Connect with Us

Kapriçot e motit/ Rikthehen reshjet e borës dhe temperaturat negative

Sociale

Kapriçot e motit/ Rikthehen reshjet e borës dhe temperaturat negative

Publikuar

-

Për ditën e sotme, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët. Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie.

Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 /9 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, përgatituni për ngrica

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kur do t’i rikthehen shqiptarët jetës normale? Flet mjeku i njohur

Publikuar

-

Nga

Mjeku Dritan Ulqinaku ka vlerësuar se masat drastike të ndërmarra në vendin tonë që me rastin e parë të identifikuar me COVID-19, janë hapi i duhur dhe rruga e vetme, edhe pse shumë e vështirë, për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Në një intervistë në studion e Ilva Now, Ulqinaku theksoi se edhe pse mjekësia tashmë njeh shumëçka nga ky virus, që nga periudha e inkubimit, moshat që preken më shumë, gjinia më e riskuar, kanë filluar të bëhen kombinime ilaçesh që kanë nisur të japin rezultatet e para, sërish është herët për të ditur sjelljen e mëtejshme të sëmundjes.

I pyetur lidhur me mundësinë që ky virus, siç ndodh rëndom me viruset e tjera, do të zhduket me rritjen e temperaturave, mjeku Ulqinaku nuk e përjashtoi mundësinë që rritja e temperaturave ta zbuste virusin, duke sjellë si shembull këtu vendet afrikane, që janë pothuajse të paprekura, por shtoi se kjo teori mbetet e paprovuar.

“Rastet, duke njohur viruset e tjera që qarkullojnë në stinën e dimrit, mund të jetë i njëjtë. Virusi i Sarsit u zhduk me pranverën. Shpresojmë të jetë ky rasti, që virusi të zbutet. Për momentin nuk mund ta themi këtë. Teoritë lidhur me këtë gjë nuk po gjejnë ende bazë të mirëfilltë. shkencore. Afrika për shembull është e paprekur, ose rastet kanë qenë të njëjtat, nuk kanë trendin e Evropës”, tha ai.

Teksa apeloi se distancimi social është arma më e mirë për ta mbajtur larg këtë virus, mjeku u shpreh se izolimi për shkak të COVID-19 parashikohet të jetë i gjatë, të paktën deri në fillim të muajit maj.

LEXO EDHE:  Reshje dhe stuhi në të gjithë vendin/ IGJEUM: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Cilat zona rrezikohen nga shirat

I pyetur me humor nga gazetarja Ilva Tare se kur do të mund t’i rikthehen shqiptarët kafeve, mjeku tha se zakoni i përditshëm i qytetarëve mund të kërkojë disa muaj për t’u rikthyer.

“Koha që do pijmë kafe lirshëm do jetë e gjatë, minimalisht fillimi i majit”, – tha mjeku Ulqinaku.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 24 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Nëse nuk doni te keni probleme te forta me partnerin mundohuni te mos ngatërroni paratë. Nëse keni buxhet te përbashkët shmangni shpenzimet e tepruara. Beqareve do ju buzëqeshë fati sot dhe do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Financat menaxhojini me më shume seriozitet dhe përkujdes ne mënyrë qe gjendja te vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne një lidhje sot do keni vështirësi. Gjithë kohës atmosfera do jete e turbullt dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret do jene me sharmante dhe me joshës kështu qe kane për te joshur cilindo qe do i vene syrin. Financat do jene te mbrojtura. Do jeni te kujdesshëm me shpenzimet dhe do arrini te ruani një gjendje te mire gjithë kohës.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do ketë mbështetjen e planetëve dhe ata do ju ndihmojnë te zgjidhni çdo lloj problemi qe keni pasur me pare. Nuk do keni asnjë arsye për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te hedhin hapa sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Financat mundet edhe te mos kenë probleme nëse mateni mire para se te shpenzoni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Te dashuruarit do jene shume te ndjeshëm dhe nuk do guxojnë as ta kritikojnë partnerin për gabimet qe ai do beje. Ne tërësi dita do jete e ngrohte për ta. Beqaret do argëtohen çmendurisht dhe nuk do e vrasin shume mendjen edhe sikur te mos e ndryshojnë statusin. Për ta e rëndësishme është te mos kenë një dite rutine. Financat nuk do kenë asnjë lloj ndryshimi nga disa dite me pare.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift ka rrezik te përballet me probleme sot. Jeta profesione apo diçka tjetër do marrin shumicën e kohës dhe ka rrezik ta lini pas dore partnerin. Ne mbrëmje mund te ketë edhe konflikte. Për beqaret do jete një dite e zakonshme dhe pa ndonjë gjë interesante. Ne planin financiar do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për ta stabilizuar sa me shume situatën. Do ja dilni mbanë!

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sot edhe pse do e doni pafundësisht partnerin tuaj do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do i shprehni dot ndjenjat. Për beqaret takimet do shumëfishohen, por nuk do mund te fillojnë lidhjet e shume ëndërruara. Prisni edhe pak kohe me durim dhe qetësi. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta përmirësuar sa me shume situatën. Tashme nuk do keni me vështirësi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do gjeni mënyrat e duhura për te shprehur ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do behet me flakëruese se me pare. Edhe beqaret do ndihen me mire pas disa takimeve qe do realizojnë ne mesdite. Zemra e tyre ka mundësi te rrahe me fort. te ndikuar pafund nga Plutoni do arrini ta përmirësoni edhe sektorin e financave.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do lini çdo gjë tjetër pas dore ju te dashuruarit dhe do i përkushtoheni tërësisht atij qe keni ne krah. Marrëdhënia do behet me e zjarrte dhe me pasionante. Beqaret duhet te tregohen te duruar. Edhe sikur te marrin ngacmime me mire te mos hedhin asnjë hap. Për financa me te mire duhet te negociojnë me çmimet për gjerat qe do blini. Vetëm maturia dhe kursimi mund t’ua përmirësojnë situatën.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Planetët do ju mbështesin ne çdo gjë sot ju te dashuruarve. Marrëdhënia me partnerin do jete aq e mire saqë te gjithë do ju kenë zili. Edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak me shpejt nga sa kishin menduar. Jeta e tyre tashme do marre rrjedhën e shume ëndërruar. Ne qiellin e dashurisë nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi prandaj do jeni gjithë kohës te qete.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Te dashuruarit do kenë një dite shume euforike dhe te mbushur me emocione te mëdha. Te dy palët do përgatisni surpriza dhe do e bëni njeri-tjetrin te ndihet mire. Për shkak te mjedisit yjor, beqaret do jene serish te pafat sot. Atyre do ju duhet ende te presin për ndryshime. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi ta teproni me shpenzimet edhe sikur gjendja te jete e mire. Ne ditët ne vijim do keni nevoje jetike për me shume para.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ne jetën tuaj ne çift përmirësimet e kohëve te fundit do vazhdojnë edhe sot. Mundet te ndani edhe mendjen njëherë e mire dhe t’i bëni gjerat me serioze. Beqareve do ju pëlqejnë edhe çmenduritë e vogla vetëm për te ndryshuar rutinën e përditshme. Ne planin financiar përmirësimet do jene te njëpasnjëshme. Besojini me shume edhe numrit tuaj te fatit.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Çështjet e zemrës ka rrezik te mos shkojnë shume mire gjate kësaj dite. Do keni debate dhe mosmarrëveshje te forta me partnerit për shkak te intrigave qe kane thurur te tjerët. Beqaret me mire te shmangin angazhimet serioze sepse sot nuk është dita e përshtatshme. Ne planin financiar do keni fat te pabesueshëm. Yjet do i keni te gjithë pranë vetes dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Është rritur numri i të infektuarve në moshë të re”/ Edvin Prifti flet me shifra

Publikuar

-

Nga

Mjekët na kanë thënë se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ndërsa kardio-kirurgu Edvin Prifti deklaron se edhe moshat e reja mund të preken.

Duke iu referuar shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, Prifti tregoi se 20% e pacientëve në terapi intensive janë të moshave 20-45 vjeç.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjecareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes. Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjeç. Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja”, tha Prifti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE