Connect with Us

Hajdari tregon shqetësimet përmes videomesazhit/ E kam të vështirë kur shoh vajzën të izoluar

Lajme

Hajdari tregon shqetësimet përmes videomesazhit/ E kam të vështirë kur shoh vajzën të izoluar

Publikuar

-

rudina hajdari interviste

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka ndarë përmes një video shqetësimin lidhur me izolimin e vajzës së saj, Sihana.

Hajdari shprehet se e ka të vështirë teksa shesh vajzën e saj të izoluar larg aktiviteteve shkollore dhe larg lojrave jashtë shtëpisë.

Deputetja thekson se cdo ditë i përserit Sihanës të mos preke gjëra të ndryshme dhe të mos i afrohet askujt në të mirë të shëndetit të saj.

“Edhe për mua ashtu si cdo prind, është e vështirë që shoh vajzën time të izoluar e nuk mund të shkojë në kopësht apo të luajë te lodrat. Ajo qendron e izoluar, mundohem që cdo ditë të bëjmë aktivitete të ndryshme brenda shtëpisë në mënyrë që zhvillimi i saj të mos ndërpritet.
Ajo ka nevojë të dalë jashtë, të luajë, të vazhdojë aktivitetet e saj por e di që nga ana tjetër është rëndësishmë që të jetë e shëndetshme.
Ajo tashmë e di që nuk mund të dalë jashtë dhe nuk mund te ketë konakt të afërt me persona të tjerë.
Jam gjithë kohës duke i thënë: Mos prek gjë, mos iu afro askujt.
Shpresoj për më të mirën por e di që për Sihanën është shumë vështirë por dhe për mua si prind.
Të gjithë jemi duke kaluar dhe përjetuar shqetësime të ndryshme”, u shpreh Hajdari në një video mesazh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I sjellin vëllain me urgjencë tek Infektivi/ Qytetarja pret prej orësh në ankth

Publikuar

-

Nga

Një qytetare po pret në ankth prej orëve të para të mëngjesit të sotëm para Urgjencës së QSUT, pasi vëllai i saj ka ardhur me urgjencë menatën e kaluar nga Rrogozhina i dyshuar si i infektuar me koronavirus.

Qytetarja thotë se nuk i kanë dhënë asnjë informacion, mbi gjendjen e vëllait të saj.

“Kam vëllanë që këtu mbrëmë, nuk me jep njeri përgjigje. Erdhi mbrëmë në 12 të natës”, tha qytetarja për News 24.
Ajo sqaroi se i vëllai ka ardhur nga Italia më 17 shkurt./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Po humbasim njerëz”/ Rama ngre alarmin: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

Sipas Ramës, kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; Duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; Duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U raportua si viktima e 5-të/ Ministria e Shëndetësisë njoftim të dytë: Ishte vdekje klinike

Publikuar

-

Nga

61-vjeçari i cili u raportua si viktima e pestë nga CoVid 19 nuk ka vdekur.

Lajmin e bën me dije ministria e Shëndetësisë e cila pak më herët e raportoi të vdekur por përmes një njoftimi të dytë hedh poshtë deklaratën.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim”, thuhet në njoftimin e dytë të Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE