Connect with Us

Qarkullonin pa arsye apo emergjencë/ Policia bën kërdinë me gjoba për qytetarët

Kronika

Qarkullonin pa arsye apo emergjencë/ Policia bën kërdinë me gjoba për qytetarët

Publikuar

-

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht shtetasi A. T., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur pa ndonjë emergjencë apo arsye dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë dhe shtetasi G. M., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

LEXO EDHE:  Operacioni “Vjeshtë 2017”/ Policia mësyn Tiranën

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kufizimet e lëvizjeve/ Policia e Shtetit jep informacionin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë sot të tjera detaje në lidhje me kufizimet e lëvizjes, masa këto kundër përhapjes së koronavirusit.

Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se:

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

Policia njofton se nuk lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Lu për krimin/ reagon PS: Ndërhyrje nga policia në ditët në vijim

LEXO EDHE:  "Luftë" në Lushnjë/ Plagoset nipi i Aldo Bares

Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregëtuar.

NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Koronavirusi shënon viktimën e katërt në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacienti 43-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Operacioni “Vjeshtë 2017”/ Policia mësyn Tiranën

LEXO EDHE:  Operacioni “Vjeshtë 2017”/ Policia mësyn Tiranën

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prej 10 ditësh në izolim/ Vetëhelmohet 18-vjeçarja, në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë 18 vjeçare është gjetur e helmuar nga të afërmit e saj, mbrëmjen e sotme në fshatin Çopanaj në Peqin.

E reja, është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas asaj që raporon Ballkanweb, vajza qëndronte prej 10 ditësh e izoluar në shtëpi për shkak të situatës nga koronavirusi.

Duke ju referuar të njëjtave burimeve, shkak i vëtëhelmimit dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike nga izolimi.

LEXO EDHE:  Plumb në kokë të riut/ Zbardhen detaje tronditëse

LEXO EDHE:  "Luftë" në Lushnjë/ Plagoset nipi i Aldo Bares

 

LEXO TE PLOTE