LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 63-vjeçari

23 Mars 2020, 10:30, Kosova & Bota CNA
Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.

?Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit?, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga