LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Ambasadorja Yuri Kim apel shqiptarëve: Kjo është një luftë, duhet bashkëpunim!

23 Mars 2020, 18:56, Politikë CNA
Video/ Ambasadorja Yuri Kim apel shqiptarëve: Kjo është një

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të rrinë të bashkuar dhe të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Përmes një videomesazhi ajo ka zbardhur dhe detaje nga takimi që zhvilloi sot me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Kim shprehet se ka vlerësuar kreun e shtetit dhe të qeverisë për udhëheqësinë e unifikuar në luftën kundër koronavirusit.

?Përshëndetje! Doja t?ju thoja se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre për të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të fortë, por të nevojshme. Ashtu si kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama; kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet që të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar, dhe ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi.?, thuhet në videomesazhin e diplomates amerikane.

#IStayAtHome #UneRriNeShtepi

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 23. März 2020

Lajmet e fundit nga