LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore”/ Basha thirrje Ramës: Plan i ri për ndihmë ekonomike, është jetik!

23 Mars 2020, 14:10, Aktualitet CNA
“Shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore”/ Basha thirrje

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që mos vonojë të miratojë paketën e ndihmës ekonomike dhe krahas saj të vendosë edhe një tjetër.

Basha shprehet se paketa e ndihmës ekonomike nga qeveria është e pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit.

Mes të tjerash, Basha theksoi se të gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të punojnë duhet t?u sigurohet një pagë që do u sigurojë minimumin jetik në këto ditë.

?Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë në të gjithë Shqipërinë. Të urdhërojë menjëherë mbylljen e bizneseve me dendësi të madhe, fasoneri, call centers, apo fabrika të tjera prodhimi që përbën rrezik për përhapjen e virusit.
Sot është dita të qëndrojmë krah për krah njëri- tjetrit. E di që keni hasur vështirësi material dhe psikologjike në vetëkarantinimin e imponuar dhe vetëimponuar.
T?a kalojmë me një faturë sa më të vogël për shëndetin dhe ekonomike. Të themi bëmë atë që duhet , siç duhet. Dhe mos themi nuk shpëtuam aq sa duhet.
Dua të përsëris përulësisht, qeveria mos vonojë paketën e ndihmës dhe të bëjë një paketë tjetër. Të gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes së biznesit duhet të marrin pagën për minimumin jetik. Të ndërpritet çdo shpenzim tjetër. Çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat acute ekonomike.
Kam bindjen e thellë që me forcën që e kanë karakterizuar shqiptarët ndër kohë, do e kalojmë për një Shqipëri të nesërme me pozitivitet dhe më të bashkuar dhe më të fortë. Të merrni të gjitha masat higjieniko- sanitare dhe lus qeverinë që hapat e shpallura t?i detajojë dhe t?i vendosë në zbatim. Të shpallë gjendje e fatkeqësisë dhe të mbyllë bizneset me dendësi të madhe punonjësish.?- tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga