LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Holanda i "pret krahët" Shqipërisë/ Blok: Keni 4 parakushte, duhet t'na bindni për seriozitetin e reformave

24 Mars 2020, 19:24, Politikë CNA
Holanda i "pret krahët" Shqipërisë/ Blok: Keni 4

Këshilli Europian vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoininë e Veriut, por pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Hollandës, e cila ka qenë kundër integrimit të vendit tonë në BE.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok deklaron se Shqipëria duhet të bindë vendet e BE-së për seriozitetin në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.

Blok thotë se Shqipëria është vendi i vetëm që ka 4 parakushte dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa thekson se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.

“Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opiion Komisioni vëren politizimin e reformës.

Shqipëria duhet të bëjë një Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm të partive dhe përmes parave kriminale. Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera.

Pyetur nga the Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t?i plotësojë; përgjigja ishte ?Parakushtet janë përmisimi I mëtejshëm I sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin

Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t?i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon ministri i Hollandës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga