Connect with Us

Tre mënyrat, se si koronavirusi mund të na e ndryshojë përgjithmonë jetën

Blog

Tre mënyrat, se si koronavirusi mund të na e ndryshojë përgjithmonë jetën

Publikuar

-

Nga Johann Fortwengel “The Conversation”

* Vetëdija se jeta jonë do të ndryshojë, po fillon që të dominojë mendjen e gjithësecilit. Për të rrafshuar kurbën e epidemisë COVID-19, me një numër në rritje vendesh janë ndërmarrë masat radikale të distancimit shoqëror. Njerëzit po nxiten ose po udhëzohen,  të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.

Në shumë vende, shkollat ​​janë të mbyllura. E njëjta gjë vlen për teatrot, baret dhe kinematë. Nuk këshillohet udhëtimi për qejf apo punë. Kufijtë po mbyllen. Shumica e njerëzve supozojnë se të gjitha këto masa për të luftuar koronavirusin do të jenë të përkohshme, dhe se në një moment – pas 2, 6 apo ndoshta 12 muajsh – jeta do të kthehet në normalitet si zakonisht.

Dhe në një farë mase, kjo mund të jetë e vërtetë. Por shumë ndryshime mund të jenë të përhershme. Sistemet sociale, qofshin ato të ekonomive kombëtare apo organizatave individuale, janë të ngurta dhe shumë të vështira për tu ndryshuar. Me kalimin e kohës, kompanitë zhvillohen në struktura komplekse dhe burokratike, me aq shumë rutina të rrënjosura të cilat janë gati të pamundura për t’u ndryshuar.

Edhe ekonomitë ndjekin një trajektore të varur kryesisht nga rrethanat. Kjo do të thotë që ato zakonisht u rezistojnë ndryshimeve rrënjësore, dhe ndjekin një rrugë e cila më shpesh nxitet nga një ngjarje e vogël apo nga ndonjë aksident historik. Edhe nëse mund të dëshirojë kandidati për president në SHBA Bernie Sanders dhe përkrahësit e tij, SHBA-ja nuk do të bëhet kurrë një Danimarkë.

Por në kohërat e krizave ekzistenciale, çelet një dritare mundësish për ndryshime. Ndonjëherë, kjo dritare nxitet me qëllim për të ndryshuar rrjedhën e veprimeve. Për shembull, pas incidentit bërthamor që pasoi tërmetin në Fukushima në vitin 2011, kancelarja Angela Merkel vendosi që Gjermania të heqë dorë nga mbështetja tek energjia bërthamore.

Në raste të tjera, një ndryshimi revolucionar po ndodh pothuajse rastësisht, ashtu siç ndodhi dikur me rënien e Murit të Berlinit. Kërkimet në shkencat sociale kanë vërjetur se ndryshimi socio-politik ndodh shpesh gjatë krizave të papritura:një sistem shoqëror mbetet i qëndrueshëm për një periudhë të gjatë kohore, derisa një tronditje e jashtme e prish atë, dhe vë në lëvizje një trajektore të re.Koronavirusi mund të jetë një tronditje e tillë e jashtme, duke riformuluar thelbësisht disa aspekte të mënyrës se si jetojmë.

1. Udhëtimet e biznesit

Udhëtimi për qëllime biznesi, cilësoht shpesh jetik për suksesin e organizatave të tëra dhe efektivitetin e drejtimit të tyre. Sigurisht, është e vërtetë që takimet ballë për ballë ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe besimit, gjë që është shpesh thelbësore për të pasur një projekt të suksesshëm.

Por tani që bizneset dhe organizatat e tjera, po detyrohen të reduktojnë ose ndalojnë rrënjësisht udhëtimet e biznesit, ata mund të kuptojnë se ato nuk janë tek e fundit dhe aq thelbësore, për sa kohë që kanë alternativa. Tani që punonjësit duhet të mbështeten tek video-telefonatat në Skype ose Zoom, në vend se të udhëtojnë nëpër botë për t’u takuar personalisht, ata mund ta kuptojnë se video-konferencat janë një alternativë e mirë:ato janë më fleksibël, më miqësore dhe më të qëndrueshme ndaj mjedisit. Ndërkohë punëdhënësit do të shohin mundësinë e uljeve drastike të kostove. Pra, në të ardhmen, mund të shohim nivele dukshëm më të ulëta të udhëtimit për biznes.

2. Puna nga distanca

LEXO EDHE:  Mos e udhëhiqni Evropën, përmes nxitjes së frikërave të saj

Punët fleksibël, po bëhen gjithnjë e më të përhapura. Por puna nga shtëpia konsiderohet e keqe për individët, pasi ata kanë prirjen që të punojnë më shumë orë. Ajo ka ndërkohë disa efekte negative për kompanitë pasi rrit kostot e koordinimit, dhe avantazhet jetike të të qenit fizikisht i pranishëm në zyrë, si ndërtimi i marrëdhënieve dhe fryma e grupit.

Për këto arsye, ka shenja se hapësira klasike fizike e zyrës, është ringjallur kohët e fundit:disa pionierë të punës nga distanca, i kanë thirrur sërish në zyra punonjësit e tyre. Por tani që puna nga distanca është një domosdoshmëri, punëdhënësit dhe të punësuarit do të duhet të ndërtojnë kapacitetet e duhura dhe të mendojnë se si ta bëjnë punën në një mënyrë efektive.

Individët do të detyrohen të ndërtojnë rutina të reja, ndërsa kompanuitë do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të krijuar hapësira në internet, ku kolegët të bashkëveprojnë jashtë takimeve zyrtare. Marrëdhëniet e mira në vendin e punës janë kritike për risitë dhe qëndrueshmërinë e një kompanie. Koronavirusi, mund të na detyrojë të bëhemi kolektivisht më të aftë në punën në distancë, e cila mund të shfaqet më vonë si një alternative e mundshme për të punuar në zyrat në qendër të qytetit.

3. Ndryshimi i veprimtarisë në shumë fusha

Shumë industri, kishin pësuar tashmë një ndërprerje të konsiderueshme të veprimtarisë përpara, edhe para se të shfaqej koronavirusi. Masat e marra kundër koronavirusi, do t’i përshpejtojnë këto ndryshime të mëdha. Ndryshimi do të vijë si nga ana e kërkesës, ashtu edhe nga ana e ofertës. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, do të nisin t’i përdorin shërbimet online, dhe të shndërrohen në klientë besnikë.

Edhe në fushat e tjera ndryshimi do të jetë po aq dramatik, dhe ndoshta për më mirë. Për shembull, arsimi i lartë ka lëvizur me ngadaltë drejt mësimit nga internet. Por tani që ky sektor është i detyruar të ofrojë leksionet online, universitetet nuk kanë gjasa që të kthehen plotësisht tek gjendja e mëparshme./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Nuk mund ta shndërrojmë Kinën në “shpëtimtaren” e madhe të botës

Publikuar

-

Nga

Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”

* Jan Bremer ndodhej prej një jave i bllokuar në Nju Jork, një pushim nga ritmi frenetik me të cilin është mësuar presidenti i “Eurasia Group”. Me të flasim për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi, dhe përpjekjen e Kinës për t’u shndërruar nga vendi që përhapi epideminë në “Shpëtimtarin e Madh” të botës.

“Kjo narrativë nuk qëndron në këmbë. Paaftësia dhe fshehja që i bëri qeveria e Pekinit, ishin ato që provokuan valën fillestare të epidemisë, çka u pasua nga përhapja  saj në pjesën tjetër të botës, me pasojat që tashmë i njohim të gjithë. Nëse shohim sot dëmet e mëdha që ka pësuar ekonomisë globale, kjo ndodhi nga një virusi që u shfaq për herë të parë në një treg kinez”- thotë Bremer.

“SHBA-ja hezitoi për një kohë të gjatë, përpara se të shpallte emergjencën kombëtare. Në fazën e parë të reagimit ndaj pandemisë, ekonomia më e madhe në botë, që është gjithashtu e vetmja superfuqi industriale dhe teknologjike ushtarake, hoqi dorë nga roli i udhëheqëses globale.

Po ndodh një ndryshim i madh gjeopolitik: SHBA-ja që pas krizës ekonomike dhe financiare të vitit 2008, tregoi lidership dhe rezistencë, po bën tani një hap pas, ndërsa Kina synon ta shndërrojë këtë krizë në një mundësi për ta ndryshuar rendin botëror në avantazhin e vet”- thekson ai.

Qeveria e Pekinit, vendosi dëbimin e të paktën 13 gazetarëve amerikanë, përfshirë korrespodentët nga ”The New York Times”, “The Wall Street Journal” dhe “The Washington Post”. Javët e fundit, ndjenja anti-amerikane në mediat kineze është rritur shumë. Ndërkohë , censura e mediave sociale ka ndihmuar në imazhin e një administrate Trump të paaftë të menaxhojë krizën.

Ndërsa gazetat kineze reklamuan me bujë lajmin se Xhek Ma, themeluesi i gjigantit “Alibaba”’, i dhuroi 500 mijë tamponë testimi Shtetetve të Bashkuara në pamundësi për t’i prodhuar ato vetë, cituan deklaratat e disa zyrtarëve të paspecifikuar amerikanë, për rrikthimin në SHBA të disa ksompanive amerikane.

Edhe qeveria italiane, ka nxjerrë në pah kontributin e Kinës në furnizimin e saj me maska ​​dhe ndihma mjekësore. “Është e çuditshme që askush nuk e vë në dukje, se në shumicën e rasteve këto janë mallra që shiten me një çmim të caktuar, pra është një biznes. Italia, është i vetmi vend i G7 që i është bashkuar Nismës kineze të Brezit dhe Rrugës, një veprim që ka ndërkaq edhe një rëndësi gjeopolitike.

Kina ka filluar një ofensivë për të pastruar imazhin e saj:në fillim brenda vendit, ajo kremtoi përpjekjen e jashtëzakonshme kombëtare për të frenuar epideminë në provincën e Hubeit, dhe e lartësoi udhëtimin e presidentit Xi Jinping në Vuhan si një marshim triumfal; dhe më pas jashtë vendit, ai promovoi ndihmën humanitare dhënë për vendet e treta, përfshirë këtu edhe Italinë, ku mbërritën konsulentët dhe personeli shëndetësor kinezë, bashkë me ndihmat në maska”- thekson Bremer.

LEXO EDHE:  Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!

LEXO EDHE:  Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

Edhe Trump e politizoi çështjen, duke denoncuar “virusin kinez”. “Siç edhe pritej, të dy lojtarët kryesorë e kanë manipuluar çështjen. Qeveria e Pekinit pretendoi se koronavirusi ishte një produkt bioinxhinierik i prodhuar nga ushtria amerikane, i përhapur në Vuhan.

Por këtë herë Kina po luan një “bast” më të madh: Zyrtarët kinezë po kultivojnë fshehtazi idenë e themelimit të një lloji të OBSH-je kineze, me Pekinin në origjinë të zinxhirit global të furnizimeve mjekësore për të ndihmuar vendet që po përballen me pandemi, edhe pse kjo në mungesë të kritereve të transparencës dhe llogaridhënies tipike që përcakton OKB.

Për Bremer, kjo përbën një kthesë historike: nëse Kina e ka humbur gjithnjë ndikimin pas katastrofave natyrore pikërisht për shkak të paaftësisë së saj për të ofruar ndihmë humanitare, këtë herë ajo mund të marrë frenat e udhëheqjes globale, ndërsa administrata Trump mbetet e përqendruar në parullën “Amerika e Para”.

Bota duket se e ka harruar faktin, që ishin pikërisht manovrat kineze për të fshehur të vërtetën, ato që shkaktuan një pandemi globale të koronavirusit. “Kinezët po e fitojnë lojën e diplomacisë publike përballë SHBA, dhe kjo gjë do të çojë në një ribalancim të fuqive në botë”-mendon politologu.

Po çfarë pret ai që të ndodhë më tej? “Qeveritë e tjera do t’a shohin me një sy më pozitiv tregtinë dhe investimet kineze, ndërsa do të rritet kundërshtimi i angazhimit amerikan për izolimin e kompanisë Huauei dhe teknologjinë kineze në vendet mike dhe dhe aleate të Uashingtonit”- mendon Bremer.

Por me Evropën çfarë do të bëhet?. “Në një fazë të parë, vendet anëtare lëvizën me vonesë dhe në mënyrë kaotike. Më pas, BE-ja e ndryshoi strategjinë e saj:më në fund kemi një politikë ndërhyrëse si në aspektin e stimulit direkt fiskal, ashtu edhe të politikës fiskale evropiane. Vendeve anëtare u lejohet të shpenzojnë për përballimin e emergjencës, pa qenë në përputhje me parametrat e Traktatit të Mastrihtit, në mënyrë që të financojnë si infrastrukturën shëndtësore, ashtu edhe bizneset e dëmtuara. Armiqësia e vendeve rigoroze, si Gjermania, Hollanda dhe Finlanda, është e tejkaluar ”- shprehet drejtusi i think-tankut të njohur./ Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Së bashku do t’ja dalim!

Publikuar

-

Nga

Nga António Guterres “Corriere Della Sera”

Shqetësimi i shkaktuar nga COVID-19, na prek të gjithëve. Shumë njerëz janë në ankth, tejet të shqetësuar, dhe në konfuzion. Dhe kjo gjë është tërësisht e natyrshme. Ne jemi duke u përballur me një kërcënim të paparë ndaj shëndetit tonë në këto dekadat e fundit.

Ndërkohë, koronavirusi vazhdon që të përhapet, rreziku rritet, dhe sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe jeta jonë e përditshme janë vënë përballë një prove të vështirë. Më të brishtët
në aspektin shëndetësor, janë edhe më të prekurit.
Në mënyrë të veçantë të moshuarit tanë, dhe të tjerët që vuajnë nga sëmundje kronike, ata që nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore të besueshme, dhe ata që jetojnë në varfëri, apo gjithsesi në kushte jetese të pasigurta.

Efektet ekonomike dhe sociale, të kombinimit të pandemisë së koronavirusit dhe ngadalësimit të ecurisë ekonomike, do të zgjasin me muaj. Por virusi do të arrijë herët a vonë kulmin e vet, dhe më pas do të nisë të zhduket. Dhe atëherë ekonomitë tona, do të nisin të rimarrin veten. Por deri në atë momënt, ne duhet që të veprojmë bashku për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi të rrezijshëm, dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Ky është momenti i maturisë, dhe jo i panikut. I shkencës, dhe jo i stigmës ndaj tjetrit. Është momenti i fakteve, dhe jo i frikës. Edhe pse situata është klasifikuar zyrtarisht si një pandemic nga OBSH-ja, ne jemi në gjendje që ta kontrollojmë atë.
Ne kemi mundësi që të ngadalësojmë transmetimin e saj, të parandalojmë infektimet e reja,
dhe të shpëtojmë shumë jetë njerëzish. Por kjo gjë do të kërkojë përpjekje të pashembullta personale, kombëtare dhe ndërkombëtare. COVID-19 është armiku ynë i përbashkët, të cilit duhet t’i shpallim luftë.

Kjo do të thotë se shtetet, kanë një përgjegjësi për t’u mobilizuar, përgatitur dhe intensifikuar veprimet e tyre. Po në ç’mënyrë? Duke zbatuar strategji efektive të kontrollit; përmes aktivizimit dhe përmirësimit të sistemeve të reagimit emergjent; dhe rritjes së ndjeshme të kapacitetit të testimit dhe kurimit; vënies në gatishmëri të strukturave spitalore, për të siguruar që ato të kenë hapësirën, burimet dhe stafin e nevojshëm, për të bërë ndërhyrje mjekësore që mund të shpëtojnë jetë njerëzish.
Ndërkohë, të gjithë ne të tjerët kemi një përgjegjësi:të ndjekim këshillat e mjekëve, dhe të zbatojmë hapat e thjeshtë dhe konkretë të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore. Përveçse është një krizë e shëndetit publik, koronavirusi po e “infekton” rëndë ekonominë globale.

LEXO EDHE:  Studimi/ Njerëzit janë më të mirë, sesa mendojmë zakonisht

LEXO EDHE:  Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Shqipëri

Tregjet financiare, janë goditur rëndë nga pasiguria. Zinxhirët e furnizimit botëror, janë destabilizuar. Kërkesa për investime dhe konsum ka rënë, me një rrezik real në rritje të një recesioni global. Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë se virusi mund t’i kushtojë ekonomisë globale të paktën 1 trilion dollarë këtë vit, dhe ndoshta edhe më shumë.
Asnjë vend nuk mund t’ja dalë i vetëm në këtë situatë. Tani më shumë se kurrë më parë, qeveritë kombëtare duhet që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të rigjallëruar ekonomitë, shtuar investimet publike, mbështetur tregtinë, garantuar mbështetje financiare që të synojë në veçanti njerëzit dhe komunitetet më të prekura nga koronavirusi, apo ata që janë më të brishtë ndaj ndikimeve negative ekonomike, përfshirë gratë që shpesh përfitojnë një asistencë më të vogël sociale sesa burrat.

Një pandemi, nxjerr në pah ndërlidhjen thelbësore që ekziston në mesin e familjes sonë të madhe njerëzore. Parandalimi i përhapjes së mëtejshme të COVID-19, është një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne. Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetit, janë tërësisht të mobilizuara.

Si pjesë e familjes sonë njerëzore, ne jemi duke punuar pa u lodhur me qeveritë, duke siguruar udhëzime ndërkombëtare, dhe duke e ndihmuar botën që të përballet me këtë kërcënim. Jemi që të gjithë të përfshirë në këtë luftë, dhe të gjithë do t’ja dalim që ta fitojmë atë.

Shënim:António Guterres, është Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

LEXO TE PLOTE

Blog

Hero apo burracak? Fundi misterioz i djalit të madh të Stalinit

Publikuar

-

Nga

Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranverore në kampin e përqendrimit Sashenhauzen në veri të Berlinit. Një burrë, del vjedhurazi nga një dritare në barrakën nr.3 në Kampin Special A. Është një seksion ku mbahen të burgosur emra të njohur, të veçuar snga pjesa tjetër e popullatës së burgut.

Një gardh elektrik me lartësi 2.6 metra, synon të parandalojë arratisjen e të burgosurve. Burri ka veshur çizme të gjata dhe pantallona ushtararake. “Tetar, tetar”- i bërtet ai SS Konrad Hafrish. “Me qëllo!”. Ushtari gjerman i bërtiti të ndalet dhe të rikthehet në kazermë, por burri vazhdoi
të ecë drejt gardhit.

“Mos u bëj frikacak!”- i bërtiti i burgosuri, ndërsa vazhdonte të ecte drejt gardhit elektrik. “Kur preku gardhin unë e qëllova, ashtu siç më tha”- dëshmoi Hafrish tek eprorët. Pas pak orës 21:00 të mbrëmjes, burri që u plagos buzë gardhit ndërroi jetë.
Trupi i tij i pajetë u la aty për disa orë. Ishte një ngjarje e veçantë për komandantin e kampit Anton Kaindl, që njoftoi menjeherë selinë qëndrore të trupave SS në Berlin. Kur një oficer SS dhe 2 ekspertë mjeko-ligjorë mbërritën të nesërmen, viktima u fotografua, hoq nga telat me gjemba, dhe u dërgua në krematoriumin e kampit.

Në raportin e tyre, ekspertët shkruan se një plumb i kishte shpuar kokën 4 cm pas veshit të djathtë, duke i hapur kafkën. Por sipas vlerësimit të tyre, viktima kishte vdekur më herët nga elektroshoku që kishte pësuar nga gardhi elektrik. Trupi u dogj, dhe hiri u dëgua në Berlin bashkë me raportin hetimor dhe çertifikatën e vdekjes.
Tetë ditë më vonë, Ministri i Jashtëm Joakim von Ribentrop mori një raport të fshehtë nga shefi i SS Hajnrih Himler. Në të thuhej:”I dashur Ribentrop, bashkëngjitur me letrën ke një raport mbi faktin se i burgosuri i luftës Jakov Xhugazhvili, djali i Stalinit, u qëllua për vdekje gjatë një përpjekje për t’u arratisur nga Kampi Special A në Sashenhauzen, pranë Oranienburgut”.
Për dekada pas Luftës së Dytë Botërore, mbeti e paqartë sesi kishte vdekur Jakovi, djali më i madh i diktatorit sovjetik. Jakov Xhugashvili, një toger i Ushtrisë së Kuqe, kishte rënë rob i gjermanëve në verën e vitit 1941. Por i ati i tij kishte refuzuar që ta përfshinte në ndonjë shkëmbim të burgosurish.

Vetëm në vitin 1968, arkivat e Departamentit të Shtetit në Uashington, mundësuan rindërtimin e çasteve të fundit të jetës Jakovit. Ato tregojnë se djali i madh i Stalinit nga gruaja e parë, pësoi në burg një krizë nervore, dhe arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte e barabartë me një vetëvrasje.
Por mbeti pa përgjigje një pyetje tjetër:A e kapën vërtet rob gjermanët djalin e Stalinit gjatë luftimeve në vitin 1941, apo ai u dorëzua vetë? Dhe a e dinte i ati këtë gjë, dhe për këtë arsye nuk bëri asnjë përpjekje për të shpëtuar të birin? Duke filluar nga viti 1940, betimi ushtarak i Ushtrisë së Kuqe ishte:”Dorëzimi tek armikut përbën tradhti!”.

Ishte një fjali që vulosi fatin e dhjetëra mijëra qytetarëve sovjetikë. Shumë nga ata që u kthyen shëndoshë e mirë nga burgjet gjermane në fund të luftës, u ekzekutuan me vdekje ose u dërguan në kampet e punës për 25 vjet. Por rusëve nuk iu tha që djali i vetë Stalinit, ishte zënë rob nga gjermanët që muajin e parë të luftës.
Kjo do të thoshte që Jakovi ishte tradhtar i vendit të tij. Po a ishte kjo e vërtetë? Edhe pas vdekjes së Stalinit, në BRSS, nuk thuhej asgjë për të birin. Fati i tij u ripërmend, kur lideri i ri i Partisë Komunistë Mikail Gorbaçov hapi për publikun arkivat e Moskës gjatë epokës së Perestroikës, ndonëse shumë dokumente mbetën sërish sekrete.

Edhe sot e kësaj dite, ato mbahen ende në Arkivin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Podolsk, në jug të Moskës. Kohët e fundit, “Der Spigel” pati qasje në dosjen e Jakov Stalinit. Një dosje prej 389 faqesh tregon historinë e tij që në moshë të vogël, jetën e kaluar nën hijen e babait të tij autoritar, dhe që mori fund pas vetëm 35 vjetësh.
Në dallim motra dhe vëllai i tij dhe babai, Vasili dhe Svetlana, Jakovi, që thirrej me nofkën Jasha, i lindur në vitin 1908, ishte produkt i martesës së parë të Stalinit me një rrobaqepëse gjeorgjiane. Ai u rrit praktikisht pa prindër. E ëma vdiq nga tifoja kur ishte 8-muajsh, ndërsa Stalini nuk i kushtoi aspak vëmendje.

 

LEXO EDHE:  Misteret që mund të fshihen në Vatikan/ Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë bën apelin e fortë

Jakovi nuk ishte në gjendje të përballonte presionin e babait të tij të plotfuqishëm. Por ai ishte i pëlqyeshëm nga vajzat. Kur mbaroi shkollën e mesme në vitin 1925, ai u martua me shoqen e klasës Zoja Gunina, 16-vjeçe, vajza e e një prifti ortodoks. Kur e zbuloi këtë gjë, Stalini e ktheu këtë ngjarje në një skandal aq të madh, sa që djali i tij 18-vjeçar rrëmbeu një pistoletë në kuzhinën e banesës së tij në Kremlin, dhe u përpoq ta qëllonte veten në zemër.
Por plumbi shmangu zemrën, dhe pasi kaloi 3 muaj në spital, Jakovi shkoi në Leningrad, ku qëndroi me të afërmit e njerkës. Por ai u martua prapë me Zojën. Në prillin e vitit 1928, Stalini i shkruajti gruas së tij:”Thuaji Jashës, se unë mendoj që ai sillet si një hajdut, me të cilin unë nuk kam më asgjë të përbashkët, dhe me të cilin nuk dua të kem asnjë lloj marrëdhënieje”.
Pas mbarimit të shkollës, Jakovi ndoqi fakultetin e punëtorëve, një institut përgatitor për universitetin, dhe në moshën 23-vjeçare u regjistrua në Institutin e Transportit Xherzheziznki.

Ai u diplomua në vitin 1935, dhe më pas kaloi një vit duke punuar si inxhinier në një fabrikë të prodhimit të makinave në Moskë, para se të hynte në akademinë e artilerisë së Ushtrisë së Kuqe.
Jakovi nuk ishte si ati, dhe ai u përpoq në mënyrë të dëshpëruar t’i shpëtonte ndikimit të tij. Ai refuzoi të gjitha ofertat, për të pasur ndonjë pozicion të veçantë.
Lufta e Dytë Botërore e kapi në befasi pranë Naro-Fominsk, një qytet 70 kilometra në perëndim të Moskës. Regjimenti i tij u mobilizua, dhe filloi të marshojë drejt perëndimit në drejtim të Minskut. Ai nuk e takoi të atin para se të largohej. Por e telefonoi. “Shko dhe lufto”-i tha Stalinit të birit.
Ushtria e Kuqe ishte në kaos, dhe ushtarët sovjetikë po dërgoheshin në front të papërgatitur. Në 3 javët e para, 1.3 milionë ushtarë u vranë ose u kapën robër. Në mëngjesin e 4 korrikut 1941, u raportua zhdukja e djalit të Stalinit në betejë. Më 26 korrik, komisari i brigades së tij Aleskei Rumjanzev, i nisi një letër drejtorit politik të Ushtrisë së Kuqe.

Ai e përshkruante sjelljen e Jakovit si “korrekte dhe kurajoze”. Më 21 korrik, u kontaktua ushtari që kishte parë i fundit Jakovin. Rumjanjev shkroi:”Ata fshehën unformat e tyre, dhe u veshën si civile. Kur arritën buzë një liqeni, shoku Xhogazhvili i tha Popuridesit që të vazhdonte vetëm, se ai donte të ulej dhe të pushonte”.

Episodi që përshkruan Rumyanzev, sugjeron që Jakov e kishte lejuar veten e tij të kapej rob nga gjermanët. Marrja e parë në pyetje e Jakovit, ndodhi më 18 korrik. Pasi mbaroi lufta, sovjetikët gjetën raportin origjinal të marrjes në pyetje në arkivat e Ministrinë gjermane të Aviacionit në Berlin.
Në to rezulton se djali i Stalinit ishte krenar, mbrojti sistemin politik të vendit e tij, por nga ana tjetër nuk e fshehur zhgënjimin e tij mbi nivelin e dobët të ushtrisë sovjetike, komandant i përgjithshëm i të cilës ishte babai i tij:”Kur u rrethuam, u zhytëm në një panik të tillë, sa që të gjithë u shpërndamë në drejtime të ndryshme… Nuk kishim fare harta. Në njësinë tonë, gjithçka ishte e organizuar dobët …Divizioni ynë nuk ishte fare i përgatitur për luftë..”.
Në kujtimet e saj, Svetlana Allilujeva, vajza e Stalinit me gruan e dytë, shkruan se babai i tyre kishte besuar se Jakovi, i nxitur nga gruaja e tij e dytë, ishte dorëzuar qëllimisht tek gjermanët. Në dimrin e vitit 1943, pas betejës së Stalingradit, ai i tha Svetlanës se gjermanët i kishin propozuar shkëmbimin e Jakovi me disa gjeneralë nazistë. “Unë nuk do të negocioj me ta”- i tha Stalini të bijës./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE