Connect with Us

“Është rritur numri i të infektuarve në moshë të re”/ Edvin Prifti flet me shifra

Sociale

“Është rritur numri i të infektuarve në moshë të re”/ Edvin Prifti flet me shifra

Publikuar

-

Mjekët na kanë thënë se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ndërsa kardio-kirurgu Edvin Prifti deklaron se edhe moshat e reja mund të preken.

Duke iu referuar shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, Prifti tregoi se 20% e pacientëve në terapi intensive janë të moshave 20-45 vjeç.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjecareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes. Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjeç. Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja”, tha Prifti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ Fuga thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Të lejohet përdorimi i ilaçit që po përdor Franca

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të hyjnë në kontakt me autoritete franceze, pas vendimit përdorimin e chloroquine-s kundër Covod-19.

Fuga thotë se ky medikament mund të provohet edhe në vendin tonë, në të njëjtat kushte rigoroze.

“Ministri i shëndetësisë të Francës njoftoi në tv zyrtarisht, se Këshilli i Larte i Shendetit Publik lejoi qe me vendim kolegjial të mjekëve, në kushte spitalore, për pacientët me simptoma të rënda, përdorimin e chloroquine-s kunder Covod19!

Lutem që ministria e shëndetësisë të dëgjojë, të hyjë në kontakt me këtë informacion zyrtar dhe të ngrihet në vendimmarrjen që i takon! Edhe ne mund ta provojme fiks me keto kushte rigoroze.

LEXO EDHE:  Alarmuese/Duke braktisur librat, të rinjtë po humbasin kontaktin me …!

LEXO EDHE:  Rritet frikshëm shifra/ Arrin në mbi 900 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ne nuk jemi vetëm zonja Ministre!”, shkruan ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pëllumb Pipero e thotë hapur/ “Situata është serioze, pacienti të ikën nga dora..”

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se situata është serioze në të gjitha dimesionet e saj.

“Situata është shumë serioze. Është serioze në të gjitha dimensionet e saj. Është serioze në rritjen e  numrit të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre. Ata njerëz nuk kanë vetëm probleme me covid-19, kanë ankth, depresion sepe nuk e dinë nëse do të jetojnë apo jo.

Ata nuk na njohin as ne mjekëve se jemi të izoluar, na thonë kush jeni. Ndonjëherë ngaqë jemi të veshur me të gjitha masat nuk njohim as njëri tjetrin. Derisa nuk ka dalë një mekanizm anticovid ne jemi në dorë të qytetarëve që shpresoj të dëgjojnë këshillat tona dhe të dalin sa më pak nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Masat drastike kundër koronavirusit/ Ardi Veliu urdhër të prerë drejtorive të policisë, mbyllen 655 biznese

LEXO EDHE:  Pjesëmarrja në votime sipas KQZ/ Flet Klement Zguri

Ardhja në spital ka 100 probleme prapa. Nuk bëhet fjalë sa respiratorë kemi. Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë që kemi shumë pak në dorë për tu shëruar. Ardhja në atë spital dhe më këtë lloj sëmundje ka shumë pasiguri dhe shumë të panjohura. Të ikën pacienti nga dora duke bërë muhabet më atë. Ti nuk e merr vesh çfarë ndodh, pam pam. Ndodh që ti duke i matur tensionin, duke i matur temperaturë ai çedon menjëherë”, u shpreh Pipero.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jemi përpara “fillimit të stuhisë”/ Pipero tregon se kur do të “thyhet” epidemia

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Open”, tha se java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti.

Ndërsa shtoi se në javën e dytë të prillit do të fillojë të thyhet epidemia.

“Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh. Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort.

LEXO EDHE:  Pjesëmarrja në votime sipas KQZ/ Flet Klement Zguri

LEXO EDHE:  “Shqipëri mos ki frikë”/ Studentë dhe mjekë, fushatë për të ndihmuar për situatën e Covid-19

Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë.”

LEXO TE PLOTE