Connect with Us

Fevziu e pyet troç Bashën/ “A je i sigurt që nuk po bën propagandë?”

Politikë

Fevziu e pyet troç Bashën/ “A je i sigurt që nuk po bën propagandë?”

Publikuar

-

Gazetari Blendi Fevziu i ka bërë mbrëmjen e sotme një pyetje të drejtpërdrejtë kryetarit të opozitës Lulzim Basha të cilit e kishte në një lidhje live në emisionin e tij.

“A jeni i sigurt që jeni i sinqertë për këto që po thoni dhe nuk po bëni propagandë në një moment të vështirë?”, ishte pyetja e Fevziut, ndërsa Basha e mohoi një gjë të tillë.

“Gjëja që dua t’ju siguroj është se që prej një muaji kur kemi bërë thirrje të merren masa, që të punohet në të gjitha frontet dhe në frontin e  kufizimeve. Madje i mbështes ato 100% dhe mendoj se shumë shpejt do vijë koha që të shtrëngohen edhe më tepër, të bëhen më të rrepta, për t’i kërkuar sakrifica qytetarëve. Këto sakrifica mund të bëhen atëherë kur ne po kështu bëjmë gjithçka për t’i mbështetur në veçanti njerëzit në nevojë. Jam i kënaqur se një pjesë e propozimeve janë adaptuar, ndonëse me vonëse por më mirë vonë sesa kurrë, çka tregon propozimet ishin realiste, aspak propagandë apo politikë dhe dua të siguroj çdo shqiptar që do avazhdojmë ti bëjmë këto propozime me të njëjtën mënyrë dhe përgjegjëshmëri sikur të ishim ne në qeverisje”, tha lideri i PD-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mizori e turpshme”/ Bushati: Revizionimi i historisë nuk i shërben pajtimit dhe rrugës evropiane

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave nuk i shërbejnë pajtimit dhe rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.

Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.

Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.”-shkruan Ditmir Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Gjenocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Genocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot viktimat e pafajshëm të masakrës së ndodhur 25 vite më parë në Srebrenicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson atë ngjarje të rëndë si gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, ndërsa thekson se nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte.

Nisur nga kjo, ai jep një mesazh të qartë për reflektim dhe dhënien e një mesazhi të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.

“Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.
Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.
Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE