Connect with Us

As koronavirusi nuk i ndal shqiptarët/ 40-vjeçari kapet me 5 kg kokainë në Itali

Kronika

As koronavirusi nuk i ndal shqiptarët/ 40-vjeçari kapet me 5 kg kokainë në Itali

Publikuar

-

Një 40-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 5 kg kokainë të pastër në Perugia.

Droga u gjet e fshehur në bagazhin e makinës së 40-vjeçarit e ndarë në disa pako, si dhe 19 mijë euro brenda dy çorapeve.

Nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të arrinte deri në 1.5 mln euro.

LEXO EDHE:  Itali arrestohet shqiptari me 1.4 Kg kokainë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit

Publikuar

-

Nga

Shullazi në izolim 41-BIS/ Avokati i dërgon letër Metës, Ramës e Ruçit

Kërcënohet me mesazh avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Rasti është bërë i ditur nga vetë avokati, i cili e ka referuar denoncimin e tij në Policinë e Tiranës.

Shiko familjen mos u merr me hallet dhe kusuret e Shullazit”, është mesazhi që ka mbërritur në celularin e avokatit Meçe.

Kujtojmë se Meçe është avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit që prej prillit të 2016. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ U gjetën eshtra në makinën e djegur, lëvizjet e tij të fundit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja dalin janë zbardhur zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në makinën e gjetur të djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte dhe eshtra, një orë dhe një celular. Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Burimet e gazetares konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Vidhte qendrat tregtare/ Kapet hajdutja shqiptare në Itali

LEXO EDHE:  Fitorja e Matteo Salvinit trondit koalicionin qeverisës në Itali

Gazetarja Lala tha se eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin. Pekoreli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një shtëpi në Pogradec/ Humb jetën 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka i rënë në një shtëpi në fshatin Vërdovë të Pogradecit e për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçari.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte i vetëm 42 vjeçari.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE