LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi përpara “fillimit të stuhisë”/ Pipero tregon se kur do të “thyhet” epidemia

23 Mars 2020, 21:40, Sociale CNA
“Jemi përpara “fillimit të stuhisë”/ Pipero

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin ?Open?, tha se java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti.

Ndërsa shtoi se në javën e dytë të prillit do të fillojë të thyhet epidemia.

?Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh. Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort.

Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t?i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë.”

Lajmet e fundit nga