Blog
Nuk mund ta shndërrojmë Kinën në “shpëtimtaren” e madhe të botës

Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”
* Jan Bremer ndodhej prej një jave i bllokuar në Nju Jork, një pushim nga ritmi frenetik me të cilin është mësuar presidenti i “Eurasia Group”. Me të flasim për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi, dhe përpjekjen e Kinës për t’u shndërruar nga vendi që përhapi epideminë në “Shpëtimtarin e Madh” të botës.
“Kjo narrativë nuk qëndron në këmbë. Paaftësia dhe fshehja që i bëri qeveria e Pekinit, ishin ato që provokuan valën fillestare të epidemisë, çka u pasua nga përhapja saj në pjesën tjetër të botës, me pasojat që tashmë i njohim të gjithë. Nëse shohim sot dëmet e mëdha që ka pësuar ekonomisë globale, kjo ndodhi nga një virusi që u shfaq për herë të parë në një treg kinez”- thotë Bremer.
“SHBA-ja hezitoi për një kohë të gjatë, përpara se të shpallte emergjencën kombëtare. Në fazën e parë të reagimit ndaj pandemisë, ekonomia më e madhe në botë, që është gjithashtu e vetmja superfuqi industriale dhe teknologjike ushtarake, hoqi dorë nga roli i udhëheqëses globale.
Po ndodh një ndryshim i madh gjeopolitik: SHBA-ja që pas krizës ekonomike dhe financiare të vitit 2008, tregoi lidership dhe rezistencë, po bën tani një hap pas, ndërsa Kina synon ta shndërrojë këtë krizë në një mundësi për ta ndryshuar rendin botëror në avantazhin e vet”- thekson ai.
Qeveria e Pekinit, vendosi dëbimin e të paktën 13 gazetarëve amerikanë, përfshirë korrespodentët nga ”The New York Times”, “The Wall Street Journal” dhe “The Washington Post”. Javët e fundit, ndjenja anti-amerikane në mediat kineze është rritur shumë. Ndërkohë , censura e mediave sociale ka ndihmuar në imazhin e një administrate Trump të paaftë të menaxhojë krizën.
Ndërsa gazetat kineze reklamuan me bujë lajmin se Xhek Ma, themeluesi i gjigantit “Alibaba”’, i dhuroi 500 mijë tamponë testimi Shtetetve të Bashkuara në pamundësi për t’i prodhuar ato vetë, cituan deklaratat e disa zyrtarëve të paspecifikuar amerikanë, për rrikthimin në SHBA të disa ksompanive amerikane.
Edhe qeveria italiane, ka nxjerrë në pah kontributin e Kinës në furnizimin e saj me maska dhe ndihma mjekësore. “Është e çuditshme që askush nuk e vë në dukje, se në shumicën e rasteve këto janë mallra që shiten me një çmim të caktuar, pra është një biznes. Italia, është i vetmi vend i G7 që i është bashkuar Nismës kineze të Brezit dhe Rrugës, një veprim që ka ndërkaq edhe një rëndësi gjeopolitike.
Kina ka filluar një ofensivë për të pastruar imazhin e saj:në fillim brenda vendit, ajo kremtoi përpjekjen e jashtëzakonshme kombëtare për të frenuar epideminë në provincën e Hubeit, dhe e lartësoi udhëtimin e presidentit Xi Jinping në Vuhan si një marshim triumfal; dhe më pas jashtë vendit, ai promovoi ndihmën humanitare dhënë për vendet e treta, përfshirë këtu edhe Italinë, ku mbërritën konsulentët dhe personeli shëndetësor kinezë, bashkë me ndihmat në maska”- thekson Bremer.
Edhe Trump e politizoi çështjen, duke denoncuar “virusin kinez”. “Siç edhe pritej, të dy lojtarët kryesorë e kanë manipuluar çështjen. Qeveria e Pekinit pretendoi se koronavirusi ishte një produkt bioinxhinierik i prodhuar nga ushtria amerikane, i përhapur në Vuhan.
Por këtë herë Kina po luan një “bast” më të madh: Zyrtarët kinezë po kultivojnë fshehtazi idenë e themelimit të një lloji të OBSH-je kineze, me Pekinin në origjinë të zinxhirit global të furnizimeve mjekësore për të ndihmuar vendet që po përballen me pandemi, edhe pse kjo në mungesë të kritereve të transparencës dhe llogaridhënies tipike që përcakton OKB.
Për Bremer, kjo përbën një kthesë historike: nëse Kina e ka humbur gjithnjë ndikimin pas katastrofave natyrore pikërisht për shkak të paaftësisë së saj për të ofruar ndihmë humanitare, këtë herë ajo mund të marrë frenat e udhëheqjes globale, ndërsa administrata Trump mbetet e përqendruar në parullën “Amerika e Para”.
Bota duket se e ka harruar faktin, që ishin pikërisht manovrat kineze për të fshehur të vërtetën, ato që shkaktuan një pandemi globale të koronavirusit. “Kinezët po e fitojnë lojën e diplomacisë publike përballë SHBA, dhe kjo gjë do të çojë në një ribalancim të fuqive në botë”-mendon politologu.
Po çfarë pret ai që të ndodhë më tej? “Qeveritë e tjera do t’a shohin me një sy më pozitiv tregtinë dhe investimet kineze, ndërsa do të rritet kundërshtimi i angazhimit amerikan për izolimin e kompanisë Huauei dhe teknologjinë kineze në vendet mike dhe dhe aleate të Uashingtonit”- mendon Bremer.
Por me Evropën çfarë do të bëhet?. “Në një fazë të parë, vendet anëtare lëvizën me vonesë dhe në mënyrë kaotike. Më pas, BE-ja e ndryshoi strategjinë e saj:më në fund kemi një politikë ndërhyrëse si në aspektin e stimulit direkt fiskal, ashtu edhe të politikës fiskale evropiane. Vendeve anëtare u lejohet të shpenzojnë për përballimin e emergjencës, pa qenë në përputhje me parametrat e Traktatit të Mastrihtit, në mënyrë që të financojnë si infrastrukturën shëndtësore, ashtu edhe bizneset e dëmtuara. Armiqësia e vendeve rigoroze, si Gjermania, Hollanda dhe Finlanda, është e tejkaluar ”- shprehet drejtusi i think-tankut të njohur./ Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Virusi tjetër që shqetëson Azinë, dhe prej nga ku mund të shfaqet pandemia tjetër
Nga Harriet Constable “BBC’ Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe Supaporn Uasharaplusade ishte në këmbë, në pritje të një dërgese. Ishte përhapur fjala se...

Si e zbuluam numrin zero
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçantë. Ne mund të gjejmë shembuj të botës reale të numrave të tjerë, qofshin ato...