Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Lajme të mira brenda tragjedisë të epidemisë të covid19!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Lajme të mira brenda tragjedisë të epidemisë të covid19!

Publikuar

-

Jo! Ne nuk jemi vetëm!

I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankthet, frikërat, si edhe nga dhimbja e mijra të vdekurve. Kamionë ushtarakë në Itali që çojnë në banesën e fundit ata që kanë humbur jetën. Qindra të vdekur çdo ditë në Europë. Epidemia e mallkuar trondit vendet e mëdha të Planetit. Ekonomia bllokuar ose funksionon shumë ngadalë. Shqipëria e papërgatitur dhe me mjete shumë të varfëra të infrastrukturës mjeksore hospitalore krahasuar me vendet e fuqishme europiane e zhytur në një karantinë të detyruar. Zija ushqimore kërcënon gjithandej!

Brezat e sotëm nuk kishin njohur këtë shkundje, këtë tmerr, këtë ëndër të keqe!

Gjithsesi njerëzimi lufton kundër virusit. Nuk është vetëm organizmi biologjik i njeriut individual që reagon, sepse përderisa ai ka mbijetuar miliona vite, sigurisht që statistikisht mbijeton, më shumë sesa nuk mbijeton, por reagon në radhë të parë njerëzimi si shpirt, si zemër, si mendje, si organizëm social.

Zërat e zinj që bërtasin se Shqipëria është vetëm janë zëra të tmerruar, plot ankth e panik, si duket nuk kuptojnë se në kohën e sotme sidomos asnjë vend nuk është vetëm, asnjë njeri nuk është vetëm. Madje nuk ka qenë kurrë i vetmuar.

Vetmuar – cfarë fjalë e keqe! E papranueshme! E pavërtetë. Që nga kohët e lashta ne gjemë mesazhet humanizuese që vërtiten e çajnë barrierat mes botës hindu dhe botës aziatike, mes botës aziatike dhe botës greko-romake, mes feve abrahamike, mesazhi, shkenca, humaniteti është një i tërë, ndonëse shpesh secili duhet të mbajë transhenë e vet në supet e tij, pa u bërë qaraman, pa thënë se do të lyp e do të shtrihem në tokë. Popujt luftojnë!

Përndryshe prodhojmë halucinacione, shohim algjerianë që i rreh policia spanjolle në Londër!

Dhe mbi të gjitha shkenca është universale, higjena e Planetit ka prirje të shpërhapet, ekonomia kërkon një botë solidare, të padrejtë shpesh, por solidare gjithsesi, me hir a me pahir.

Përtej qytetërimeve, vendeve, shteteve është njeriu!

Kënga e vetmisë ishte vajtimi i frikës!

Pa qenë aspak mjek, apo epidemiolog, thjesht si njeri i informacionit dhe i filozofisë të komunikimit ndjek si një lloj reporteri çka shkencëtarët sot bëjnë dhe deklarojnë në vende të ndryshme të botës!

Duhet ta bënte Akademia e Shkencave për të raportuar çdo ditë e orë për kërkimin shkencor në botë sot, por ajo si duket fle, harxhon fonde e parà e zhytur në mykjen e saj dhjetravjeçare!

Midis tragjedisë dhe rrezikut që vazhdon të jetë shumë shumë i lartë, mes politikave të domosdoshme të mbylljes në shtëpi dhe të ngritjes të një ekonomie të sigurisë kombëtare – që te ne nuk po duket – popujt, gjenia njerëzore, përpiqen të gjejnë mjetin shpëtimtar!

Shkenca!

Institutet shkencore janë edhe në një farë konkurrence me njeri tjetrin, çka i pengon por edhe i nxit të ecin shpejt. Njeriu po lëngon!

Mjekë në spitale të ndryshme të Europës, por edhe në ShBA po testojnë chloroquine-n që përdoret kundër gjendjeve inflamatore në organizëm. Eshtë duke u provuar sot me së paku 3000 pacientë në vende të ndryshme europiane, në mënyrë të organizuar. Edhe në ShBA ka shpresa atje dhe mjekë të njohur që ecin fuqishëm në këtë drejtim.

Aktualisht ka edhe rradhë para ndonjë spitali europian ku njerëzit kërkojnë medikamentin. Ai nuk vepron drejtpërdrejt kundër virusit – deklarojnë mjekë të njohur infeksionistë, shkencëtarë të njohur në këtë fushë, por ndihmon qelizat e trupit të njeriut që ta përballojnë gjendjen virale.

LEXO EDHE:  Turisti kinez zbret në Durrës/ Autoritetet italiane: Nuk përben rrezik

Problemi është se ende testet bëhen në numur të kufizuar pacientësh, ende nuk ka siguri në efektet e dëmshme anësore te individë me sëmundje të ndryshme ta zemë kardiake, si edhe nuk matet ende saktë se mos suksesi në trajtimin e tanishëm lidhet më shumë me efektete placebo të medikamentit.

Industria e madhe farmaceutike e Europës ka marrë angazhimin ta prodhojë falas në sasi shumë të mëdha, sepse nuk kushton shumë relativisht, por pret dritën jeshile nga institutet dhe laboratorët shkencorë. Edhe për ne shqiptarët! Si për çdo medikament tjetër!

Kërkohet me ngulm dhe si në cdo epokë ne më pas do të shohim se laboratore, vende, shkencëtarë të ndryshëm do të vetëlavdërohen se kush ishte i pari që e zbuloi mjekimin kundër Covid19, por çfarë rëndësie ka për ne, veç faktit që nesër historianët e shkencës do të grinden për atë se kush ishte i pari!

Ndërkohë me frenezi bëhen teste duke pëdorur vaksinën kundër rugeolës sepse supozohet se edhe ajo ka dhënë dikur rezultat për të prodhuar makromolekulat antigjene që njihen nga antikorpet, të cilat prodhojnë reaksionin imunologjik të adaptuar të organizmit kundër virusit të Covid19. Gjithë lufta bëhet që qelizat njerëzore të mbrohen duke prodhuar ky organizmën antikorpet imunitare.

Por, instituii Pasteur dhe të tjerë ë Europë dhe në Botë kërkojnë edhe për të gjetur se çfarë antikorpesh prodhon virusi i Covid 19 në trupat njerëzorë. Për t’i izoluar këta antikorpe që I njohin epitopet e antigjenit në fjalë dhe prodhuar vaksinën specifike.

Njerëzia vepron. Njeriu është në këmbë! Pushteti publik, shkencëtarët, njerëzit, cdo kush që ndodhet në vijë të parë, që nga urgjentisti, mjeku në spital, reanimatori, shitësi, polici, mbledhësi i plehrave, të gjithë ata që nuk janë deputetë që fshihen skutave duke marrë gjysmën e rrogës, apo nëpunës që rrinë në shtëpi, apo politikanë të trembur që nuk i dalin zot kombit në ditë të vështira, luftojnë!

Si duket jemi akoma larg, unë vetëm raportoj shkurt dhe pa hollësira, por njerëzimi nuk qendron duarlidhur!

Ne nuk jemi vetëm. Ne duhet të bëjmë luftën tonë pa menduar asnjë çast se bota mund të përmbyset, se njerëzit si zgjidhje kanë të dalin me çanak në dorë nëpër botë për të lypur bukë te njeri tjetri, ne nuk jemi vetëm. Njeriu nuk është vetëm.

Kush kujtoi se bashkimi i shqiptarëve me popujt e Europës dhe të botës ishte i fallcët, ishte për festë dhe jo për ditë të keqe, ka gabuar rëndë në mesazhet që i ka dhënë miqve, shoqërisë, kombit!

Si duket ky tip njeriu jo vetëm ka deformime në vlerat humaniste, nuk e njeh historinë, por edhe mbetet rob i politikave izoluese të Shqipërisë piramidale diktatoriale të dikurshme!

Shqiptarët e përbuzin vetminë!

Ndërkaq asnjë iluzion. Beteja do të jetë e gjatë, por duket që ajo do të fitohet! Sado sakrifica që do të na kërkojë. Ne do t’i bëjmë ato!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Fatos Lubonja/ Një reflektim mbi videon algjeriane të Kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Publikimi nga Edi Rama i një videoje protestash në Algjeri, ku pamjet e një tufe policësh të egërsuar që godasin njerëzit nëpër rrugë me shkopinj gome, na i shiti sikur ishin pamje ku policia spanjolle po largonte nga rruga qytetarët, për shkak të rrezikut të korona virusit, nuk është gafë. Kush e mendon kështu nuk është thelluar fare në kuptimin e këtij akti të kryeministrit tonë. Kjo “gafë” flet shumë më tepër se një gafë, nëse me këtë fjalë kuptojmë një lapsus, një rrëshqitje pa dashje në një gabim. Ai flet për rrezikun ku mund të na çojë patologjia antidemokratike e kryeministrit tonë në kushtet ekstreme ku ndodhemi.

Nuk ka dyshim se një njeri dhe politikan normal i një vendi demokratik, sikur t’i dërgonin këtë video duke i thënë: “shiko se ç’po bëjnë spanjollët për shkak të korona virusit” së pari do të çuditej, së dyti do të kërkonte të sigurohej se si ka mundësi që policia e një vendi si Spanja mund t’i mësyjë  kësisoj njerëzit paqësorë, vetëm pse kanë dalë në rrugë apo shkuar në dyqan jashtë orarit të përcaktuar dhe, më në fund, edhe sikur t’i konfirmonin se  është e vërtetë, do të thoshte se kjo është një çmenduri që nuk do të ndodhë kurrë në vendin tim dhe do ta hidhte videon në koshin e plehrave të celularit.

Fakti që Kryeministri ynë e nxori këtë video në publik, për tu thënë qytetarëve shikoni se çfarë ju pret po nuk respektuat urdhrat e mia, jo  vetëm tregon se Edi Rama nuk hyn në këtë kategori njerëzish e politikanësh, por tregon edhe se është shumë, po shumë i rrezikshëm në gjendjen e jashtëzakonshme që jemi të detyruar të jetojmë.

Ne po përjetojmë një situatë që ka prodhuar një gjendje të veçantë psikologjike: atë ku tjetrin nuk e shikojmë më si më parë: d.m.th. si njeriun e afërm, mikun, komshiun e mirë, mësuesin e fëmijëve, shitësin e sjellshëm, por si një rrezik për jetën tonë, të cilit duhet t’i rrimë larg. Pyetja që ngrihet është: sa larg mund ta çojmë këtë qëndrim larg ndaj njëri tjetrit pa humbur humanizmin? Është e qartë se me njerëzit e afërt, megjithëse rrimë larg, arrijmë të shkëmbejmë afeksionin dhe kujdesin, shpresën se kjo ndarje do të jetë e shkurtër, madje se nuk është një ndarje, por një solidaritet ndryshe, thuaj po deshe përgjegjësi.

Por bashkëqytetarëve me të cilët ndeshemi në rrugë apo në radhën e dyqanit e kemi më të vështirë t’ua komunikojmë këto ndjenja solidariteti ndryshe, me ta jemi shumë më të gatshëm të nervozohemi kur dikush nuk ruan distancën apo kur shikojmë të rinj që nuk e çajnë kokën dhe rrinë bashkë sikur asgjë nuk ka ndodhur. E pra, është kollaj në këtë situatë që tjetrin që sillet kështu ta shohim si armik. Aq më tepër kur dëgjon Kryeministrin tonë të thotë një dy se jemi në luftë, e se ata që sillen kështu janë tradhtarë.

Ka një problem të madh në këtë metaforë që e bën sipas meje të papërshtatshme në situatën që po përjetojmë. Në luftë ushtarët e armikut ne i presim të na vijnë nga jashtë të na bombardojnë me aeroplanë e topa apo të na vrasin me pushkë e mitraloza dhe i luftojmë po me këta mjete. Nuk është ky krahasimi i duhur për gjendjen ku ndodhemi. Nuk është krahasimi i duhur edhe sikur të themi se jemi si në gjendjen e atyre hebrenjve gjatë Luftës së Dytë që rrinin të fshehur nëpër strehime të ndryshme me tensionin se mund të vinin t’i gjenin e me veshët tek radioja për të kuptuar se kur do të mbaronte Lufta – siç më ka ardhur të bëj krahasimin duke komunikuar me një mike.

LEXO EDHE:  Para nisjes së Kongresit të PS/ Merren masat për koronavirusin

LEXO EDHE:  Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Francë

Nuk i shkon as krahasimi, ndoshta më i përafërt, sikur virusin ta krahasojmë me atë terroristin kamikaz, që futet tinëz midis nesh me eksploziv në brez që të shpërthejnë papritur e të na vrasë.  Nuk janë këta krahasimet e duhura sepse në rastin tonë “ushtarët” e armikut, agjenti i Gestapos, terroristi, jemi ne vetë për njëri-tjetrin. Ne na duhet t’i qëndrojmë larg njëri tjetrit duke ruajtur distancën, por duke ruajtur edhe dashurinë, miqësinë, mirëkuptimin dhe jo duke e parë njëri tjetrin si armik. Nëse mund të quhet luftë kjo është një luftë me ankthin brenda nesh i gjeneruar nga një armik i padukshëm e i kudondoshëm.

Rrezikun më i madh që paraqet ky ankth nga e padukshmja është që, për tu çliruar prej tij, ta kthejmë në frikë ndaj një armiku të dukshëm me iluzionin se po ta eliminojmë atë, do të shpëtojmë. Dhe kjo rrezikon të na kthejë shumë lehtë në bisha të gatshëm për të goditur njëri-tjetrin. Videoja që na ofroi Kryeministri ishte ilustrimi më i mirë i kësaj. Kryeministri ynë tregoi se është në këtë gjendje ankthi që kërkon një armik për t’u çliruar, aq më tepër duke pasur parasysh se edhe pa korona virusin gjysmën e shqiptarëve i konsideronte si armiq e tradhtarë.

Nuk është vështirë të imagjinosh se, në situata që mund të vijnë duke u rënduar, bashkëqytetarët tanë policët, që janë edhe ata nën trysninë e ankthit nga armiku i padukshëm, të humbasin ekuilibrin e, me një urdhër të kryeministrit nga Surreli, të kthehen në bisha ndaj sivëllezërve të tyre. Dhe ky është një rrezik i madh sepse në kushtet e deprimimit e izolimit ku ndodhemi, që rrit ankthin, e që parashikohet të zgjasë duke u rritur, dhuna mund t’i çojë edhe në agresivitet të dëshpëruar me pasoja të paparashikueshme. Që të mos ndodhë kjo, njerëzit kanë dëshpërimisht nevojë për sa më shumë dhënie shprese, kuraje, dashurie, solidariteti, sakrifice, kujdesi, mbështetjeje, inkurajimi, durimi dhe për sa më pak ndjenja negative siç janë ato që ngjallin kërcënimet e dhuna ndaj njëri tjetrit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Frrok Çupi/ Çfarë jemi s’jemi!

Publikuar

-

Nga

Në fakt nuk po jetojmë bashkë me Virusin e Vdekjes por ndaras, ne prandaj jemi mbyllur brenda pse ai është atje jashtë. Kështu do të jetë përjetë, po u bashkuan të dy armiqtë (ne dhe virus), atëherë as ai ekziston, as ne.

Por edhe nëse do të ekzistojmë (çfarë janë gjasat më të padisuktueshme), prapë, që atë ditë, nuk do të jemi këta që jemi.

Do të na jetë kthyer vetja si toka e punuar nga plugu: E parmja mbrapsht dhe e kundërta; askush nuk mund të thotë nëse për mirë apo për keq, por ndryshuar.

Do të na jetë thyer besimi:

Në radhë të parë besimi mes nesh që kishim thënë se njeriu është më i forti i natyrës; edhe fëmijët do të na shikojnë si dikë tjetër pse ‘i gënjyem’. Pastaj besimi ndaj shtetit; nuk do të jetë më e njëjta marrëdhënie mes qytetarëve dhe shtetit, kësaj here qytetarët nuk do ta pranojnë kontratën e shtetit. Arsyeja është thuajse fëmijërore, por kjo: Shteti nuk mundi t’i mbrojë qytetarët e vet në kohë të kolerës dhe prandaj humb legjitimitet. Mund të kthehemi në epokën e mungesës ose panevojës së shtetit… Qeveria do të ketë humbur krejt besimin; të gjitha qeveritë e botës (njësoj si qeveria jonë) e shpallën veten ‘qeveri e kohës së luftës’. Por vetë qeveria di shumë pak, ose në minimum, rreth armikut tonë. Deri më sot secili është kundër secilit rreth njohurive mbi Virusin. Po kur ka një mister!… Misteri është se qeveria nuk thotë një fjalë rreth thelbit: rreth fëmijëve që janë në bark të nënave, ose për ata që do të lindin më vonë… Si do të jenë ata? Sepse ata ndajnë kufirin e ndryshimit, të asaj që ‘çfarë jemi nuk jemi’, dhe ne nuk dimë asgjë.

A do të kemi shtet apo jo?

Shenjat e para të rrëzimit të shtetit janë dhënë. Në radhë të parë, që në këtë moment, është rrëzuar demokracia- pilari kryesor i shtetit. Nuk ka më demokraci, dhe me sa duket, nuk është e nevojshme të ketë më; të paktën këtë lloj demokracie. Nuk i shikoni çfarë bëjnë ‘demokratët’, dmth ata që gënjejnë se ishin demokratë? Këta vajtojnë me zë të gëzuar se po vdesin shqiptarët, po mbaron njerëzimi. Përhapin lajme të rreme dhe gëzohen me vdekjen. Asnjë doktor ‘demokrat’ nuk ka veshur qoftë edhe një bluzë të bardhë që të shërbejë kundër vdekjes në spitale a diku tjetër. Kur ishte ‘Demokracia’ në pushtet nuk kishte nevojë për koronavirus, sepse në tre muaj (mars-qershor 1997) dheu hëngri 3000 vetë mes ne shqiptarëve. Atëherë pra nuk ka nevojë për të dyja: Edhe Virus edhe ‘Demokraci’.

Tanimë nuk vlen as pasuria që krijuan liderët politik të Demokraci. Ja ta themi, banja speciale për macen në shtëpinë e presidentit të Republikës, kujt i nevojitet sot? Asnjë i sëmurë nuk e pranon. As pasuria tjetër e grabitur që nga skemat piramidale… As mëkatet nuk do të numërohen më… Ndoshta edhe Reforma në Drejtësi nuk do të nevojitet më.

LEXO EDHE:  Fëmijët e kalojnë koronavirusin si një grip/ Pediatria sqaron pse ata preken më pak nga COVID 19

LEXO EDHE:  Covid-19!/ Kryeministri britanik urdhëron: Të mbyllen kafenetë dhe restorantet

Shteti ka mundësi: o të mos jetë, o të kthehet pas në epokat fillestare, ku predominanca ishte mbi Heroizmin dhe Stoicizmin.

Do të kenë ndryshuar thellësisht strukturat e shoqërisë.

Parullat politike e ‘popullore’ që po hidhen në popull gjatë luftës kundër sëmundjes më të egër që ka parë bota, janë paralajmërimi se këtu po ndryshojnë strukturat e shoqërisë sonë:

Ndërsa heronjtë e shoqërisë janë të tjerë, përfituesit janë të tjerë, njësoj si në luftën e Trockit nga ku buron edhe natyra e politikës sonë. Mjekët tani janë në krye, por këta janë vetëm ‘dhënës’ dhe aspak ‘marrës’ në shoqëri. Qeveria iu akordoi nga 1000 euro bonus në muaj, dhe kjo i tronditi ata që kanë përfituar vilat, floririn, embargon, OSHE, tenderë, piramidat… Nesër, o këta mjekë e ushtarakë që ‘i dhanë’ shoqërisë, do të ngrihen lart e ata të tjerët të bien poshtë, o të gjithë vdesin nga virusi. Kjo njëra.

Tjetra nga strukturat:

Po lëshohen parullat se ‘ luftojmë së bashku’ dhe ‘ fitojmë së bashku’. Po shpallen situata emergjence si mjet për të ‘ luftuar virusin’. Po deklarohet ‘ fitore’ në disa shtete… Po a nuk na çon edhe kjo në epokat e vjetra, që nga Kanali i Korfuzit e deri në Traktatin e Varshavës apo Luftën e Vietnamit? Lufta ‘së bashku’ është vetëm guackë. Edhe thirrjet për ‘shpresë’ janë fatalitet; shpresa dhe varfëria ushqejnë njër tjetrën… Kjo gjeneratë e tanishme nuk do të mund krijojë asnjë pikë lidhjeje me çfarë ishte deri tani. Por as gjenerata që ka hyrë në panikun e mos-ekzistencës.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shqipëria e fundit në rajon për kërkimin shkencor, cila është zgjidhja?

Publikuar

-

Nga

Nga Tanush Çaushi

Ne investojmë që në fëmijëri në arsim.
Ne investojmë në trajnimin e punonjësve.
Ne sigurohemi që të ngremë strategji kërkimi shkencor dhe zhvillimi dhe në këtë mënyrë bëjmë inovacion.
E rindërtojmë këtë infrastrukturë,të cilën ne e dimë se tërheq bizneset.
Barack Obama

Duke marrë shkas edhe nga situate e fundit a pandemisë së shpallur dhe risqeve të tjera që na kanosen, po i rikthehem përsëri duke këmbëngulur për rolin e kërkimit shkencor, jo vetëm në zhvillimin e vendit por edhe në përballimin e situatave emergjente dhe pandemive.
Sigurisht, nuk presim që Shqipëria të jetë në ballë të luftës për pandemitë. Kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin Universitet – Qeveri – Biznes mund ta përdorim për të ngritjen dhe përmirësimin e sistemeve të emergjencave civile dhe vlerësimit të Riskut dhe Menaxhimit të tij.
Po jua risjell artikullin tim të përditësuar në shërbim të situates ku jemi.

Atë ditë që lexova këtë, u alarmova nga disa statistika zyrtare që po shfletoja në lidhje me Kërkimin Shkencor në Shqipëri. Krenaria për intelektualizmin shqiptar u zbeh në mënyrë të menjëhershme se zhgënjimi më pushtoi të tërin:
Dhe ja pse. Në programin e mirënjohur të financuar ‘Horizon 2020’ financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të strategjisë së inovacionit për kërkimin shkencor me një vlerë 78 Bilion euro, Shqipëria renditet e fundit përsa i përket projekteve të fituara.

Vetëm 35 projekte me vlerë 2.4 mln euro. Dhe çudia me vijën me goditje: Maqedonia ka fituar 105 projekte me vlerë 11.5 mln euro e Mali i Zi 52 projekte me vlerën 4.2 mln euro.

Në fakt nuk u ndieva aspak krenar që renditemi të fundit edhe në raport me shtete me numër popullsie më të vogla se ne dhe që marrin të njëjtin ajër ballkanik.
Kureshtar fillova të hulumtoja statistikat dhe literaturën për të gjetur shkaqet e këtij rakitizmi në fushën akademike duke bërë lloj-lloj pyetjesh e tentuar për të gjetur justifikime.
Përpiqesha të gjeja një rrugë lehtësimi dhe një fije kashte për të shpëtuar mbytjen e inteligjencës kombëtare.

Gjëja e parë që më shkoi në mend ishte se ndoshta nuk kemi traditë në Universitet dhe jemi të vonuar. Universiteti i parë në Shqipëri (Universiteti i Tiranës) daton në vitin 1957, pra kemi një traditë 62-vjeçare si Universitet. Dhe s’janë pak! Në vitin 1991 lindi Universiteti Politeknik i cili u nda nga Universiteti bab i Tiranës.
Në anën tjetër edhe Akademia e shkencave është themeluar që në vitin 1972 ndonëse ende nuk kemi produkte shkencore dhe udhërrëfyes për Çështjen kombëtare shqiptare, apo studime me gjurmë në Gadishull pale më në kontinent!

Atëherë mos kemi pak Universitete dhe duhet të shtojmë numrin e tyre?
Sipas Statistikave në Shqipëri ka 15 Universitete Shtetërore dhe 24 Universitete private. Ndërkohe që në Maqedoni numri është më i vogël: 16 Universitete private dhe katër shtetërore.

Pyetja pasuese më thotë: mos numri i studentëve është i vogël?
Numri i studentëve të regjistruar ne arsimin e larte në Shqipëri vetëm në periudhën 2014 – 2019 është 139,043 (INSTAT). Dominon arsimimi në shkencat ekonomike 24% e ndjekur nga shëndet dhe mirëqenie dhe më pas inxhinieritë. Në raport me popullsinë e përgjithshme nuk mund ta konsiderojmë të vogël. Përkundrazi. Siç thuhet shpesh në mjedise të ndryshëm tek ne arsimi i lartë është bërë thuajse i detyrueshëm, njëlloj si arsimi 9-vjeçar.
Po Doktoraturat mos jepen me pikatore dhe numri i graduatëve është tepër i vogël për meritantët e shumtë të tyre?
Edhe këtu llogarite nuk më ndihmojnë. Ne baze te statistikave, numri i doktoraturavë 3481 Doktorë Shkencash vetëm ne vitet 2007-2017. Numër tepër i madh për një popullsi kaq pak të vogël! Mandej Dr shkencash ne vendin tim bëhej shumë thjeshtë: mjafton të zbresësh një temë “shkencore” nga interneti, ta lidhësh bukur e ta shoqërosh me ndonjë tryezë dhe hopa Doktor me vezë!
Eh, të gjitha përgjigjet ishin të kundërta! Po cilat janë arsyet që e kanë krijuar këtë gjendje dhe si mund të dalim nga ky batak?

LEXO EDHE:  Informacionet mbi koronavirusin/ AMA thirrje mediave: Zbatoni rregulloren

LEXO EDHE:  Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Francë

E para mendoj se është niveli i ulët i financimit shtetëror për kërkime shkencore që historikisht ka qenë në nivele të ulëta ose të papërfillshme. Edhe pse në bazë të vendimit të fundit parashikohet 5% e grantit të arsimit, kjo shifër nuk është e mjaftueshme për të zgjuar interesin për punë kërkimore-shkencore.
Pra, një vlerë më e lartë financiare e akorduar për këtë qëllim, do të rritë motivimin e Universitetit dhe Doktorantëve të Shkencave për punë kërkimore shkencore.

E dyta mendoj se mungon bashkëpunimi midis universitetit dhe biznesit, pra dhe legjislacioni duhet të vihet në shërbim të kësaj. Një punë kërkimore që i shërben një Biznesi të caktuar(fushës ku ai operon), në terma afatgjatë i shërben edhe zhvillimit të vendit. Duhet të hidhen hapa për të arritur në një bashkëpunim të tillë si nga ana e Universitetit ashtu edhe nga ana e biznesit.
Si menaxher për ta arritur këtë objektiv mund të shërbejë edhe Ministria e Arsimit.
Duhet të kuptojmë që është thelbësore që të aktivizojmë financime nga ana e Biznesit për kërkimet shkencore.

E treta ka të bëjë me lehtësimin fiskal që duhet bërë për këtë qëllim. Nëse sipas ligjit aktual shqiptar industrisë i njihet si shpenzim vetëm 4% e një financimi të mundshëm që mund t’i bëjë një kërkimi shkencor, në Itali kjo përqindje është 80%.
Pra, le ta rrisim këtë përqindje të paktën deri në 50%. Kjo do të bënte që një armë e fuqishme do të vihej në përdorim siç është ajo e financimit të kërkimeve shkencore nga ana e Biznesit dhe e Industrisë.

E katërta ka të bëjë me hartimin e një strategjie për kërkimin shkencor në bashkëpunim me biznesin. Duke marrë parasysh nevojat e vendit, prioritetet ekonomike dhe sociale si dhe nevojat e biznesit, duhet të arrihet në një vlerësim të gjendjes ekzistuese të kërkimit shkencor dhe të hartohet strategjia sesi mund të dalim nga kjo situatë. Kjo duhet të realizohet duke marre parasysh që të gjithë faktorët politikë, ekonomikë, intelektuale si edhe përvojën e deritanishme të suksesshme kërkimore – shkencore.

E pesta është në formën e një propozimi qe ka të bëjë me ngritjen e “Qendrës së Inovacionit Shkencor” si një institucion shtetëror i kombinuar me atë privat, me financim të përbashkët. Kjo qendër duhet të ngrihet me baza financimi publik dhe privat dhe të arrijë që të konkurrojë në programe europiane dhe ndërkombëtare.
Duke qenë se numri i doktoraturave në Shqipëri është i lartë dhe kërkesa ka, (pavarësisht edhe fiktivitetit të një pjese prej tyre) është rasti që të krijojmë, mbështesim dhe financojmë këtë institucion të ri.
Përvoja e bashkëpunimit Biznes-Universitet në botë ka bërë që të ketë fitim shumë të madh të dypalësh, por ka shërbyer kjo edhe si zhvillim për shoqërinë.

Kështu rreth 10% e zbulimeve të reja janë bërë në sajë të këtij bashkëpunimi. Në Shqipëri ky lloj bashkëpunimi mund të shfrytëzohet për bashkëpunime më të thjeshta shkencërisht si p.sh. sisteme të informatizimit të kostos, financës, studime për produktet e reja dhe teknologjitë e reja.
E gjashta: Ngritjen e një Agjensie për vlerësimin e Riskut dhe Menaxhimin e tij përfshirë dhe sistemin shëndetësor dhe epidemitë dhe risqet e tjera që I kanosen botës.

E nisa këtë artikull me një fjalim të shkurtër të ish Presidentit Barack Obama për ta mbyllur me mesazhin e tij të shqipëruar në terma ekonomikë dhe prosperiteti:
“Le të krijojmë një Infrastrukturë të re kërkimi shkencor dhe ta bëjmë këtë infrastrukturë në formën e një ure lidhëse midis strategjisë politike – biznesit / industrisë dhe universitetit pasi kjo treshe është një armë e fuqishme që do të na shërbejë si katalizator për zhvillimin e shpejtë të vendit, mbrojtjen shëndetësore, ekonomike dhe sociale të vendit dhe për të ardhmen e banorëve të kësaj toke ku jetojmë”.

LEXO TE PLOTE