Connect with Us

Shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Kosova & Rajoni

Shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Ka shkuar në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë dalur pozitiv.

Sipas njoftimit, këto dy raste janë njëri person nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova porosit 7,000 teste për koronavirus

Publikuar

-

Nga

Shtatë mijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, thanë zyrtarë të këtij institucioni.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, tha se ofertuese e testeve është një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të.

Hoti po ashtu tha se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit klorokine. Por, duhet përmendur se akoma nuk ka një medikament, i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Hoti.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

LEXO EDHE:  Alarm botëror/ Zgjerohet harta e koronavirus, regjistrohet rasti i katërt në SHBA

Për medikamentin tjetër azitromycine, me të cilin thuhet se mund të trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, në kombinim me të parin, Hoti tha se është në listën esenciale të barnave dhe se ka në stoqe.

Kosova ka 33 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën të dielën./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 63-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Dy raste të reja janë shënuar në fshatin Vrapçiç i Gjilanit dhe fshati Domanek i Malieshvës.

Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë  mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53 vjeç. Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 33 raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

IKSHPK njofton se deri më sot janë kontaktuar 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitiv.

LEXO EDHE:  Numri i ri i “Charlie Hebdo” rritet me 1 milion kopje

LEXO EDHE:  Coronavirus, një alarm për biznesin dhe ekonominë shqiptare

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE