Connect with Us

Kapet me kokainë dhe mijëra euro/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

Kronika

Kapet me kokainë dhe mijëra euro/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit në zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, vijojnë punën pa ndërprerë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Start 1″, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Vihet në pranga poseduesi, njëherazi edhe shpërndarësi i lëndës narkotike, shtetasi: E. V., 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

LEXO EDHE:  Policia i gjen 57 kilogram drogë/26-vjeçarin shqiptar e tradhton ky detaj i vogël

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Antidroga te “Varri i Bamit”/ Gjykata liron nga qelia të riun që u “la targën” agjentëve të policisë

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”.

Por, Gazmir Cani, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi, është lënë i lirë nga gjykata.

Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku.

Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë u la në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës.

Kujtojmë se në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

LEXO EDHE:  Arrestohet për drogë/ Ndryshon jetën duke gdhendur kafka

LEXO EDHE:  “Fundjavë Ndryshe” nis fushatën/ Të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti!

Operacioni u zhvillua më 27 korrik, ndërsa më shumë se sa rezultati i aksionit, vëmendje mori mungesa e profesionalizmit të policëve të angazhuar në operacion dhe incidenti që ata shkaktuan me gazetarin Ergys Gjençaj.

Cani u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve të policisë, e pasi nuk arritën që ta ndalonin atë, efektivët iu kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë përtokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzim me tenderat/ KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Publikuar

-

Nga

Abuzim me tenderat/ KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK, pesë funksionarë të Ministrisë së Brendshme, për abuzim me tenderat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e KLSH.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombola e gazit në një karburant/ Lëndohet 28 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 28 vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombule gazi, në një pikë karburanti në Ksamil.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dyshohet se shkak për këtë është bërë pakujdesia.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë  shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE