Connect with Us

Gjesti human i 43 vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19/ Të lutem mos ma përmend emrin

Lajme

Gjesti human i 43 vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19/ Të lutem mos ma përmend emrin

Publikuar

-

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka dedikuar një mesazh bashkëqytetarit të tij, Nebi Ismail, 43-vjeçarit që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.

Daiu tregon se 43 vjeçari ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës.

Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i përmendej emri, por kishte thënë se e bënte këtë për qytetin e Kavajës dhe fëmijët e atij qyteti.

43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.

“Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Daiu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Infektohet me koronavirus Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Tamponi për drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj ka dalë pozitiv ndaj Covid-19.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“600 të burgosur janë dërguar në shtëpi”/ Gjonaj: Asnjë i infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur mbi situatën në burgje përsa i përket rrezikut nga koronavirusi.
Gjonaj bën me dije se janë ndaluar takimet e të burgosurve me familjarët e tyre.

Ndërkohë sipas ministers, 600 të burgosur me rrezikshmëri te ulët, do të dërgohen në shtëpi për tre muaj.

Të gjithë të dënuarit që përfitojnë duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte, ashtu si dhe pëlqimin e familjarëve të tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit të përkohshëm të tyre.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Merr fund arratia për 54 vjeçarin

LEXO EDHE:  Sherr në një lokal në Korçë/ Plagoset me sende të forta në kokë një person

Gjonaj thekson se deri tani nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me Covid-19.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mbyllet Kadastra e Korçës/ Infektohet me Covid-19 punonjësja

Publikuar

-

Nga

Një prej personave të konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë me koronavirus, në qytetin e Korçës është punonjëse e Kadastrës.

Mësohet se pasi punonjësja e Kadastrës rezultoi pozitive ndaj Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë janë vetëkarantinuar, ndërkohë Kadastra e Korçës është mbyllur.

Kujtojmë se në qytetin e Korçës ka shkuar në 9 numri i të infektuarve nga koronavirusi. Korça ishte një ndër qytetet e pa prekura nga ky virus, ndërkohë që tre ditë më parë iu shtua vatrës së Covid-19./CNA.al

Përhapja e koronavirusit/ Rritet numri i të prekurve nga Covid 19 në Korçë

LEXO TE PLOTE