Connect with Us

Dyshonte se kishte infektuar të tjerë/ I jep fund jetës infermierja me koronavirus

Bota

Dyshonte se kishte infektuar të tjerë/ I jep fund jetës infermierja me koronavirus

Publikuar

-

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrtohen rreth 150 raste me Covid-19

Një infermiere 34-vjeçare italiane, e cila punonte në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit “San Gerardo” të Monzas, i dha fund jetës duke i vetëvrarë këtë të martë, raporton “Ilmessaggero.it”.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Profesionit të Infermierisë (Fnopi) në një shënim në të cilin shpreh “gjithë dhimbjen dhe shqetësimin.

Në njoftimin e Federatët, theksohet se infermierja kishte rezultuar pozitive me koronavirus dhe “kishte jetuar me stres të rëndë nga frika se mos kishte infektuar të tjerët”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil

Publikuar

-

Nga

Testet laboratorike nga Departamenti i Shëndetësisë së Minesotës kanë konfirmuar rastin e parë të njohur të variantit të koronavirusit të gjetur fillimisht në Brazil, tha kjo agjenci mbrëmjen e së hënës.

Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër për zgjatjen e ndalimit të udhëtimit nga disa shtete. Në bazë të këtij urdhëri, pothuajse të gjithë jo-amerikanëve që kanë qënë kohët e fundit në Brazil, Afrikën e Jugut, Britani, Irlandë dhe 26 vende të tjera evropiane nuk u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me vaksinimin, Presidenti Biden u tha gazetarëve se ka gjasa që 1 milion doza në ditë ose më shumë do të jenë gati në rreth tre javë.

“Nëse përdorim maskat nga tani e deri në fund të prillit, ekspertët thonë se mund të jemi në gjendje të shpëtojmë 50,000 jetë”, tha Presidenti Biden.

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të dielën se qeveria federale po shton përpjekjet për të gjurmuar mutacionet e koronavirusit ndërsa variante të reja më ngjitëse po shfaqen nëpër botë.

LEXO EDHE:  Koronavirus me hapa të shpejtë/ Kompania CureVac në përpjekje për të krijuar vaksinën

LEXO EDHE:  Ekonomia në kohën e Covid-19/ Besart Kadia bën analizën: Rënien do ta ndjejnë të gjithë

Varianti i virusit SARS-CoV-2 i njohur si Brazil P.1 u zbulua nga një mostër e marrë nga një individ që jeton në Minesota, që kishte qënë kohët e fundit në Brazil, thuhet në deklaratën e shtypit të departamentit të shëndetësisë. Agjencia tha se kjo shënon rastin e parë në Shtetet e Bashkuara të variantit të zbuluar për herë të parë në Brazil.

Ndërsa mendohet se varianti i virusit të zbuluar në Brazil të jetë më ngjitës se lloji fillestar i koronavirusit, ende nuk dihet nëse sëmundja që shkakton është më e rëndë.

Ngjashmëritë mes variantit të zbuluarnë Brazil dhe atij në Afrikën e Jugut, i cili zvogëlon efikasitetin e trajtimit me antitrupa, sugjeron se varianti i gjetur në Brazil gjithashtu mund të rezistojë ndaj trajtimit me antitrupa, kanë thënë shkencëtarët. Varianti i identifikuar fillimisht në Britani tashmë është zbuluar në të paktën 20 shtete amerikane./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Publikuar

-

Nga

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dorëzuar dorëheqjen.

Ashtu sic ishte paralajmëtuar Conte i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen ndërsa pritet të ketë dhe një takim me Presidentin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij i hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar i licensuar për vaksinën anti Covid: Mund të japë efekte anësore mes 12-14 orëve

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 30 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Sipas medieve fqinje, dorëheqja e Conte krijon një krizë, të lindur nga konfliktet mes partive të koalicionit qeverisës, që nuk u sanksionua nga një votë mosbesimi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bilanci/ Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me Covid në gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën. Më konkretisht, numri i të infektuarve është 100,318,660.

SHBA është vendi më i prekur nga pandemia pasi numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19. Kurse, bilanci i viktimave është 431,392. India mban vendin e dytë pasi ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën.

Prej disa muajsh mbarë bota po përballet me virusin vdekjeprurës, ndërsa frika është shtuar dhe nga varianti i ri i COVID-19. Në të gjithë botën janë regjistruar 2,124,193 vdekje.

LEXO EDHE:  Ekonomia në kohën e Covid-19/ Besart Kadia bën analizën: Rënien do ta ndjejnë të gjithë

LEXO EDHE:  Akuzat për prostitucion/ Shqiptarit i vihen prangat

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të reja ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia. Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE