Connect with Us

COVID-19/ MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët e “ngecur” në Hungari

Sociale

COVID-19/ MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët e “ngecur” në Hungari

Publikuar

-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Hungari , që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të tyre të qëndrimit, para përfundimit të tij.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, me një vizë të vlefshme apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, se mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.

LEXO EDHE:  Foto-“I more shpirtin popullit, o xhaxhi Enver”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Qytetarët shqiptarë të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Beteja ndaj koronavirusit/ AKU thirrje subjekteve që tregtojnë fruta-perime

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Së fundmi AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,
Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit.

Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Bashën: Tradhtar, nuk ke lidhje me PD-në

LEXO EDHE:  Habit Paloka, PD nuk donte, na e kërkuan qytetarët protestën

Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 123 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 123.

Specialistja e sëmundjeve infektive në ISHP, Eugena Tomini  deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.

“Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.
Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

LEXO EDHE:  Rama publikon videon emocionuese/ Qytetarët i nxjerrin bojën: Mjerim, kishte të drejtë Migjeni

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Hungari/ Soros, migrantët dhe epidemia

•Tiranë            72 qytetarë
•Durrës             8 qytetarë
•Lushnje     4 qytetarë
•Elbasan     2 qytetarë
•Fier        12 qytetarë
•Rrogozhinë     2 qytetarë
•Kavajë            4 qytetarë
•Korcë              9 qytetarë
•Vlorë              4 qytetarë
•Shkodër          2 qytetarë
•Lezhe             1 qytetarë
•Berat              1 qytetarë
•Has                 2 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”-tha Tomini.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Si të mbroni veten nga COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Qëndroni në shtëpi dhe dilni vetëm për medikamente ose nevoja ushqimore.

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

LEXO EDHE:  Habit Paloka, PD nuk donte, na e kërkuan qytetarët protestën

LEXO EDHE:  Foto-“I more shpirtin popullit, o xhaxhi Enver”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Mbani një distancë të caktuar, dy metër nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.

LEXO TE PLOTE