE do të ndërhyjë për marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

Kujtojmë se koronavirusi ka gjunjëzuar të gjithë botën dhe i ka marrë jetën mijëra qytetarëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministrat e BE-së, “Po” për negociatat por me kushte të reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kushte të reja për Shqipërinë 

Për Tiranën, sipas informacioneve të DW, janë shtuar kushtet:

“Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF). Trajtimi i aplikimeve të pabazuara për azil dhe sigurimi i riatdhesimeve dhe ndryshimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme. Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve”, thuhet ndër të tjera në draftin e konkluzioneve, që do t’u paraqitet të enjten kryetarëve të qeverive dhe të shteteve të BE-së, një kopje të të cilit e ka edhe DW.

Urime nga shume anë

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Sot kryeministri Rama takon Princin Alëaleed bin  Talal bin Abdulaim Al-Saud

LEXO EDHE:  "Po të vjen fundi, plehrë"/ Qytetarët tallen keq me Ramën

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, u shpreh entuziast menjëherë  pas video-konferencës.

Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës. /DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çelja e negociatave/ Spiropali apel partive politike

Publikuar

-

Nga

ministrja per marredheniet me kuvendin, elisa spiropali

Pas vendimit  të ministrave të BE-së, për ti dhënë “OK” çeljes së e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Duke e konsideruar si një moment historik për Shqipërinë, Spiropali bën thirrje që nga ky moment e tutje, “shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore deri në anëtarësim të plotë”.

Ndërsa shton se partitë poltike duhet ta thyejnë traditën e shëmtuar historike të asgjësimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë.

“Në 1990-ën studentët kërkuan Shqipërinë si gjithë Europa, pra kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale. Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes të tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.

Sot, jemi në momentin më të mirë historik në raport me të ardhmen tonë europiane. Vendet e BE, edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, në mes të një krizë shëndetësore dhe humanitare, vendosën përmes Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të na afrojnë në vatrën e përbashkët, duke çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, jo më kot, por për arsyet e forta të reformave të thella dhe të guximshme të ndërmarra me vendosmëri të palëkundur, edhe përballë kundërshtive më të egra dhe shpotive më cinike.

LEXO EDHE:  Basha deklaratë pas zgjedhjeve/ “Edi Rama u braktis”

LEXO EDHE:  Basha deklaratë pas zgjedhjeve/ “Edi Rama u braktis”

Nga ky moment historik e tutje, shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore deri në anëtarësim të plotë. Duhet t’i flasim Europës dhe botës të gjithë me të njëjtën gjuhë. Në Parlamentin tonë dhe në foltoret e partive, kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjësimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë.”, shkruan ajo në reagimin e plotë në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PDIU thirrje Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Të bëhen testime masive në popullatë për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të marrë vendim në lidhje me testimin masiv të popullsisë për COVID-19.

Përmes një reagimi zyrtar, PDIU thekson se siguria sot kërkon që bashkkombasit të testohen masivisht, pasi vetëm kështu do e ndriçojmë rrugën e fitores së kësaj sfide.

 “Përshëndesim nismën për thirrjen e këshillit të sigurisë. Kombi sot ka nevojë për siguri.

Siguria sot kërkon që bashkkombasit të testohen masivisht. Vetëm kështu do e ndriçojmë rrugën e fitores së kësaj sfide.

Urojm që këshilli i sigurisë të bindë qeverinë të testojë masivisht popullin që kërcënohet nga diçkca që askush se di, se ku është e sa prezent është.

LEXO EDHE:  BE t’i japë fund neglizhencës ndaj Ballkanit, përndryshe rajonin e dominon Rusia

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI iu përplas faktet Ramës e Metës/Qeveria më e mirë?! Ja rezultatet

Të gjithë në botë po tentojnë testimet masive. Ne nuk jemi përjashtim dhe as do vijojmë të ecim në rrugë të pashkelura, e më keq akoma me forcat tona.

Testim, testim, testim është thirrja jonë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE