LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dramë politike në kohën e rritjes së pandemisë

24 Mars 2020, 08:26, Kosova & Bota CNA
Dramë politike në kohën e rritjes së pandemisë

Qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizojë lëvizjet e qytetarëve. Reagimet janë të forta. President, Hashim Thaçi këtë vendim e cilësoi antikushtetues.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të hënën vonë, mori vendim që të kufizoi lirinë e lëvizjes së qytetarëve për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Por, ky vendim  u cilësua antikushtetues nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi që të tërhiqet vendimi. Edhe Presidenti më herët pati kërkuar masa ekstreme për ta parandaluar përhapjen e pandemisë, por kjo të bëhej përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën nuk ishte pajtuar kryeministri Kurti.

Në vendimin e mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës “ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga data 24 mars 2020 gjatë orës 10:00- 16:00 dhe prej orës 20:00- 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), si edhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë?. Po ashtu  në vendim thuhet se “lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët, duke ndaluar edhe tubimet në të gjitha mjediset private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura, përveç atyre që janë të domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalimin dhe luftimin e virusit Covid-19. E në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit?.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thai, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme pak para mesnatës, vendimin e qeverisë së Kosovës e cilësoi antikushtetues dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të mos ta respektojnë vendimin e qeverisë. Presidenti tha se vendimin e qeverisë do të dërgojë të martën, 24.03. në Gjykatën Kushtetuese.

Kufizimet ndesh me liritë e të drejtat e njeriut

“Është një vendim i rrezikshëm për qeverinë dhe qytetarët e vendit. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është e papërgjegjshme institucionalisht dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, e gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës. Një gjendje e tillë nuk ekziston?, argumentoi Presidenti Thaçi, duke bërë thirrje që mos të zbatohet vendimi i qeverisë së Kosovës.

“Qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë, e ripërsëris, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet anti kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. Nënvizoj, as policia e Kosovës as organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim anti kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale. Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Kosovës?, tha presidenti Thaçi.

Kundërshtimi i qeverisë së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm në qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi se “vendimi i qeverisë për masa dhe kufizim të lëvizjeve bazohet tek Neni 55 i Kushtetutës, paragrafi 1, dhe tek Ligji nr.02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse?. Prandaj, sipas tij, “presidenti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat e qeverisë kundër koronavirusit?.

Nga ana tjetër kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Isa Mustafa, partia partnere në qeveri dhe e cila tashmë ka inicuar mocion  mosbesimi për qeverinë Kurti, shkroi se “vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria?. Ndryshe sipas tij, “shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh, kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit?.

Edhe udhëheqësit e partive politike parlamentare në opozitë e kundërshtuan vendimin e qeverisë. Në një deklaratë të “Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet se “vendimi i qeverisë është një akt i paligjshëm, sepse shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës?. “Liria e lëvizjes dhe liritë e tjera që preken nga masat e fundit të marra prej Qeverisë, janë të shenjta e të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova?, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Haradinaj: Veprim për të vendosur kontroll

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, shkroi në profilin e tij se “vendimi i qeverisë është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit?. “Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë. Kosova nuk është shtet i diktaturës, por i frymës së demokracisë?, shkroi Haradinaj.

Sidoqoftë, në këtë kohë të përplasjeve politike ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Thaçi, por edhe ndërmjet partnerëve të koalicionit Vetëvendosje-LDK, numri i të prekurve me koronavirus vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë u dyfishua dhe arriti në 61 persona. E gjatë ditës së martë, kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të vendosur për seancën për mocionin e LDK-së për mosbesim ndaj qeverisë Kurti. Në mbështetje të këtij mocioni pos LDK-së tashmë janë deklaruar edhe partitë opozitare./ DW

Lajmet e fundit nga