Connect with Us

Emisioni “Stop” zbulon skandalin/ I paraburgosuri që u vetëvra në qeli vuante nga skizofrenia

Denoncim

Emisioni “Stop” zbulon skandalin/ I paraburgosuri që u vetëvra në qeli vuante nga skizofrenia

Publikuar

-

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvar në burg në Dhjetor 2019. I ndjeri akuzohej për vjedhje në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati Nr. 4, konkretisht oficerja e Policisë Gjyqësore, Geranda Gjeta.

Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin se Bilbil Hasani vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Në këto raste, personat procedohen me masë më të lehtë ose shtrohen në spitalin e burgut.

Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta, tregon se ky fakt është bërë i ditur edhe nga mjekja Valentina Asabella. Kjo e fundit tregon për emisionin “Stop” se Bilbil Hasani ka qenë prej vitesh pacient i saj.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Unë ka shumë vite që e kam ndjekur të ndjerin Bilbil Hasanin. U preka shumë kur dëgjova lajmin. Sigurisht që kur ikën një njeri normal që të krijon ndjesi, por unë isha shumë e lidhur me atë. Pra, ai nuk kishte ndërruar mjek deri vitin e fundit sepse mjekohej nga spitali me ampula. Ishte i detyruar dhe gjatë gjithë kohës ishte tek unë. Ai vuante nga skizofrenia, është një sëmundje e rëndë që kemi ne në shëndetin mendor”.

Kurse avokatja e të ndjerit thotë se Bilbil Hasanit nuk ju gjetën as paratë e vjedhura për të cilat u akuzua.

Avokatja Vjollca Pustina“Personi, që dyshonte, që i kishte marrë lekët, ishte një person.., të dëmtuarit e tërmetit dhe kishte tërhequr lekët, që i dhanë këto për qëra. Në fakt, këtij, në momentin e parë, (në kushtet e flagrancës) këtij 20 mijë lekë i janë gjet, Genci. Kur ka zbrit Bilbili nga autobuzi, ky burri ka vajtur nga mbrapa e ka kap, ka lajmëruar policinë dhe kanë ardhë e kanë arrestu. Po ky kallzuesi tha ‘ky është personi, që më vodhi portofolin”.

Pas arrestimit të Bilbil Hasanit dhe shoqërimit në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, aty u paraqit bashkëshortja e tij. Fillimisht kishte shkuar tek mjekja psikiatre, ku kishte marrë kartelën që vërtetonte se bashkëshorti i saj vuante nga skizofrenia.

Mjekja psikiatre Valentina Asabella: “Tek unë u paraqit bashkëshortja e Bilbilit, i kam vënë në dispozicion një epikrizë të hollësishme me ecurinë e sëmundjes, diagnozën, bashkëngjitur me të edhe raportin që vërtetonte që Bilbili vuante nga skizofrenia dhe përfitonte grup invaliditeti. Merrte KEMP, pra paaftësi të kufizuar më saktë. I ka pasur të dyja, ja kam vënë në dispozicion bashkëshortes”.

Por, oficerja e Policisë Gjyqësore Geranda Gjeta mohon që të ketë pasur dijeni për kartelën e Bilbil Hasanit. Ndërsa avokatja Pustina shprehet se Bilbil Hasani kishte thënë vetë përpara policisë se ishte i sëmurë.

LEXO EDHE:  DENONCIMI/Shihni si bëhet biznes me të vdekurit në Spitalin e Shkodrës

Avokatja Vjollca Pustina: “I shkreti, se u bë për rahmet, inisistoi ju tha… Je arrestu ndonjëherë? Nuk jam arrestu tha, unë jam i sëmurë, – tha. Tha, le ta mohojnë kush të det …le ta mohojë le…, para Zotit unë di të flas. Mu vetëm ai nalt le të më besojë, Genci”.

Arrestimi i tij dhe vendimi me masë sigurie arrest në burg, çoi në një tragjedi. Bilbil Hasani u vetëvar brenda qelisë së tij, për shkak se autoritetet kompetente anashkaluan faktin se i ndjeri ishte i sëmurë.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me oficeren e Policisë Gjyqësore dhe me prokuroren e çështjes Elina Kombi, por që të dyja mohuan të kenë qenë në dijeni të faktit se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë.

OPGJ Geranda Gjeta: Po pra! Atëherë po ta shpjegoj edhe njëherë momentin, që ne nuk disponojmë një vendim mjeksor, tamam domethënë, një dokument zyrtar nga ana…, ne si OPGJ.., verifikimet merren nga prokurori pastaj…Mua s’më ka ndodh ndonjëherë, që të ketë epikrizë dhe të jetë arrestuar.

Prokurorja Elina Kombi: Absolutisht! Absolutisht jo! Madje ka pasur avokate të tijën. Në fillim ka pasur avokate Vjollca Pustina, pastaj ka marrë avokatin Saimir Visha dhe në asnjë fazë nuk është ngritur pretendimi dhe nuk më është paraqitur asnjë lloj raporti, në lidhje me shëndetin, me gjëndjen shëndetsore. Madje unë e kam përfunduar çështjen brënda 10 ditëve dhe e kam dërguar në gjykatë. Jo, absolutisht! Jo jo nuk është paraqitur asnjë pretendim, as nga personi vetë, as nga avokatët, që ka pas me prokurë gjatë gjithë procesit.

Por emisioni “Stop” ka zbuluar se në dosjen hetimore ishte përfshirë edhe epikriza që vërtetonte se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kërkesës së avokates së të ndjerit për një masë më të butë sigurie për shkak se Bilbili vuante nga skizofrenia, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk e mori parasysh dhe vendosi arrest në burg. Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie, pavarësisht se në dosjen hetimore ishte përfshirë kartela mjekësore e të ndjerit./TV Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Video-Denoncohet “sjellja banditeske”/ Shitësi dhunon pensionistin që bleu limona

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen banditeske” ndaj një pensionisti në tregun e fruta-perimeve në Durrës.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital Berisha thotë se një shitës kishte keqtrajtuar pa të drejtë një pensionist dhe kishte kërkuar t’i marrë paratë e limonave për të dytën herë ndonëse i moshuari i kishte paguar.

“Sot u gjeta papritmas para një sjellje prej banditi të një shitësi në treg ndaj një pensionisti i cili kishte dhe 200 lekë shitësesh dhe kishte blere 140 leke limona dhe shitësja i kishte kthyer kusurin dhe pensionisti u largua. Mbrapa pensionistit i vihet një shitës tjetër bandit dhe e tërheq me forcë duke i marrë qesen me limona. Shitësja i thotë se pensionisti i ka paguar limonat banditit. Ai përsëri në vend që t’i kërkonte të falur pensionistit kërkon t’i kthejë paratë dhe ti marrë limonat që kishte blerë”, thuhet në mesazhin e qytetarit, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks fare”në Korçë/ Policia nuk njeh ligjin, i heq pa të drejtë lejen e qarkullimit subjektit

Publikuar

-

Nga

Polici rrugor  e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe  kërkon tërheqjen e licencës, por gabon nenin. Komisioni vlerëson se polici ka gabuar pjesërisht dhe e thellon akoma më shumë gabimin,  vendos gjobë  e heqje të lejes së qarkullimit me objektin “mjete që nuk kanë atë destinacion  apo janë të palicensuar” dhe vendos termin “jashtë orarit”. Ndërkohë që mjetet ishin të licencuara nga bashkia për të kryer këtë transport në këto destinacione dhe është pikërisht kjo e fundit që vendos nëse i hiqet apo jo licenca.

Fiks Fare ndoqi ankesën e ardhur nga një subjekt i cili operontë në linjën ndërqytetase të Korçës, për transportin e udhëtarëve në zonat Vinçan dhe Goskovë. Ata pretendojnë se policia e qarkullimit rrugor i bën presion të vazhdueshëm duke vendosur gjoba dhe kërkuar tërheqje të licencës me të cilën punojnë. Në një intervistë për Fiksin pronari aktual por edhe ai që ka punuar dikur këtë linjë tregojnë se policia i ka vendsour rregullisht gjoba qoftë për orarin, por edhe në rastet kur nuk kanë konstatuar leje duke favorizuar kështu subjektet të cilat punojnë pa licencë. Rasti më flagrant është ai i bllokimit të dy mjeteve të operatorit që punon këtë linjë ku brenda orës për një vonesë 15 minutëshe policia i ka bllokuar mjetet duke i kërkuar edhe tërheqjen e licencës.

Fiksi intervistoi edhe përgjegjësin e Drejtorisë së Transporteve të Bashkisë Korçë Nikolin Lika, i cili pranoi se kjo situatë ka krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve. Ai theksoi se për këtë linjë nuk kanë patur asnjë ankesë nga banorët e zonës dhe heqja e licencën nuk është diskutuar asnjëherë.

Në përgjigjen e saj lidhur me këtë situatë  Drejtoria e Policisë Qarku Korçë  pretendon se pavarësisht se procesverbali i plotësuar nga polici i qarkullimit ishte pjesërisht i rregullt, kjo gjë është korigjuar nga komisioni. Sipas tyre, për shkak të vonesës në orar, komisioni ka vendosur t’i  heq lejen e qarkullimit për  8 muaj dhe një gjobë,  50 mijë lekë të reja.

Por nëse analizojmë procesverbalin e policit,  subjekti është konstatuar se ishte me vonesë në orar, dhe sipas tij ka shkelur nenin  86 pika 1 të kodit rrugor . Por ky nen nuk parashikon këtë kundravjatje, por shprehimisht thotë ” Për zbatimin e këtij neni, një mjet do të quhet i caktuar në shërbimin në linjë kur ushtruesi i këtij transporti, që shpërblehet për punën e realizuar, kryen rrugë të një destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish.”

LEXO EDHE:  Stop – Emigrantja paguan gabimisht dy vjet dritat e një tjetri

LEXO EDHE:  Ekskluzive-skandali/Drejtuesit të lartë të policisë i refuzohet viza nga Britanikët

Korigjimin sipas shkresës e ka bërë komisioni, por edhe ky i fundit edhe pse ka dënuar subjektin për vonesat në orar neni që ka vendosur flet për kundravjatje në rastet kur automjeti nuk është i licencuar për atë destinacion. Më saktë neni 81 pika 8 dhe neni 81.10 ku thuhet “81.8. Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë” kurse neni 81.10  shkruhet “Mosrespektimi i pikave 8 dhe 9 çon në masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së qarkullimit nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsëritjeje pezullimi i lejes së qarkullimit shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj.”

Pra si polici i qarkullimit rrugor, ashtu edhe komisioni që ka vlerësuar punën e tij dhe ka marrë vendimin, e kanë dënuar subjektin në bazë të neneve të ndryshme nga kundravajtja e cilësuar, vonesë në orar. Mbi të gjitha qëndron fakti se Institucioni licencues Bashkia  Korçë, jo vetëm që nuk ka patur ankesa për subjektin në fjalë, por kjo masë e vendosur nga  policia ka vështirësuar  transportin e qytetarëve në këtë linjë. /Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gazetari zbulon burrin e deputetes socialiste me virusin “Korona”

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e virusit “korona”, që po tmerron botën dhe ka futur në panik shqiptarët, ka qenë në fokus të temës. Krahas të ftuarve të tjerë në të është prezent dhe gazetari Bledian Koka, i cili gjatë fjalës së tij ka zbuluar, se ka dijeni rreth prekjes nga koronavirusi edhe bashkëshortit të një deputeteje socialiste

Në dijeninë time, rezulton se disa mjek, mes të cilëve edhe bashkëshorti i një deputeteje të PS-së, Klodiana Spahiu, i cili është një ndër shefat e spitalit të Durrësit, është vendosur menjëherë në karantinë. Në dijeninë time deputetja e ka bërë tamponin e parë dhe ka rezultuar negative”, ka deklaruar Koka./CNA.al 

LEXO TE PLOTE