Connect with Us

Këshilla nga italianët/ Çfarë duhet të bëni kur hyni dhe dilni nga shtëpia

Sociale

Këshilla nga italianët/ Çfarë duhet të bëni kur hyni dhe dilni nga shtëpia

Publikuar

-

Autoritetet italiane kanë publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet kur duan të dalin nga shtëpia, kur hyjnë në shtëpi dhe kur ndodhen në të njëjtin ambjent me një person që rrezikohet se është i infektuar me COVID-19.

Duke qenë se numri i të infektuarve dhe viktimave në Itali është rritur ndjeshëm, italianët kanë një sërë rregullash që duhet të ndjekin për të mos u infektuar nga koronavirusi dhe për ta ulur këtë numër.

Këshillat e mëposhtme bazohen në standartet e vendosura nga Organizata Botëtore e Shëndetësisë dhe vlejnë për të gjithë personat.

Çfarë duhet të bëni kur hyni në shtëpi:

Kur të ktheheni në shtëpi, përpiquni të mos prekni asgjë.

Hiqni këpucët.

Dezinfektoni putrat e kafshëve nëse kanë dalë jashtë.

Hiqni rrobat që keni veshur dhe futuni ato në një qese plastike.

Lëreni çantën, portofolin, çelësat, etj në një kuti në hyrje të shtëpisë.

Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë të gjitha zonat e ekspozuara.

Lani telefonin dhe syzet me ujë e sapun ose alkool.

Pastroni sipërfaqet e gjërave që sollët jashtë me dezinfektantë.

Hiqini dorezat me kujdes, hidhini larg dhe lani duart.

Mos harroni se nuk është e mundur të kryeni një dezinfektim total, qëllimi është ulja e rrezikut.

Çfarë duhet të bëni kur jeni në të njëjtin ambjent me një person të rrezikuar:

Flini në shtretër të ndarë.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk duhet të thuash gjatë një interviste pune

Përdorni disa banja dhe dezinfektojini ato.

Mos përdorni të njëjtët peshqirë, syze, apo objekte të tjera.

Pastrojini dhe dezinfektojini çdo ditë sipërfaqet e kontaktit, si divanët, televizorin, etj.

Lani rrobat, çarçafët dhe peshqirët shumë shpesh.

Mbani distancë.

Ajrosini shpesh dhomat.

Telefononi në numrin e urgjencës nëse ka më shumë se 38°C temperaturë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Qëndroni në karantinë dy javë dhe evitoni daljet nga shtëpia se është kundër rregullave.

Çfarë duhet të bëni kur dilni nga shtëpia:

Kur dilni, vishni një xhaketë me mëngë të gjata.

Kapni flokët, mos vini vathë, byrzylykë ose unaza.

Nëse keni një maskë, vijeni pak para se të dilni.

Mundohuni të mos përdorni transportin publik.

Nëse dilni me kafshën tuaj, përpiquni të mos prekë sipërfaqet e jashtme.

Merrni disa peceta të lagura, përdorni ato që gishtat të mos bien në kontakt me sipërfaqet.

Hidheni pecetën në një kosh mbeturinash pa e prekur.

Nëse kolliteni ose tështini, bëjeni në bërryl, jo në duar ose në ajër pa u mbuluar.

Mundohuni të mos paguani me para cash, nëse i përdorni ato dezinfektoni duart tuaja.

Lani duart nëse prekni ndonjë objekt dhe sipërfaqe dhe bëjini ato me xhel dezinfektues.

Mos prekni fytyrën derisa t’i keni duart e pastra.

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

ISHP përgënjeshtron SMS në emër të Albana Ficos/ Ne nuk komunikojmë personalisht apo miqësisht!

Publikuar

-

Nga

Instituti i Shëndetit Publik përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP, Albana Fico mbi situatën aktuale të COVID-19.

ISHP i bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme.

“Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij.
Ne nuk komunikojmë personalisht apo miqësisht!
Ndiqni burimet zyrtare!!
Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh!
Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”, thuhet në reagimin e ISHP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i mirë nga Infektivi/ Pesë pacientë shërohen nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se edhe dy pacientë të tjerë kanë lënë sot Spitalin Infektiv, duke e çuar kështu në pesë numrin e personave të shëruar nga Covid-19.

“Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.”-tha ndër të tjera Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 104 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri/ 15 raste të reja në 24 orë, Manastirliu apel qytetarëve 

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 104.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.
“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.
Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri
Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.
Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

LEXO EDHE:  Këshilla/Ja si mund të humbisni peshë

LEXO EDHE:  Frazat që shkatërrojnë fëmijët/ Fjalët që nuk duhet të dalin kurrë nga goja e një prindi

• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

LEXO TE PLOTE