Connect with Us

Moti pëson ndryshime drastike/ Nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës

Sociale

Moti pëson ndryshime drastike/ Nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës

Publikuar

-

Ditët e bukura pranverore me diell do të ndërpriten nga ndërhyrja e motit të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave.
E hëna ka nisur me reshje shiu, por pasi temperaturat të shënojnë rënien e tyre gjatë ditës, reshjet do të konverohen në dëborë përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës nisin kthjellimet në zonat e ulëta e bregdet. Gjatë kësaj dite parashikohet erë e vrullshme përgjatë bregdetit e shtim i dallgëzimit, kryesisht në Jon.

Sipas SHMU, në ditën e martë, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët. Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie.

Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.
Gjatë ditës së enjte, sërish era e vrullshme në brigjet detare, do të sjellë shtim të dallgëzimit.
Ashtu sikundër shihet në tabelën më poshtë, temperaturat do të rikthehen në vlera negative në zonat malore.
Në ditët në vijim do të kemi parashikime më të specifikuara.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 23 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Te ndihmuar nga Merkuri sot do e mahnitni partnerin dhe do e bëni atë te ndihet sa me mire. Ai nga ana tjetër nuk do lere rast pa ua shprehur dashurinë me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret do jene spontane dhe pasionante. Duke e lënë veten te lire mundësitë për takime do jene edhe me te mëdha. Yjet do ju tregojnë rrugën qe duhet te ndiqni ne mënyrë qe t’i mbani financat te stabilizuara.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjate kësaj dite. Edhe nëse keni pasur kontradikta më parë sot do mund t’i zgjidhni njëherë e mirë. Beqarët do jenë shumë të zënë me punë dhe nuk do e kenë aspak kohë të mendojnë e jo më ta kërkojnë dashurinë. Perspektivat financiare janë të shkëlqyera. Do ndiheni mirë sa herë të shpenzoni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Mundohuni te mos e lini shume pas dore atë qe keni ne krah sot sepse ai mund te mërzitet dhe mund te kërkojë dike tjetër. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme. Ata me ne fund do vendosin ta çojnë me tej një njohje te kohëve te fundit dhe kënaqësia do jete e madhe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë çdo hap hidheni me kujdes ne mënyrë qe te mos përballeni me te papritura.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do keni nevoje për me shume qëndrueshmëri ne çift ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe ta arrini këtë. Partneri do jete gati t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Qe financat mos kenë probleme duhet te kujdeseni me tepër. Mos kryeni asnjë shpenzime te pamenduar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse keni disa pengje për jetën tuaj ne çift, sot është momenti i përshtatshëm për te marre kurajën e për te folur hapur. Po nuk i zgjidhet gjerat sot, nesër ka për te qene tepër vone. Beqaret do kenë veçse takime, por nuk i dihet nëse ndonjëra do përfundoje ne një histori dashurie te vërtetë. Për menaxhimin e financave duhet te kërkoni këshilla nga te afërmit.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur sot. Ne një moment mund te linde edhe ndonjë konflikt, por gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do jene te turpshëm dhe do e kenë te vështirë ta joshin hapur atë qe pëlqejnë. Financat do jene me te stabilizuara nga sa mendonit dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e lëna pezull prej kohesh. Do ndiheni me mire edhe vete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene me e ngrohte se me pare. Do i lini pas krahëve mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te veçante. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do takojnë personat ideale qe ne orët e para te mëngjesit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Duhet te bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite qe te ruani qëndrueshmërinë e jetës tuaj ne çift. Te shumte do jene personat qe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Beqaret ka mundësi te kenë vetëm raste për lidhje kalimtare. Buxheti do ketë goxha përmirësim për shkak te disa shpërblimeve qe do merrni nga puna. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe investime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Gjerat ne jetën tuaj ne çift do marrin një kthese pozitive sot. Do jeni shume me te hapur e me te logjikshëm prandaj do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me pare. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë dhe ka mundësi te marrin vendime drastike për te ndryshuar gjithçka. Ne planin financiar kane për t’iu dale vështirësi te njëpasnjëshme prandaj do duhet me tepër kujdes.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nuk do merreni vesh shume mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do mendoni t’i jepni fund gjithckaje. Ne fakt mire është te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit për te reflektuar ne qetësi. Beqaret me ne fund do gjejnë një person i cili do i përmbushë te gjitha kërkesat. Financat do përmirësohen papritur dhe do ju ngelet vetëm te përfitoni nga kjo gjë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj ne çift ka rrezik te ftohet shume sot. Asnjeri nuk do hape rruge dhe do kërkojë gjithë kohës te dale e veta. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Për dashuritë e mëdha e te qëndrueshme do ju duhet ende te presin. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur me shpenzimet do bëni gjene me te mire.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Edhe nëse ju dalin probleme ne jetën tuaj ne çift, nuk duhet kurrsesi te mbylleni ne vetvete sot. Ato mund te zgjidhen vetëm duke folur hapur me partnerin. Beqaret nuk do pranojnë te sakrifikojnë asgjë për te ndryshuar statusin dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Për buxhet me te mire duhet te shpenzoni me kursim dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te jepni hua.

LEXO TE PLOTE

Sociale

ISHP publikon grafikun/ Çfarë ndodh nëse dikush nga familja juaj infektohet me COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një grafik ku shikohet se koronavirusi lind dhe përhapet brenda një familje dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.

Sipas të dhënave grafike nëse mamaja në familje është me koronavirus ajo izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë. Koronavirusin e ka vajza që e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas përfundon por që më pas koronavirusin e ka edhe  vëllai.

Vëllai e nis dhe e përfundon koronavirusin brenda 14 ditësh pa asnjë simptomë.

LEXO EDHE:  Lajme jo të mira nga moti/Deri kur duhet t’i mbani çadrat në çantë

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë nesër me motin/Zonat që do prekin ekstremin

Me pas ne 7 ditet e fundit  sëmuret babai, i cili e nis izolimin dhe e përfundon në po kaq ditë duke i dhënë fund edhe ciklit 19- ditor të koronavirusit brenda një familje.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëhet fjalë për një pacient 71-vjeçar i shtruar në Spitalin Infektiv.

“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar, vuante nga tumori Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial. 71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.?

LEXO TE PLOTE