Connect with Us

“Ke rënë ndonjëherë në dashuri?”/ Tayna jep përgjigjen e sinqertë

Lajme

“Ke rënë ndonjëherë në dashuri?”/ Tayna jep përgjigjen e sinqertë

Publikuar

-

Shumë prej personazheve të njohur të showbizzit kanë vendosur që gjatë karantinimit, një pjesë të kohës t’ja kushtojnë fansave.

Edhe këngëtarja e njohur Tayna po e shpenzon kohën duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave me anë të lojës “e kam bërë” “nuk e kam bërë”.

Një person e ka pyetur këngëtaren nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe ajo i është përgjigjur pa ngurrim.

LEXO EDHE:  Studentët e Juridikut i përgjigjën pedagogëve

“Hala tu prit jom me m’bo përshtypje dikush shumë”, është përgjigja që jep Tayna./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Thirrjet për të qëndruar në shtëpi/ Mihrije Braha s’përmbahet ndaj politikanëve: Ja u q*ft bota nanën

Publikuar

-

Nga

Gjatë këtyre ditëve të vështira për shkak të koronavirusit, thirrjet e politikanëve për të qëndruar në shtëpi kanë qenë të shumta.

Për shkak të kësaj, këngëtarja e njohur Mihrije Braha është revoltuar dhe ka reaguar me tone të ashpra.

Mihrija ka degjeruar fjalorin, teksa i tregon atyre që është në shtëpi dhe i kërkon të mos bëjnë më thirrje të tilla.

LEXO EDHE:  Antropologia shpjegon pse tradhtojmë njerëzit e dashur

LEXO EDHE:  Vrau të dashurin e motrës/ Zbardhet dëshmia e Esat Canit

“N’shpi jemi mos na jepni mo porosi. mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell ja u q*ft bota nanën. Turp….. turp…”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Jeta e gazetarëve në rrezik”/ UGSH bën thirrje: Shumfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka kërkuar masa të posaçme dhe teste të shpejta për stafet dhe gazetarët në media.

UGSH i bën thirrje gazetarëve të shumfishojnë masat e vetëruajtjes nga pandemia.
Në reagimin e UGSH theksohet se paga e gazetarëve po rrezikohet.

“Risku prej pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, sipas pohimeve të fundit nga ekspertë dhe drejtues të institucioneve të shëndetësise publike, po bëhet çdo moment e më tepër i lartë. Kjo situatë seriozisht kërcënon shëndetin e dhjetra e pse jo, edhe qindra reporterëve që raportojnë nga terreni dhe në të gjitha skajet e vendit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ndjek me alarm këtë situatë dhe apelon për masa të posaçme ruajtëse dhe parandalimi.
Ne u drejtohemi gjithë kolegëve që janë në lëvizje e komunikime për arsye raportimi jashtë redaksive dhe banesave, të dëshmojnë kujdes e përgjegjshmëri ndaj këtij rreziku. Respektimi i këshillave dhe guidave shëndetësore është detyrim për çdo gazetar kudo ku ndodhet dhe sido që ta sjellë rrethana. Trimëria ndaj pandemisë nuk është risk vetëm individual, por kolektiv, familjar dhe shoqëror. Për këtë arsye, kujdesi dhe vetëmbrojtja janë parësore.
Në këtë kuadër, organizata jonë u drejtohet pronarëve, administratorëve të mediave dhe drejtuesve të stafeve redaksionale në vend, të ndryshojnë gjithë strukturën e punës, proceseve dhe kontakteve profesionale nê mjediset tona mediatike.
Ripërsërisim kërkesën tonë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë; për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren përditshmërisht, për stafet që konsumojnë kohën më të madhe profesionale ne redaksi dhe studio mediatike, mjete dhe paisje mbrojtëse falas.

LEXO EDHE:  Provat flasin vetë/Tayna u mbyll gojën të gjithëve me akuzat për Photoshop

LEXO EDHE:  Studentët e Juridikut i përgjigjën pedagogëve

Kalimi i kësaj pjese të komunitetit tonë profesional në teste të detyrueshme, do të evitonte përhapjen e COVID-19 në mjediset e medias shqiptare dhe tek personat tanë të afërt.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, risjell në vëmendje të Qeverisë dhe autoriteteve më të larta institucionale ne vend, të konsiderojnë pa vonesë dhe të marrin seriozisht pasojat e afërta të situatës së rëndë ekonomike e financiare mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave. Këto pasoja po shumëfishohen nga kriza pandemike nën të cilën ndodhet vendi ynë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga të dhënat e raportuara për muajin e fundit njofton se rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm tê punonjësve në media,( prej rreth 6120 punonjës) rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ndërkohë që kjo situatë parathotë rikthimin drastik të vonesës (dhe ndoshta edhe ndërprerjeve), të pagesave financiare për gazetarët”, thuhet në njoftimin e UGSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tre autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi/ Dyshohet për të prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Tre autoambulanca kanë mbërritur në këtko momente në sptalin Infektiv të Tiranë.
Mësohet se tre persona të dyshuar me koronavirus janë transportuar në spital.

Kujtojmë së gjatë ditës së sotme në spitalin Infektiv kanë mbërritur gjithësej 5 persona të dyshuar më Covid-19.

Në vendn tonë numri i personave të infektuar ka shkuar në 123./CNA.al

LEXO TE PLOTE