Connect with Us

ISHSH intensifikon punën në terren/ Kryen mbi 1500 inspektime, gjobiten 4 subjekte

Kronika

ISHSH intensifikon punën në terren/ Kryen mbi 1500 inspektime, gjobiten 4 subjekte

Publikuar

-

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar punë në terren në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Vetëm gjatë ditës së sotme mësohet se janë kryer 1510 inspektime dhe monitorime, duke vendosur 4 gjoba.

“ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 Ë, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhërave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.

SHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.

ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D.

LEXO EDHE:  Qeveria italiane merr masa drastike/ Kushdo që nuk respekton karantinën, rrezikon 21 vite burg

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjete në Lezhë, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjet në Leshë, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Lezhë.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, ku njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.  Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Publikuar

-

Nga

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

Dy persona janë përleshur me grushta pasditen e sotme në Tiranë por situata ka agravuar dhe njëri nga personat ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

LEXO EDHE:  AMA gjobit televizionet

LEXO EDHE:  AMA gjobit televizionet

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  AMA gjobit televizionet

LEXO EDHE:  Video/ I jepnin makinën pa leje drejtimi, në pranga 7 persona

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE