LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi “zbraz” burgjet/ Ja kush përfiton nga akti normativ

23 Mars 2020, 19:23, Kronika CNA
Koronavirusi “zbraz” burgjet/ Ja kush përfiton nga akti

Qeveria shqiptare ka hartuar një akt normativ me anë të të cilit urdhëron qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas këtij vendimi, të dënuarit që mund të përfitojnë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore duhet të përmbushin disa kritere, si: t?ju ketë mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim, nuk ka kritere ndaluese në bazë të nenit 5 të këtij akti normativ, etj.

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:

I  dënuari  mund  të  përfitojë  leje  të  veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore,  në  rast  se  në  datën  e  hyrjes  në  fuqi  të këtij akti normativ:

a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   dyjakushtet   e mëposhtme:i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   gjitha   kushtet   e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;

Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën,  e  vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse,  sipas  përcaktimeve  të  legjislacionit  në fuqi;

Nuk    është    në    kriteret    ndaluese    të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

Periudha e  qëndrimit  të   përkohshëm   në shtëpi,  sipas  përcaktimeve  të  këtij  neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

Nëse gjatë periudhës  së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qëndrimt  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet

Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrim në shtëpi, personat e dënuar për:

a) krime kundër  njerëzimit,

b) krime kundër jetës,  të  kryera  me  dashje

c) veprat penale  të  kryera  me  dashje  kundër shëndetit

ç)krime seksuale

d) vepra penale  kundër  lirisë  së  personit

dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

e) vepra penale  kundër  pasurisë  dhe  në  sferën ekonomike

ë)  krime  kundër   pavarësisë   dhe   rendit kushtetues,

f) vepra me qëllime terroriste

g) krime kundër   autoritetit   të   shtetit,

gj) vepra penale   të   kryera   nga   banda   të armatosura dhe organizata kriminale.

 

Lajmet e fundit nga