Connect with Us

“COVID-19 reflektim për investimet në shëndetësi”/ Meta kritikon qeverinë

Politikë

“COVID-19 reflektim për investimet në shëndetësi”/ Meta kritikon qeverinë

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se pandemia e koronavirusit kërkon reflektim të veçantë për nivelin e investimeve në sistemin shëndetësor të vendit. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, kreu i shtetit këshilloi t’I jepet më shumë peshë sektorit të epidemiologjisë që sipas tij në kohën e komunizmit ka patur jo pakk investime.

“Mendoj që reflektimet do të jenë të shumta por një ndër kryesoret sa i takon sistemit të shëndetësisë është dhënia prioritet e sektorit të epidemiologjisë pasi në sistemin e kaluar për shkak edhe të shumë sëmundjeve të trashëguara dhe që kishim të bënin me një Shqipëri shumë më të prapambetur ka qenë një sistem mjaft i centralizuar ku është investuar jo pak por në kushtet e reja ndoshta s’ka marrë atë peshë që duhet. Sikur e shohim globalizimi nuk ka vetëm disa të mira të përbashketa, por ka dhe rreziqe të përbashkëta për të cilat duhet të jemi më të përgatitur për të ardhmen. Do të duhet të investojmë më shumë si shtet, si shoqëri në këtë drejtim në mënyrë që të jemi sa më të mbrojtur sa më të përgatitur”, tha Meta në Përballë.

Presidenti përshëndeti angazhimin e të gjitha palëve politike për situatën e krijuar nga Covid-19, por kërkoi edhe më shumë bashkëpunim mes tyre.

LEXO EDHE:  Meta mesazh Kosovës dhe Serbisë/ “Është koha të zgjidhet problemi”

“Së pari është pozitive që e gjithë politika është fokusuar tek shëndeti i qytetarëve. Së dyti qeveria ka ndërmarr të gjithë masat e saj që janë bërë publike. Njëkohësisht kemi vënë re që edhe opozita ka qënë mjaft e angazhuar në të gjithë këtë process edhe në të gjithë këtë sfidë, edhe me propozimet e saj të vazhdueshme. Kemi vënë re që politikanët po japin shëmbullin e respektimit të distancave sociale. Sigurisht është një proces i cili sigurisht ka nevojë edhe për më shumë bashkëpunim edhe për më shumë gjithëpërfshirje, bashkimin e të gjitha energjive pozitive dhe të gjitha kapaciteteve që Shqipëria ka në fushën e shëndetësisë por edhe në fushën e ekonomisë”, theksoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat/ Cakaj: Fjalën e fundit e kanë vendet anëtare

Publikuar

-

Nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ftuar në “Real Story” u shpreh se në lidhje me hapjen ose jo të negociatave, fjalën e fundit e kanë vendet anëtare.

Cakaj thekson se ka besim e shpresë këtë herë, për shkak se procesi pritet që të jetë më rigoroz dhe gjetjet e Komisionit Europian prtet që të mos vihen në dyshim.

“Fjalën e fundit në vendimmarrje e kanë vendet anëtare dhe jo Komisioni Europian. Procesi është më rigoroz. Ne nuk kemi pasur problem mos-plotësimin e kushteve, sepse KE ka thënë se kemi plotësuar kushtet, por disa vende të BE kanë votuar kundër nesh. Do ketë më pak hapësirë që të vihen në pikëpyetje ato që gjen Komisioni.

Po ashtu, Cakaj vlerësoi se Shqipëria duhet që të plotësojë kushtet që i janë vendosur.

LEXO EDHE:  Rama, Berisha, Meta e Tahiri përfundojnë në Gjykatën e Lartë/Për çfarë do dëshmojnë

LEXO EDHE:  Si gënjen Petrit Vasili me Ilir Metën

“Kjo do të thotë se duhet të shënohen rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe Shqipëria do të jetë në gjendje që të realizojë aspiratat e saj. Pastaj, do të ketë mbledhje të parë ndër-qeveritare. Nuk mund të flas dot me afate kohore se kur mbahet Konferenca e Parë Ndër-qeveritare. Ka disa kushte që Shqipëria ka për të plotësuar. Maqedonia e Veriut ka të tjera reforma, ne kemi reforma të tjera. Cdo vend ka tipare të ndryshme dhe duhet të bëjë reforma në atë fushë që iu kërkohet”, tha Cakaj.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati reagon për vendimin e negociatave/ “Të mos analizojmë paragjykimet, duket përgjegjshmëri”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me vendimin e BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Bushati thotë se ky proces ka shkaktuar konfuzion ndër vite, procedurat e vetë BE-së kanë qenë të koklavitura dhe politika shqiptare i ka lexuar bardh e zi, duke lënë në harresë interesin e qytetarëve.

Socialisti deklaron se lufta me virusin po dëshmon se jemi një popullsi e informuar dhe vetëmotivuar dhe me këtë armë po e luftojmë atë, ndërsa thekson se e njëjta gjë vlen për proceset madhore siç janë reformat e domosdoshme që burojnë nga procesi i integrimit europian.

“Vendimi i sotëm konfirmon në thelb vendimin e 26 qershorit të vitit 2018, ku vendet Anëtare të BE-së iu përgjigjen pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Asokohe, Vendet Anëtare skicuan rrugën drejt zyrtarizimit të bisedimeve, përmes një procesi përgatitor dhe afatizimin e tij, duke përcaktuar Qershorin e 2019-ës si periudhën e zyrtarizimit të bisedimeve dhe fundin e 2019-ës për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që simbolizon nisjen e bisedimeve.

Për arsye që lidhen me debatet brenda BE-së rreth të ardhmes së projektit europian (sidomos pas BREXIT), kalendari i mësipërm nuk u respektua. Madje, vitin e kaluar, përjetuam momente dramatike kur për një çast u mendua se procesi i zgjerimit do të ndalonte deri ne reformimin e kërkuar për BE-në, sidomos nga Franca. Vështruar në këtë kontekst, vendimi i sotëm dëshmon gadishmërinë e BE-së për të filluar bisedimet për anëtarësim. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, për shkak të virusit, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban hapur derën e Bashkimit Europian, e për rrjedhojë mban “gjallë” procesin e zgjerimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-ministri deklaron se vendet anëtare sot përcaktuan edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe kujton se për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para vendeve anëtare.

“Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në “detyra shtëpie” në Rezolutën që miratuam në Kuvend “Për mbështetjen e procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, më 3 Tetor 2019. Na duhet t’i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë në këtë dokument, të përfitojmë nga ekspertiza e çmuar e Komisionit të Venecias dhe përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional të adresojmë qoftë çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë, ashtu dhe të përmirësojmë ligjin për median”, nënvizon ai.

LEXO EDHE:  Video e dytë e Metës për Dvoranin/ Berisha: Pseudogjykatësi i korruptuar që përdhosi procesin e vetingut

LEXO EDHE:  Presidenca paralajmëron fakte tronditëse/ Ftesë të hapur Manjës: Të bindur se do na bashkohesh

Bushati deklaron se “Konferencës së Parë Ndërqeveritare i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të dokumentit të “Kuadrit Negociues”. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet negociimi. Pra, jo thjesht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare apo negociimin e kapitujve të grupuar (clusters). Si ta kuptojmë këtë? Meqë jetojmë në kohë pandemie edhe shembullin po e marr nga shëndetësia. Në mënyrë simbolike, nëse BE-në do ta krahasonim me një trupë vendimmarrëse mjekësore, Komisionin Europian me mjekun specialist dhe Shqipërinë me pacientin, në dokumentin e “Kuadrit Negociues” përvijohet protokolli i shërimit që duhet të ndiqet nga pacienti në mënyrë që të shërohet. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një listë me çështje, adresimi i të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e “Kuadrit Negociues” që Komisioni do të paraqesë para Vendeve Anëtare. Këto çështje duhen konsideruar si detajim i përmbushjes së 5 prioriteteve, të cilat në një mënyrë a tjetër do ta shoqërojnë Shqipërinë për gjatë gjithë procesit të anëtarësimit në BE. Për të trajtuar këto çështje nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional”

Socialisti thekson se vendet anëtare të BE-së nuk kanë përcaktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por kanë preferuar formulimin se një gjë e tillë do të ndodhë “sa më shpejt që të jetë e mundur, pas miratimit të Kuadrit Negociues nga Këshilli”. “Një formulim i tillë pa datë dhe precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e Kuadrit Negociues dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Përkundrazi është motivim për më shumë reforma të qëndrueshme”, shkruan më tej ai.

“Nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentët e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së. Por, duhet ta nisim nga vetja. Sepse që nga viti 1991 e deri më sot, mungesa e bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional është një fakt kokëfortë pengues për çlirimin e potencialit të Shqipërisë në këtë proces. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë përgjegjshmëri, maturi, unitet!”, nënvizon Bushati/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të luhet më”/ Basha kërkesë qeverisë: 50 mln eurot të administrohen me transparencë

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian akordoi sot 50 milionë euro në luftën kundër koronavirusit për Shqipërinë.

Lidhur me këtë ccështje ka folur dhe kredemokrati Lulzim Basha në një lidhje për “Tempora”, teksa kërkoi që ky fond të menaxhohet me transparencë.

Ne nuk jemi vetëm, ndryshe nga ç’mund të pretendohet në momente paniku. BE ka ndarë plot 50 milion euro për vendin tonë, pjesë e një paketë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është një vepër bujarie dhe largpamësie, pasi alokohet me atë që po bën qeveria pas 2-3 javësh kërkesash nga opozita.

Është një ndihmë që nuk mund të harrohet dhe duhen falënderuar taksapaguesit evropianë. Këto para duhet të administrohen me transparencë dhe kujdes. Të shkojnë aty ka më shumë nevojë dhe të shkojnë sa më shpejt. Këtu është bërtitur fitore, kur negociatat nuk ishin hapur. Tashmë nuk mund të luhet më.”

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e analistit/Ilir Meta nuk betohet si President, ja çfarë do ndodhë

LEXO EDHE:  Meta: Rexhep Çeliku, shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart

 

 

LEXO TE PLOTE