LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Europian vendosi kushte të reja për negociatat/ Basha: Kemi nevojë për shpresë

24 Mars 2020, 09:52, Politikë CNA
Këshilli Europian vendosi kushte të reja për negociatat/ Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar Këshillit Europianë që të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Duke publikuar statusin e Partisë Popullore Europiane që rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë e Maqedonisë, Basha shprehet se në këto momente të vështira nevoja për shpresë është më e madhe.

?Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga