Connect with Us

Koronavirusi/ A do ndihmojë mbledhja e të dhënave personale, në uljen e rasteve të reja?

Blog

Koronavirusi/ A do ndihmojë mbledhja e të dhënave personale, në uljen e rasteve të reja?

Publikuar

-

Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ditët e fundit, ka rritur edhe nivelin e alarmit tek qeveritë dhe qytetarët, dhe rrjedhimisht edhe të masave më të ashpra kufizuese dhe efektive për të frenuar epideminë.

Nga Italia në Izrael dhe deri në Shteteve të Bashkuara, mes propozimeve të bëra, ekziston edhe ajo e përdorimit në një mënyrë më të gjerë të paisjeve teknologjike që janë në dispozicion, sidomos të atyre që mundësojnë gjurmimin e lëvizjes së njerëzve.

Këto mjete, mund të përdoren për dy qëllime. Nga njëra anë për të lokalizuar sa më shpejt personat e infektuar me koronavirus, dhe ata që kanë qenë në kontakt me ta, çka do të mundësonte prishjen e zinxhirit të infekimit dhe zvogëlimin e numrit të të vdekurve.

Nga ana tjetër, do të shërbente për të identifikuar njerëzit që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, siç kanë nisur të zbatohen ditët e fundit në Itali, duke vepruar si një mekanizëm parandalues. Shembujt më të cituar janë ato të Kinës, ku qeveria i ka shfrytëzuar gjerësisht sistemet e saj të mbikëqyrjes masive, për të identifikuar personat e infektuar ose të rrezikuar nga infektimi, duke përdorur në veçanti sistemet e njohjes së fytyrës dhe aplikacionin ËeChat.

Një shembull tjetër, është ai i Koresë të Jugut. Ashtu si Italia, ajo është detyruar të përballet me një përhapje të madhe të epidemisë, por në dallim nga fqinji ynë, ia ka dalë që të frenojë atë dhe të kufizojë numrin e të vdekurve.

Sipas autoriteteve në Seul, ky rezultat është arritur falë një strategjie të dyfishtë:shumë teste të kryera edhe tek njerëzit që nuk shfaqnin simptoma, si dhe gjurmim të të infektuarve duke shqyrtuar të dhënat e telefonit të tyre celular, GPS, kartat e kreditit dhe kamerat e mbikqyrjes.

Nuk është ende e qartë, se në çfarë mase ky sistem gjurmues ishte vendimtar në frenimin e epidemisë. Por fakt është që shumë politikanë dhe ekspertë perëndimorë, po citojnë shpesh citojnë rastet e Kinës dhe Koresë së Jugut, si një model që duhet ndjekur.

Më 10 mars, një grup sipërmarrësish të teknologjisë, programues dhe drejtues të kujdesit shëndetësor, bënë publike një letër të hapur, në të cilën u kërkohej kompanive të teknologjisë që të bënin më shumë për të luftuar koronavirusin, duke pretenduar ndër të tjera se modeli i përdorur nga Kina dhe Koreja e Jugut, është “kudo” i eksportueshëm.

Dhe në fakt që nga nisja e emergjncës, administrata Trump ka qenë në kontakt me Facebook, Google dhe kompani të tjera, për të krijuar sisteme mbikëqyrëse, duke përdorur të dhënat nga smartfonët e amerikanëve. Dhe ndërsa ndërsa numri i të infektuarve po rritet në një mënyrë eksponenciale, agjencitë qeveritare kanë nisur të përdorin apo marrin në konsideratë përdorimin e një gamë të gjerë teknologjish të mbikqyrjes.

“Tek këto projekteve ka gjithçka, nga sistemet që i japin mundësi autoriteteve të monitorojnë vendndodhjen e qytetarëve përmes smartfonave të tyre, deri tek teknologjia e njohjes së fytyrës, të cilat mund të analizojnë imazhet për të kuptuar se kush ka rënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19”- shkruan gazeta amerikane “The Wall Street Journal”.

Liderë në këtë fushë janë gjigantët e zakonshëm të Silicon Valley, si Google, Facebook dhe Amazon, të cilat bashkëpunojnë me Shtëpinë e Bardhë. Por pas tyre qëndrojnë dhjetëra kompani më të vogla, të cilat shpresojnë t’u shesin programet e tyre autoriteteve shëndetësore dhe administratave shtetërore dhe lokale.

“Palantir’, një kompani që siguroi informacione jetike ushtrisë amerikane për të gjetur dhe eleminuar Osama Bin Ladenin në vitin 2011, është duke bashkëpunuar me Qendrat e Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve bnë SHBA, për të monitoruar ecurinë e pandeminë.

Në këtë proces përfshihet edhe “Clearview”, një kompani që operon në sektorin e njohjes së fytyrës, dhe mbi të cilën në SHBA kanë shpërthyer debatet kohët e fundit, për shkak se bashkëpunon me disa departamente policie. Një tjetër vend shumë aktiv në këtë fushë është Izraeli.

LEXO EDHE:  Çështja e Kosovës/ Serbia kërkon të përfitojë nga Washingtoni

Më 16 mars, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, miratoi ​​një dekret që autorizon agjencinë e brendshme të sigurisë (Shin Bet) të marrë shumë të dhëna nga telefonat celularë të qytetarëve. “The New York Times”, shpjegon se këto të dhëna, që ishin mbledhur fshehurazi gjatë luftës kundër terrorizmit, do të përdoren për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve që janë prekur nga koronavirusi.

Ideja, shpjegon gazeta, është që të përdorin të dhënat e gjeolokacionit të miliona klientëve të kompanive celulare në Izrael dhe Bregun Perëndimor, për t’i identifikuar njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me persona të infektuar, dhe t’u dërgojë atyre mesazhe me tekst, që të futen menjëherë në izolim.

Ata që nuk e bëjnë këtë, do të përballen me 6 muaj burg. Masa të ngjashme, po merren në konsideratë të zbatohen dhe në Itali. Më 21 mars, Valter Riçiardi, këshilltari shkencor i Ministrit të Shëndetësisë, deklaroi për gazetën italiane “La Repubblica:”Sa më shumë shoh të dhënat e Koresë së Jugut, aq më shumë bindem që ne duhet të ndjekim strategjinë e Seulit. Tashmë kemi ngritur një grup, që po studion dhe përcakton detajet’.

Riçiardi, argumenton se ky sistem mund të “çlirojë” një pjesë të popullatës:”Duke identifikuar të infektuarit dhe kontaktet e tyre, ne mund t’u garantojmë të gjithë të tjerëve që nuk kanë probleme që të lëvizin lirshëm”. Dhe në fakt, Koreja e Jugut, shpjegon artikulli, nuk i ka vendosur qytetet e saj në karantinë për shkak të epidemisë.

Në të njëjtin artikull Enriço Buçi, ndihmësprofesor i biologjisë së sistemeve në Universitetin Tempëll në Filadelfia, argumenton se strategjia e Koresë së Jugut mund të ishte e dobishme edhe për rajonet e Italisë së Jugut, “ku nuk ka pasur shumë mbërritje të pakontrolluara nga veriu, dhe për pasojë ka një numër shumë të vogël të infektuarish”.

Por në të gjitha vendet ku janë marrë ose propozuar masa të ngjashme, janë shfaqur dyshime. Disa pyesin nëse këto teknologji mund të jenë vërtet efektive në kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Në një artikull në “Wired” ndër të tjera thuhej:”Telefonat në përgjithësi janë në gjendje të përcaktojnë pozicionin e një personi me një diferencë gabimi midis 7-13 metrash në zonat urbane, dhe shpesh janë edhe më pak të saktë. Koronavirusi duket se përhapet në mesin e njerëzve që rrinë shumë afër njëri-tjetrit”.

Në këtë artikull Hana Fraj profesor në Kolegjin Universitar në Londër, shpjegon:”Përdorimi i të dhënave të mbledhura përmes telefonave, për të kuptuar nëse dikush ka qenë apo jo në kontakt me një person të infektuar, nuk është dhe aq i thjeshtë. Ju mund të uleni pak metra larg një personi, dhe të mos jeni në rrezik për t’u infektuar. Ndërkohë, mund të udhëtoni me autobus në një vend ku është ulur më herët një person i infektuar, dhe të jeni në rrezik”.

Pasaktësia e të dhënave, është një problem serioz, dhe sipas Fraj kjo gjë “mund të krijojë tek njerëzve një ndjenjë të rreme sigurie, dhe të inkurajojë sjellje të rrezikshme”. Pastaj është dhe problemi i cënimit të privatësisë dhe ai i kufizimit të lirive individuale, në një kohë kur qeveritë në të gjithë botën, po marrin masa të pashembullta për t’u marrë përballur me epideminë. Në SHBA, kritikët thonë se në të ardhmen qeveria dhe kompanitë private, do të kenë qasje në një sasi të madhe informacioni mbi qytetarët, madje edhe mbi historitë shëndetësore të miliona njerëzve./ “Internazionale”-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Tre mënyrat, se si koronavirusi mund të na e ndryshojë përgjithmonë jetën

Publikuar

-

Nga

Nga Johann Fortwengel “The Conversation”

* Vetëdija se jeta jonë do të ndryshojë, po fillon që të dominojë mendjen e gjithësecilit. Për të rrafshuar kurbën e epidemisë COVID-19, me një numër në rritje vendesh janë ndërmarrë masat radikale të distancimit shoqëror. Njerëzit po nxiten ose po udhëzohen,  të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.

Në shumë vende, shkollat ​​janë të mbyllura. E njëjta gjë vlen për teatrot, baret dhe kinematë. Nuk këshillohet udhëtimi për qejf apo punë. Kufijtë po mbyllen. Shumica e njerëzve supozojnë se të gjitha këto masa për të luftuar koronavirusin do të jenë të përkohshme, dhe se në një moment – pas 2, 6 apo ndoshta 12 muajsh – jeta do të kthehet në normalitet si zakonisht.

Dhe në një farë mase, kjo mund të jetë e vërtetë. Por shumë ndryshime mund të jenë të përhershme. Sistemet sociale, qofshin ato të ekonomive kombëtare apo organizatave individuale, janë të ngurta dhe shumë të vështira për tu ndryshuar. Me kalimin e kohës, kompanitë zhvillohen në struktura komplekse dhe burokratike, me aq shumë rutina të rrënjosura të cilat janë gati të pamundura për t’u ndryshuar.

Edhe ekonomitë ndjekin një trajektore të varur kryesisht nga rrethanat. Kjo do të thotë që ato zakonisht u rezistojnë ndryshimeve rrënjësore, dhe ndjekin një rrugë e cila më shpesh nxitet nga një ngjarje e vogël apo nga ndonjë aksident historik. Edhe nëse mund të dëshirojë kandidati për president në SHBA Bernie Sanders dhe përkrahësit e tij, SHBA-ja nuk do të bëhet kurrë një Danimarkë.

Por në kohërat e krizave ekzistenciale, çelet një dritare mundësish për ndryshime. Ndonjëherë, kjo dritare nxitet me qëllim për të ndryshuar rrjedhën e veprimeve. Për shembull, pas incidentit bërthamor që pasoi tërmetin në Fukushima në vitin 2011, kancelarja Angela Merkel vendosi që Gjermania të heqë dorë nga mbështetja tek energjia bërthamore.

Në raste të tjera, një ndryshimi revolucionar po ndodh pothuajse rastësisht, ashtu siç ndodhi dikur me rënien e Murit të Berlinit. Kërkimet në shkencat sociale kanë vërjetur se ndryshimi socio-politik ndodh shpesh gjatë krizave të papritura:një sistem shoqëror mbetet i qëndrueshëm për një periudhë të gjatë kohore, derisa një tronditje e jashtme e prish atë, dhe vë në lëvizje një trajektore të re.Koronavirusi mund të jetë një tronditje e tillë e jashtme, duke riformuluar thelbësisht disa aspekte të mënyrës se si jetojmë.

1. Udhëtimet e biznesit

Udhëtimi për qëllime biznesi, cilësoht shpesh jetik për suksesin e organizatave të tëra dhe efektivitetin e drejtimit të tyre. Sigurisht, është e vërtetë që takimet ballë për ballë ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe besimit, gjë që është shpesh thelbësore për të pasur një projekt të suksesshëm.

Por tani që bizneset dhe organizatat e tjera, po detyrohen të reduktojnë ose ndalojnë rrënjësisht udhëtimet e biznesit, ata mund të kuptojnë se ato nuk janë tek e fundit dhe aq thelbësore, për sa kohë që kanë alternativa. Tani që punonjësit duhet të mbështeten tek video-telefonatat në Skype ose Zoom, në vend se të udhëtojnë nëpër botë për t’u takuar personalisht, ata mund ta kuptojnë se video-konferencat janë një alternativë e mirë:ato janë më fleksibël, më miqësore dhe më të qëndrueshme ndaj mjedisit. Ndërkohë punëdhënësit do të shohin mundësinë e uljeve drastike të kostove. Pra, në të ardhmen, mund të shohim nivele dukshëm më të ulëta të udhëtimit për biznes.

LEXO EDHE:  Papa Francesku mban meshën online/ Mesazhe për të prekurit me koronavirus

LEXO EDHE:  Si të ndërtojmë sot një demokraci, si ajo e Athinës së Lashtë

2. Puna nga distanca

Punët fleksibël, po bëhen gjithnjë e më të përhapura. Por puna nga shtëpia konsiderohet e keqe për individët, pasi ata kanë prirjen që të punojnë më shumë orë. Ajo ka ndërkohë disa efekte negative për kompanitë pasi rrit kostot e koordinimit, dhe avantazhet jetike të të qenit fizikisht i pranishëm në zyrë, si ndërtimi i marrëdhënieve dhe fryma e grupit.

Për këto arsye, ka shenja se hapësira klasike fizike e zyrës, është ringjallur kohët e fundit:disa pionierë të punës nga distanca, i kanë thirrur sërish në zyra punonjësit e tyre. Por tani që puna nga distanca është një domosdoshmëri, punëdhënësit dhe të punësuarit do të duhet të ndërtojnë kapacitetet e duhura dhe të mendojnë se si ta bëjnë punën në një mënyrë efektive.

Individët do të detyrohen të ndërtojnë rutina të reja, ndërsa kompanuitë do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të krijuar hapësira në internet, ku kolegët të bashkëveprojnë jashtë takimeve zyrtare. Marrëdhëniet e mira në vendin e punës janë kritike për risitë dhe qëndrueshmërinë e një kompanie. Koronavirusi, mund të na detyrojë të bëhemi kolektivisht më të aftë në punën në distancë, e cila mund të shfaqet më vonë si një alternative e mundshme për të punuar në zyrat në qendër të qytetit.

3. Ndryshimi i veprimtarisë në shumë fusha

Shumë industri, kishin pësuar tashmë një ndërprerje të konsiderueshme të veprimtarisë përpara, edhe para se të shfaqej koronavirusi. Masat e marra kundër koronavirusi, do t’i përshpejtojnë këto ndryshime të mëdha. Ndryshimi do të vijë si nga ana e kërkesës, ashtu edhe nga ana e ofertës. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, do të nisin t’i përdorin shërbimet online, dhe të shndërrohen në klientë besnikë.

Edhe në fushat e tjera ndryshimi do të jetë po aq dramatik, dhe ndoshta për më mirë. Për shembull, arsimi i lartë ka lëvizur me ngadaltë drejt mësimit nga internet. Por tani që ky sektor është i detyruar të ofrojë leksionet online, universitetet nuk kanë gjasa që të kthehen plotësisht tek gjendja e mëparshme./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nuk mund ta shndërrojmë Kinën në “shpëtimtaren” e madhe të botës

Publikuar

-

Nga

Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”

* Jan Bremer ndodhej prej një jave i bllokuar në Nju Jork, një pushim nga ritmi frenetik me të cilin është mësuar presidenti i “Eurasia Group”. Me të flasim për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi, dhe përpjekjen e Kinës për t’u shndërruar nga vendi që përhapi epideminë në “Shpëtimtarin e Madh” të botës.

“Kjo narrativë nuk qëndron në këmbë. Paaftësia dhe fshehja që i bëri qeveria e Pekinit, ishin ato që provokuan valën fillestare të epidemisë, çka u pasua nga përhapja  saj në pjesën tjetër të botës, me pasojat që tashmë i njohim të gjithë. Nëse shohim sot dëmet e mëdha që ka pësuar ekonomisë globale, kjo ndodhi nga një virusi që u shfaq për herë të parë në një treg kinez”- thotë Bremer.

“SHBA-ja hezitoi për një kohë të gjatë, përpara se të shpallte emergjencën kombëtare. Në fazën e parë të reagimit ndaj pandemisë, ekonomia më e madhe në botë, që është gjithashtu e vetmja superfuqi industriale dhe teknologjike ushtarake, hoqi dorë nga roli i udhëheqëses globale.

Po ndodh një ndryshim i madh gjeopolitik: SHBA-ja që pas krizës ekonomike dhe financiare të vitit 2008, tregoi lidership dhe rezistencë, po bën tani një hap pas, ndërsa Kina synon ta shndërrojë këtë krizë në një mundësi për ta ndryshuar rendin botëror në avantazhin e vet”- thekson ai.

Qeveria e Pekinit, vendosi dëbimin e të paktën 13 gazetarëve amerikanë, përfshirë korrespodentët nga ”The New York Times”, “The Wall Street Journal” dhe “The Washington Post”. Javët e fundit, ndjenja anti-amerikane në mediat kineze është rritur shumë. Ndërkohë , censura e mediave sociale ka ndihmuar në imazhin e një administrate Trump të paaftë të menaxhojë krizën.

Ndërsa gazetat kineze reklamuan me bujë lajmin se Xhek Ma, themeluesi i gjigantit “Alibaba”’, i dhuroi 500 mijë tamponë testimi Shtetetve të Bashkuara në pamundësi për t’i prodhuar ato vetë, cituan deklaratat e disa zyrtarëve të paspecifikuar amerikanë, për rrikthimin në SHBA të disa ksompanive amerikane.

Edhe qeveria italiane, ka nxjerrë në pah kontributin e Kinës në furnizimin e saj me maska ​​dhe ndihma mjekësore. “Është e çuditshme që askush nuk e vë në dukje, se në shumicën e rasteve këto janë mallra që shiten me një çmim të caktuar, pra është një biznes. Italia, është i vetmi vend i G7 që i është bashkuar Nismës kineze të Brezit dhe Rrugës, një veprim që ka ndërkaq edhe një rëndësi gjeopolitike.

Kina ka filluar një ofensivë për të pastruar imazhin e saj:në fillim brenda vendit, ajo kremtoi përpjekjen e jashtëzakonshme kombëtare për të frenuar epideminë në provincën e Hubeit, dhe e lartësoi udhëtimin e presidentit Xi Jinping në Vuhan si një marshim triumfal; dhe më pas jashtë vendit, ai promovoi ndihmën humanitare dhënë për vendet e treta, përfshirë këtu edhe Italinë, ku mbërritën konsulentët dhe personeli shëndetësor kinezë, bashkë me ndihmat në maska”- thekson Bremer.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Shëndetësisë këshilla qytetarëve/ “Mos u vetëmjekoni, kontaktoni me mjekun”

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Shëndetësisë këshilla qytetarëve/ "Mos u vetëmjekoni, kontaktoni me mjekun"

Edhe Trump e politizoi çështjen, duke denoncuar “virusin kinez”. “Siç edhe pritej, të dy lojtarët kryesorë e kanë manipuluar çështjen. Qeveria e Pekinit pretendoi se koronavirusi ishte një produkt bioinxhinierik i prodhuar nga ushtria amerikane, i përhapur në Vuhan.

Por këtë herë Kina po luan një “bast” më të madh: Zyrtarët kinezë po kultivojnë fshehtazi idenë e themelimit të një lloji të OBSH-je kineze, me Pekinin në origjinë të zinxhirit global të furnizimeve mjekësore për të ndihmuar vendet që po përballen me pandemi, edhe pse kjo në mungesë të kritereve të transparencës dhe llogaridhënies tipike që përcakton OKB.

Për Bremer, kjo përbën një kthesë historike: nëse Kina e ka humbur gjithnjë ndikimin pas katastrofave natyrore pikërisht për shkak të paaftësisë së saj për të ofruar ndihmë humanitare, këtë herë ajo mund të marrë frenat e udhëheqjes globale, ndërsa administrata Trump mbetet e përqendruar në parullën “Amerika e Para”.

Bota duket se e ka harruar faktin, që ishin pikërisht manovrat kineze për të fshehur të vërtetën, ato që shkaktuan një pandemi globale të koronavirusit. “Kinezët po e fitojnë lojën e diplomacisë publike përballë SHBA, dhe kjo gjë do të çojë në një ribalancim të fuqive në botë”-mendon politologu.

Po çfarë pret ai që të ndodhë më tej? “Qeveritë e tjera do t’a shohin me një sy më pozitiv tregtinë dhe investimet kineze, ndërsa do të rritet kundërshtimi i angazhimit amerikan për izolimin e kompanisë Huauei dhe teknologjinë kineze në vendet mike dhe dhe aleate të Uashingtonit”- mendon Bremer.

Por me Evropën çfarë do të bëhet?. “Në një fazë të parë, vendet anëtare lëvizën me vonesë dhe në mënyrë kaotike. Më pas, BE-ja e ndryshoi strategjinë e saj:më në fund kemi një politikë ndërhyrëse si në aspektin e stimulit direkt fiskal, ashtu edhe të politikës fiskale evropiane. Vendeve anëtare u lejohet të shpenzojnë për përballimin e emergjencës, pa qenë në përputhje me parametrat e Traktatit të Mastrihtit, në mënyrë që të financojnë si infrastrukturën shëndtësore, ashtu edhe bizneset e dëmtuara. Armiqësia e vendeve rigoroze, si Gjermania, Hollanda dhe Finlanda, është e tejkaluar ”- shprehet drejtusi i think-tankut të njohur./ Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Së bashku do t’ja dalim!

Publikuar

-

Nga

Nga António Guterres “Corriere Della Sera”

Shqetësimi i shkaktuar nga COVID-19, na prek të gjithëve. Shumë njerëz janë në ankth, tejet të shqetësuar, dhe në konfuzion. Dhe kjo gjë është tërësisht e natyrshme. Ne jemi duke u përballur me një kërcënim të paparë ndaj shëndetit tonë në këto dekadat e fundit.

Ndërkohë, koronavirusi vazhdon që të përhapet, rreziku rritet, dhe sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe jeta jonë e përditshme janë vënë përballë një prove të vështirë. Më të brishtët
në aspektin shëndetësor, janë edhe më të prekurit.
Në mënyrë të veçantë të moshuarit tanë, dhe të tjerët që vuajnë nga sëmundje kronike, ata që nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore të besueshme, dhe ata që jetojnë në varfëri, apo gjithsesi në kushte jetese të pasigurta.

Efektet ekonomike dhe sociale, të kombinimit të pandemisë së koronavirusit dhe ngadalësimit të ecurisë ekonomike, do të zgjasin me muaj. Por virusi do të arrijë herët a vonë kulmin e vet, dhe më pas do të nisë të zhduket. Dhe atëherë ekonomitë tona, do të nisin të rimarrin veten. Por deri në atë momënt, ne duhet që të veprojmë bashku për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi të rrezijshëm, dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Ky është momenti i maturisë, dhe jo i panikut. I shkencës, dhe jo i stigmës ndaj tjetrit. Është momenti i fakteve, dhe jo i frikës. Edhe pse situata është klasifikuar zyrtarisht si një pandemic nga OBSH-ja, ne jemi në gjendje që ta kontrollojmë atë.
Ne kemi mundësi që të ngadalësojmë transmetimin e saj, të parandalojmë infektimet e reja,
dhe të shpëtojmë shumë jetë njerëzish. Por kjo gjë do të kërkojë përpjekje të pashembullta personale, kombëtare dhe ndërkombëtare. COVID-19 është armiku ynë i përbashkët, të cilit duhet t’i shpallim luftë.

Kjo do të thotë se shtetet, kanë një përgjegjësi për t’u mobilizuar, përgatitur dhe intensifikuar veprimet e tyre. Po në ç’mënyrë? Duke zbatuar strategji efektive të kontrollit; përmes aktivizimit dhe përmirësimit të sistemeve të reagimit emergjent; dhe rritjes së ndjeshme të kapacitetit të testimit dhe kurimit; vënies në gatishmëri të strukturave spitalore, për të siguruar që ato të kenë hapësirën, burimet dhe stafin e nevojshëm, për të bërë ndërhyrje mjekësore që mund të shpëtojnë jetë njerëzish.
Ndërkohë, të gjithë ne të tjerët kemi një përgjegjësi:të ndjekim këshillat e mjekëve, dhe të zbatojmë hapat e thjeshtë dhe konkretë të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore. Përveçse është një krizë e shëndetit publik, koronavirusi po e “infekton” rëndë ekonominë globale.

LEXO EDHE:  “Jemi përpara “fillimit të stuhisë”/ Pipero tregon se kur do të “thyhet” epidemia

LEXO EDHE:  Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme, por pa ligj për gjendjen e jashtëzakonshme!

Tregjet financiare, janë goditur rëndë nga pasiguria. Zinxhirët e furnizimit botëror, janë destabilizuar. Kërkesa për investime dhe konsum ka rënë, me një rrezik real në rritje të një recesioni global. Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë se virusi mund t’i kushtojë ekonomisë globale të paktën 1 trilion dollarë këtë vit, dhe ndoshta edhe më shumë.
Asnjë vend nuk mund t’ja dalë i vetëm në këtë situatë. Tani më shumë se kurrë më parë, qeveritë kombëtare duhet që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të rigjallëruar ekonomitë, shtuar investimet publike, mbështetur tregtinë, garantuar mbështetje financiare që të synojë në veçanti njerëzit dhe komunitetet më të prekura nga koronavirusi, apo ata që janë më të brishtë ndaj ndikimeve negative ekonomike, përfshirë gratë që shpesh përfitojnë një asistencë më të vogël sociale sesa burrat.

Një pandemi, nxjerr në pah ndërlidhjen thelbësore që ekziston në mesin e familjes sonë të madhe njerëzore. Parandalimi i përhapjes së mëtejshme të COVID-19, është një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne. Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetit, janë tërësisht të mobilizuara.

Si pjesë e familjes sonë njerëzore, ne jemi duke punuar pa u lodhur me qeveritë, duke siguruar udhëzime ndërkombëtare, dhe duke e ndihmuar botën që të përballet me këtë kërcënim. Jemi që të gjithë të përfshirë në këtë luftë, dhe të gjithë do t’ja dalim që ta fitojmë atë.

Shënim:António Guterres, është Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

LEXO TE PLOTE