Connect with Us

Shifra të frikshme në Itali/ Mbi 6000 të vdekur, 64 mijë të infektuar

Bota

Shifra të frikshme në Itali/ Mbi 6000 të vdekur, 64 mijë të infektuar

Publikuar

-

Italia është ndër vendet më të goditura nga COVID-19, sa i pëket numrit të viktimave dhe e dyta pas Kinës, për numrin total të personave të prekur.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në shtetin fqinj janë regjistruar 6.077 të vdekur dhe 63.927 të infektuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona. Ndërsa shifra rekord u shënuan dy ditë më parë, ku brenda 24 orëve u raportua për 793 të vdekur.

LEXO EDHE:  Studenti shqiptar në Itali arrestohet për vjedhje

Ndërkohë, numri i personave të shëruar deri më tani është 7423./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masat ndaj COVID-19/ Një tjetër shtet rimbyll kufijtë me disa vende, përfshi Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Masat ndaj COVID-19/ Një tjetër shtet rimbyll kufijtë me disa vende, përfshi Shqipërinë

Një tjetër shtet europian ka mbyllur kufijtë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, njoftoi sot qeveria.

“Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu”, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.

LEXO EDHE:  Operacioni “Black Point”/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Gjermania para një recesioni?/ Ç'mendojnë ekonomistët

Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë. Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shndërrimi i muzeut “Shën Sophia” në xhami/ Papa Françesku: Kam shumë dhimbje

Publikuar

-

Nga

Shndërrimi i muzeut “Shën Sophia” në xhami/ Papa Françesku: Kam shumë dhimbje

Gjatë fjalimit të përjavshëm tij të së Dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku foli edhe për shndërrimin e muzeut Shën Sophia në një xhami.

Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe!

LEXO EDHE:  Gjermania para një recesioni?/ Ç’mendojnë ekonomistët

LEXO EDHE:  Kaluan 10 tonë drogë në Itali/Apeli lë në burg 7 doganierë (Emrat)

Vendimi i Presidentit Erdogan tashmë ka ngjallur kritika dhe dënime të rënda nga komunitetet e krishtera dhe ndërkombëtare ditët e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Publikuar

-

Nga

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte planifikuar që të uleshin përballë njeri tjetrit në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimi fizik u shty për më vonë, ndërsa të dy udhëheqësit po diskutojnë nëpërmjet një video konference të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se bisedimet synojnë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

“Një marrëveshje e tillë është thelbësore për të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, është thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane, për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Por, tërë kjo është po ashtu thelbësore për Bashkimin Evropian”, tha ai, duke theksuar se nuk është një punë e lehtë por është emergjente që të punohet për paqen e përparimin për hir të së ardhmes së përbashkët.

“Kjo detyrë kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, tha zoti Borrell.

Dy ditë më parë, Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se suksesi i procesit të normalizimit duhet të mbështetet në parimet se “tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Mjeku shpjegon pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave

LEXO EDHE:  Kaluan 10 tonë drogë në Itali/Apeli lë në burg 7 doganierë (Emrat)

Ai tha se Kosova synon “një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë njohjen nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, tha ai.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që janë: ruajtja e tërësisë tokësore dhe kushtetuese të Kosovës, njohja e ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës”, tha ai, duke i cilësuar si maksimaliste kërkesat e Prishtinës, ndërsa theksoi siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

LEXO TE PLOTE