Connect with Us

Aktiviteti tek Teatri/ Shoqërohet në polici regjisori Robert Budina dhe një arkitekt

Kronika

Aktiviteti tek Teatri/ Shoqërohet në polici regjisori Robert Budina dhe një arkitekt

Publikuar

-

Shoqërohet në polici nga Forcat Shqiponja regjisori i njohur, Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani.

Arsyeja e shoqërimit ne polici është shkuarja në oborrin para Teatrit Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat.

Budina dhe Merxhani u shoqëruan në drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi ishin dy personat që mbajtën komunikatën për mediat. Në qendër të komunikatës ishte lajmi se godina e Teatrit ishte pranuar nga Europa Nostra si një nga 7 zonat e mbrojtura në kontinent.

Para teatrit ishin mbledhur dhjetë persona të cilët u shpërndanë menjëherë nga policia. Pavarësisht se orari kur u mbajt deklarata ishte brenda atij të lejuar, Budina dhe Merxhani u shoqëruan në polici.

DEKLARATA

Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 7 Vendndodhjeve më të Rrezikuara në Europë.

Ky ishte lajmi më domethënës në një përpjekje që filloi gati njëzet vjet më parë dhe kulmoi dy vitet e fundit, me qëndresën titanike të artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që mbrojtën Teatrit Kombëtar nga tentativa e autoriteteve shqiptare, përkatësisht, pushteti qendror dhe ai vendor, për ta shembur.

Europa Nostra – Zëri Europian i shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore – dhe organizata partnere e saj, Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, kanë shpallur sot 7 Vendndodhjet e Trashëgimisë më të rrezikuara në Europë për vitin 2020.

Në këtë përzgjedhje, Teatri Kombëtar i Shqipërisë mori vlerësimin: Shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930, i cili është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me rrezikun e afërt të shembjes.

Vendndodhjet e tjera në këtë listë përfundimtare janë:

Kështjella Jezeří, Horní Jiřetín, REPUBLIKA ÇEKE, Kështjella e Sammezzanos, Toskanë, ITALI, Blloku Y, Lagjja Qeveritare, Oslo, NORVEGJI, Centrali elektrik Szombierki, Bytom, POLONI, Fortesa e Beogradit dhe Rrethinat e saj, SERBI dhe Stadiumi Pleçnik, Ljubljanë, SLLOVENI.

7 Vendndodhjet më të Rrezikuara për vitin 2020 i përzgjodhi Bordi i Europa Nostra-s nga lista me 14 vendndodhje të përzgjedhura më parë nga një panel ekspertësh. Përzgjedhja u bë në bazë të domethënies së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilës prej vendndodhjeve, si edhe në bazë të rrezikut të afërt që u kanoset. Shkalla e përkushtimit të komuniteteve lokale dhe përpjekjet e palëve të interesuara shtetërore dhe private për të shpëtuar këto vendndodhje u konsideruan si vlera të shtuara vendimtare. Një kriter tjetër përzgjedhës ishte potenciali i këtyre vendndodhjeve për të vepruar si katalizator për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në lokalitetet e tyre dhe më gjerë, në rajonet përkatëse.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë vërtetoi që i plotëson të gjithë këto kritere.

Vlera e lartë arkitektonike u dëshmua nga letra mbështetëse që kanë ardhur nga disa institucione të rëndësishme, përfshirë Europa Nostra që në vitin 2018.

Angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar Teatrin Kombëtar ka qenë dhe është madhështor.

Aksione të qarta që e kanë dëshmuar këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mbi dy vjet që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 Korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 65 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me vlerat e Teatrit Kombëtar dhe rrezikun për shembjen e pajustifikueshme të Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë  kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.

LEXO EDHE:  Kontrolli i policisë fundos 47-vjeçarin nga Berati/ Ja çfarë iu gjet në banesë

Një kriter tjetër i rëndësishëm ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si hapësirë publike në shërbim të qytetit duke nxitur vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij. Hapësira publike e kompleksit teatror është kthyer tashmë në një kuvend të munguar të  shqiptarëve në këto vite të vështira tranzicioni për tema të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.

Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, profesionistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar i përfaqësuar nga kjo organizatë dhe rrjeti i organizata ku ajo bën pjesë me fokus të veçantë partnerët e programit 7-të Vendodhjet më të Rezikuara. Simbolika është domethënëse: Me Teatrin Kombëtar Shqipëria hyn kështu në BE përmes kulturës dhe trashëgimise¨.

Me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, Europa Nostra do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në procesin e restaurimit përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Ky sukses i padiskutueshëm i kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar dhe shpallja e tij një monument i rëndësishëm europian i dedikohet të gjithë atyre artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve protestues, të cilët përgjatë këtyre mbi dy viteve, hartuan relacione vlerësuese, kundërshtuan me argumenta qeverinë, përgatitën kritikat ndaj ligjit special, që i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, sensibilizuan faktorin politik, kulturor, mediatik, atë të trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata, kontaktuan për këtë qëllim Delegacionin Europian në Shqipëri, Komisionin Europian, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, si edhe profesionistë të huaj, media dhe institucione teatrore në mbarë Europën. Aktivistët tanë, arkitektë, artistë, profesionistë të fushave të ndryshme përgatitën dosjen teknike në bashkëpunim me Fondacionin Gjirokastra kryen aplikimin në Europa Nostra. Një vlerë e shtuar në këtë proces ishin edhe letrat mbështetëse nga shoqatat vëndase dhe të huaja dhe institucionet publike. Për herë të parë qytetarë të angazhuar në një kauzë qytetare ndërmarrin një rrugëtim të tillë, domethënës, të përgjegjshëm për ta çuar deri në fund, për t’u mbyllur me një fitore më herët të papërfytyrueshme.

Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit.

Kjo fitore e mbërritur në një moment të vështirë shëndetësor për vendin, si pasojë e pandemisë botërore të virusit corona, është mjekimi i duhur ndaj politikave anemike të qeverisë që nuk kanë sëmurur vetëm kulturën e trashëgiminë, por edhe vetë demokracinë shqiptare.

Gëzuar reasturimin e Teatrit Kombëtar, djepit të kulturës shqiptare!

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Tiranë më 24 Mars 2020

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rilindja shpërblen policin e lidhur me grupet kriminale   

LEXO EDHE:  Skandal/ Rilindja shpërblen policin e lidhur me grupet kriminale   

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE