Connect with Us

Video-Menaxheri në Korçë i prekur nga Covid-19/ CNA.al zbulon detajet, ja kush është pronari i lokalit

Politikë

Video-Menaxheri në Korçë i prekur nga Covid-19/ CNA.al zbulon detajet, ja kush është pronari i lokalit

Publikuar

-

Dy ditë më parë CNA.al raportoi e para faktin se edhe qyteti Jug-lindor i Korçës ishte prekur nga pandemia e Coronavirus.

CNA.al afër mesnatës të së shtunës raportoi për një rast i cili ishte një person 30 vjeç, menaxheri i një lokali shumë të frekuentuar në qytetin jug lindor. (Lexo ketu)

Shumë qytetarë në grupime e rrjete sociale kërkonin identifikimin e personit të parë të prekur, i cili u pasua dhe nga dy të tjerë.

Prona e Ben Blushit në Korcë

Lokali është një nga pub-et më të frekuentuara të Korçës, “Republika”.

Disa javë më parë raportuam me dokumenta ekskluzive edhe pronësinë e këtij ambienti biznesi i cili i përkiste ish deputetit Ben Blushi blerë në vitin 2015, në shumën vetëm 30 mijë euro dhe deklaruar prej tij në formularin e deklarimit të pasurive.

Kujtojmë këtu se CNA.al më parë ka raportuar në lidhje me një ambient, 140 metër katëror, në katin e parë të kësaj godine në Korçë, e blerë nga ish-politikani Ben Blushi, ndërsa pronësia është në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Pra, Ben Blushi ka blerë në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes 140 metër katëror, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake, për vetëm 30 mijë euro. (Lexo këtu)

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.  Të cilat janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit, por gjithësesi lokali është një biznes me qera që vazhdon aktivitetin e tij.

       Ben Blushi, Eva Blushi

Republika është një nga ambientet më të frekuentuara në Korçë fillimisht si një Snak bar e më pas pub.

LEXO EDHE:  Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

Ndërkohë, tashmë Republika rezulton të jetë biznesi që pati menaxherin e prekur  me Covid-19, i cili u raportua në datën 20 mars, por ai më parë kishte marrë ndihmë në Senatoriumin e Korçës, për tu nisur drejt Tiranës.

Në faqen e Republikës shikon edhe këtë video që ambientet dizifektohen mënjëherë sapo është menduar lajmi se një anëtar i personelit është konstatuar i prekur.

Republika ka pasur një aktivitet të vazhdueshëm deri në ditën kur me vendim qeverie u vendos mbyllja e tyre, pra deri në 8 mars./ CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta do të mbledh Këshillin e Sigurisë ditën e sotme në orën 12:00. Sipas Report Tv, mbledhja do të zhvillohet online.

Kreu i shtetit do të jetë në Presidencë, i shoqëruar nga Këshilltarët e tij, e ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve kryesore në vend do të jenë në zyrën e tyre.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare marrin pjesë:
Presidenti
Kryeministri
Kreu i Kuvendit
Kreu i SHISH
Kryeprokurori
Kryetari i komisionit të Sigurisë
Ministri i Brendshëm
Ministri i Drejtësisë
Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Ekonomisë dhe Financave
Ministri i Energjetikës
Ministri i Shëndetësisë
Ministri i Arsimit
Drejtori i Policisë së Shtetit
Drejtori i Emergjencave Civile
Kryetari i opozitës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk dha përgjigje për gjyqin me Bechettin/ Fevziu debaton ashpër me Ahmetajn: Mos më bëj trimin e të fortin

Publikuar

-

Nga

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe moderatorit Blendi Fevziu.

Fevziu e pyeti Ahmetajn lidhur me gjyqin që shteti shqiptar ka me Francesko Bechettin për mbylljen e Agon Channel dhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila detyron shtetin tonë t’i paguajë 140 milionë euro biznesmenit italian.

“Po çfarë është kjo histori. Asnjë kokërr leku nuk do të marrë, asnjë kokërr leku”, tha Ametaj me vendosshmëri dhe vijoi të flasë për dritën jeshile që Komisioni Europian i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Fevziu i kërkoi të ndërrojë temë dhe kjo gjë tensionoi situatën në studio.

Debati:

Ahmetaj: Qeveria shqiptare dhe kryeministri kanë lobuar fort për t’u hapur negociatat. Po ç’ma bën atë dorë ashtu?

Fevziu: Po ç’më duhet mua kush loboi?

Ahmetaj: Më duhet mua…

Fevziu: S’më intereson se kush loboi dhe me kë loboi

Ahmetaj: Kjo është më interesante për mua, më lër ta vendos unë…

LEXO EDHE:  Tjetër tradhëti e LSI-së dhe Kryemadhit ndaj PD-së

LEXO EDHE:  Analiza e mandateve me zgjedhjet 2015/ Korce e majta shton mandatet, ne Shkoder ruhen ato te vitit 2013

Fevziu: Popo po në kohën kur të jap unë…

Ahmetaj: … se kur të bën Saliu… Po pra ma dhe kohën. Se kur të bën Saliu të njëjtën gjë nuk ja kthen.

Fevziu: Se çfarë i kthej unë Saliut s’të jap përgjigje ty fare, ti s’ke parë gjë hiç! Edhe mos më bëj as trimin as të fortin fare dhe s’ke punë të përmendësh as Saliin, asnjë tjetër

Ahmetaj: Po patjetër…

Fevziu: Tani ktheji përgjigje qytetarëve për lekët që ke për të dhënë dhe mos më qesh fare se është situatë katastrofike.

Ahmetaj: Mos më ndërpre, mnos më ndërpre të lutem.

Fevziu: Ka qytetarë që… ta ndërpres fjalën dhe s’ta ndërres fare

Ahmetaj: Një sekond.

Fevziu: Tani mos më bëj mua replika në studio…

Ahmetaj: Po tani replika do bëjmë ne…

Fevziu: Ti t’më bësh mua agresion në studio, as ti dhe as njeri në këtë botë, asnjëherë/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallja e fatkeqësisë natyrore/ PD: Vendimi u mor 5 ditë pasi e kërkoi Basha

Publikuar

-

Nga

Pasi qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi drejtuar mediave, PD, thekson se ky hap vjen 5 ditë pas kërkesës zyrtare të kryeopozitarit Lulzim Basha.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

LEXO EDHE:  Kulla e betonit, arkitekti Piter e vodhi dhe banalizoi projektin

LEXO EDHE:  Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

 

LEXO TE PLOTE